• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa: Butrinti mund të përfshihet në Listën e Pasurive në rrezik. Tërhiquni nga dhënia me koncesion

10:44 : 29/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa delaron se Parku Kombëtar i Butrintit do të përfshihet nga UNESCO në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore në rrezik.

Përmes një deklarate nga selia blu, Zhupa deklaroi se kjo nuk është sajim dhe as “shpresë” e dikujt, siç pretendon ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe

Sipas deputetes demokrate, kjo gjë do të ndodhë, pasi sipas planit, Butrinti do të ktheht në mall tregtar, dhe kalojnë në plan të dytë kërkesat dhe rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen, ruajtjen dhe konservimin e tij.

Gjithashtu, Zhupa deklaroi se Plani i Biznesit referon “punime të tjera” në Butrint, duke cënuar vlerat e jashtëzakonshme universale të Butrintit.

Deputetja e PD deklaroi se Qeveria “në vend që të reflektojnë, dhe të zbatojnë kërkesat e qarta dhe të detajuara të UNESCO-s, duan t’i anashkalojnë ato me metoda që të kujtojnë revolucionet kulturore apo tribunalet popullore të periudhës komuniste, ku pas faktit të kryer do bëjnë medemek dëgjesa për Qëndren e Vizitorëve, ku i pari dhe i vetmi që duhet pyetur është pikërisht UNESCO”.

Lexo edhe:

Zhupa kundër ligjit për sportin: E ka bërë vetë Fidel Ylli, pa transparencë

Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura

Zhupa theksoi se rruga e vetme para qeverisë për Butrintin do të ishte heqja dorë menjëherë dhe pa asnjë ekuivok nga qasja fragmentarizuese dhe tjetërsuese e ideuar nga Riçard Hoxhesi dhe mbështur qorrazi nga AADF-ja; duke hequr dorë nga modelet koncesionare.

“Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë z. Gonxhja nëse vërtet synon të jetë në sintoni të plotë me UNESCO-n dhe në pajtueshmërinë me rekomandimet e saj. Rrugë të mesme s’ka.” – tha Zhupa.

DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, INA ZHUPA:

Këto ditë ka pasur deklarata dhe zhvillime në lidhje me UNESCO-n , ku Ministri Gonxhe do deklaronte nga Parisi se ‘jemi në sintoni të plotë’ me UNESCO-n.

‘Nuk mbulohet dielli me shosh’, nuk mund të fshihet një e vërtetë që duket sheshit. E si mund të ketë ‘sintoni të plotë me UNESCO-n’ kur shpërfillen në mënyrë flagrante rekomandimet e saj?

Në Riad, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shprehu ‘shqetësimin e vet më të thellë’ për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht dhe kërkoi madje edhe ndalimin e punimeve atje. Mirëpo qeveria dhe AADF i shpërfillin rekomandimet e UNESCO-s, duke cenuar në mënyrë të pakthyeshme Vlerat e Jashtëzakonshme Universale të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit, të mbrojtur nga UNESCO. Si rezultat i këtyre veprimeve të papërgjegjshme, ishte vetë Komiteti i Trashëgimisë Botërore që u shpreh se Liqeni i Ohrit madje ‘mund të inskriptohej në Listën e pasurive të Trashëgimisë Botërore në Rrezik’.

Fatkeqësisht e njëjta situatë mund të përsëritet edhe në Butrint.

Fakti që Butrinti rrezikon të përfshihet në Listën e Pasurive të Trashëgimsë Botërore nuk është as sajim, dhe as ‘shpresë’ e ndokujt, sikurse aludoi ministri Gonxhja. Ndërsa ne kemi bërë dhe bëjmë gjithcka që ju të zbatoni Konventën e Parisit.

Përkundrazi ‘kthimin e Butrintit në të kaluarën e vet të errët të Listës së Pasurive Botërore në rrezik’, për të cituar vetë z. Gonxhja, e kanë parashikuar ata arkitektët e modelit të pashembullt hibrid që po u imponohet shqiptarëve në Butrint.

Kjo gjë del mëse qartë në vetë Planin e Biznesit, pjesë integrale e Planit të Menaxhimit të Integruar, të koncensionit, ligji 50/2022.

Konkretisht në paragrafin 3.5 të tij (f. 117), pranohet shprehimisht se ‘thelbi’ i qasjes në Butrint ‘duhet të qëndrojë tek fitimi ekonomik’. Pra, pranohet ajo që PD-ja e ka thënë e stërthënë: kthimi i Butrintit në mall tregtar, dhe kalimi në plan të dytë i kërkesave dhe rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen, ruajtjen dhe konservimin e tij.

Së dyti, Plani i Biznesit referon ‘punime të tjera’ në Butrint – ku citoj shprehimisht – ‘në rast se Zona A3 do të mbajë Statusin e Jashtëzakonshëm Universal të UNESCO-s gjatë periudhës tranzitore dhe pas tij…’. [f. 119].

Pra, ata që pranojnë me gojën e tyre cenimin e mundshëm të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit janë vetë arkitektët e tjetërsimit të Butrintit, autorët dhe sponsorët e Planit të Menaxhimit të Integruar.

Z. Gonxhja duhet ta ketë parë vetë Projekt Vendimin për Butrintin, që pritet të miratohet në korrik në New Dehli.

Në pikën 8 Projekt Vendimi godet në thelb modelin hibrid të menaxhimit indirekt të AADF-së, të cilin 5 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk patën guximin profesional ta deklaronin antikushtetues. Pika 8 ‘thekson se me qëllim që të arrihet menaxhim efektiv dhe llogaridhënie’ Butrinti ‘dhe zona buferike duhet të menaxhohen në mënyrë të koordinuar dhe si një e tërë (as a ëhole)’. Pra jo në mënyrë të fragmentarizuar dhe si ‘shtet brenda shtetit’, siç parashikon modeli i tanishëm.

Kurse në pikën 10 të projekt Vendimit – ku flitet për Qendrën e Vizitorëve – UNESCO-ja i kërkon qeverisë shqiptare ‘të zbatojë tërësisht’ rekomandimet e ICOMOS-it, përfshirë kryerjen e një Vlerësimi të Impaktit në Trashëgimi të plotë, që duhet të vlerësojë impaktin e Qendrës së Vizitorëve ndaj Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit, bazuar në hulumtime arkeologjike të larmishme dhe të thelluara, përfshirë dimensonin peizazhistik, si dhe të lejojë më shumë kohë për përfundimin e vlerësimit.

Por ku qenka kjo ‘sintonia e plotë’ e qeverisë me këto kërkesa konkrete, që në fakt përbëjnë kritikë të rreptë edhe ndaj AADF-së?

Duke i injoruar ato- je në sintoni me UNESCO sipas ministrit.

Në vend që të reflektojnë, dhe të zbatojnë kërkesat e qarta dhe të detajuara të UNESCO-s, këta duan t’i anashkalojnë ato me metoda që të kujtojnë revolucionet kulturore apo tribunalet popullore të periudhës komuniste, ku pas faktit të kryer do bëjnë medemek dëgjesa për Qëndren e Vizitorëve, ku i pari dhe i vetmi që duhet pyetur është pikërisht UNESCO.

Prandaj rruga e vetme para qeverisë për Butrintin do të ishte heqja dorë menjëherë dhe pa asnjë ekuivok nga qasja fragmentarizuese dhe tjetërsuese e ideuar nga Riçard Hoxhesi dhe mbështur qorrazi nga AADF-ja; heqja dorë nga modelet koncesionare ‘jap gishtin të të rrëmbej dorën’.

Tërheqja e qeverisë sa më parë nga koncesioni i Butrintit kaluar me Ligjin 50/2022, risjellja e ligjit në Komisonin përgjegjës, si dhe në seancë plenare në Kuvend, ku t’i nënshtrohet një shqyrtimi përmes një debati gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ta sjellë Butrintin në pajtueshmëri të plotë me Konventat e UNESCO-s dhe të Ramsarit.

Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë z. Gonxhja nëse vërtet synon të jetë në sintoni të plotë me UNESCO-n dhe në pajtueshmërinë me rekomandimet e saj. Rrugë të mesme s’ka.

Etiketa: blendi gonxhebutrintiina zhupakoncesioniUnesco

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa kundër ligjit për sportin: E ka bërë vetë Fidel Ylli, pa transparencë

15:54 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zhupa: Ja përse Shqipëria rrezikon që në të ardhmen të mos ketë zona të mbrojtura

15:11 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ligji për “Zonat e Mbrotjura”/ Zhupa: Aantikushtetues! Shkatërron trashëgiminë Kombëtare

12:48 : 23/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e koncesionit të sterilizimit, Alimehmeti: U grabitën 153 milionë euro

11:09 : 23/06/2025
AKTUALITET

Koncesioni i sterilizimit drejt mbylljes, kostoja reale 53% më shumë se kontrata

08:09 : 23/06/2025
AKTUALITET

Zhupa në komisionin e Stabilizim-Asociimit: Qeveria përdori legalizimin e kanabisit për të blerë vota

10:23 : 19/06/2025
Para

Guximi i mashtruesit

TË GJITHA

48-vjeçari shantazhohet me publikimin e videove intime: Para çdo muaj, ose të shpërndamë videon

21:04 : 26/06/2025

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brian Wilson

21:00 : 26/06/2025

Ramadani me trajner të ri, Lecce i beson Di Francescos

20:56 : 26/06/2025

Në 5 muaj, 212 të lënduar/ Ekspertët rrugore tregojnë se si duhet të rregullohet lëvizja me monopatina

20:47 : 26/06/2025

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

20:43 : 26/06/2025

Tjetër vatër zjarri në jug, flakët përfshijnë një zonë pranë një resorti në Ksamil

20:34 : 26/06/2025

Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin

20:32 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com