• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur hyn Argita Malltezi në politikë? Vajza e Sali Berishës zbulon arsyen

22:09 : 28/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, la hapur gjithçka për sa i përket përfshirjes së saj në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike apo në grupin e saj parlamentar, duke kandiduar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Deri para 8 muajsh, ju nuk më keni parë në media që të flas për çështjet e politikës. Kjo nuk ka qenë në projektet e mia. Sot nuk di t’ju them se çfarë do të sjellë e nesërmja dhe sesi do të reagoj. Për shkak të rrethanave kam vendosur të heq dorë nga rrjedha normale e jetës dhe të përfaqësoj një kauzë. Do ta ndjek deri në fund pa asnjë diskutim, por nuk parashikoj dot, nëse do të marr një vendim dhe kur do ta marr një vendim”- tha Argita Malltezi.

Ajo tha se shpreson që jeta e saj të rikthehej në normalitet, si përpara tetorit 2023, kur bashkëshorti i saj u arrestua dhe ndaj babait të saj u morën disa masa sigurimi, të vlerësuara si antikushtetuse. Ajo që u kuptua qartë dhe që Argita Malltezi e pohoi për herë të parë pas këmbënguljes së gazetares ishte se për përfshirjen e saj në politikë gjithçka varej nga gjendja e arrestit të Sali Berishës.

Pjesë nga intervista e Argita Malltezit

Elona Meço: Cilat janë rrethanat që do t’ju detyronin ju të hynit në politikë, psh, që Sali Berisha të mbetej në arrest?

Lexo edhe:

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

Argita Malltezi: Realisht nuk jam në gjendje t’i përgjigjem kësaj, sepse thashë, nuk ishte një planifikim që unë do të angazhohesha dhe do të bëjë këtë intervistë apo të tjera si kjo para tetorit 2023.

Elona Meço: Në fakt juristët kanë gjithmonë disa plane, përveç planit A.

Argita Malltezi: Po, e vërtetë, por i kanë atëherë kur kanë synim për të arritur diçka. Politika aktive nuk ka qenë kurrë synimi im. Dhe nuk kam patur një projekt. Politika ka qenë gjithnjë pjesë integrale e jetës sime, pjesë kushtëzuese e jetës sime, por jo angazhimi politik si profesion. Por duke thënë këtë, prapë dua ta përsëris, edhe pse ju i quani fraza klishe, por nuk është kështu, pra, nëse vendos ta bëj, do ta bëj sipas procedurave të PD, sipas statutit të PD dhe gjithmonë me koshiencën e plotë që trashëgimia e Sali Berishës nuk është trashëgimi familjare, është trashëgimi e personave që kanë kontribuar në PD për 32 vite dhe e kanë mbështetur Berishën, përpjekjet e PD-së në qeveri dhe në opozitë gjatë këtyre 32 viteve.

Elona Meço: Kur thoni “nëse vendos që do ta bëj”, e keni fjalë për t’u bërë pjesë e grupit parlamentar si një mënyrë kjo për të hyrë në politikë, për të drejtuar partinë apo për të marrë pjesë në strukturat drejtuese të PD?

Argita Malltezi: Nëse do të ketë nevojë, do të angzhohem sipas nevojave që do të krijohen. Nuk mund të them asgjë tjetër sepse, realisht, nuk është diçka që mun ta parashikoj.

Elona Meço: Deri kur do të presim ne?

Argita Malltezi: Unë shpresoj që gjërat të vijnë në rrjedhën normale dhe unë të rimarr rrjedhën time normale të jetës, atë që kisha planifikuar dhe kisha planifikuar shumë gjëra në fakt. Politika nuk ishte një prej tyre. Nëse ndodh që nuk do të rikthehem shpejt në rrjedhën që kisha planifikuar, këtu jam, përsëri do të flasim.

Elona Meço: Pra duhet të dalë Sali Berisha nga arresti i shtëpisë, që ju të ktheheni në rrjedhën tuaj normale?

Argita Malltezi: Po, besoj se po.

Etiketa: Argita MallteziPartia DemokratikeperfshirjapolitikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, Rama u bleu votën me 100 euro

14:06 : 06/08/2025
AKTUALITET

Sali Berisha zbulon aksionin opozitar! Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

13:36 : 06/08/2025
Para

BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit

TË GJITHA

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com