Partia Demokratike ka mbledhur këtë të premte Këshillin Kombëtar, ku në fokus të diskutimit janë vijimi i aksionit opozitar, zgjedhjet parlamentare pas një viti dhe protesta kombëtare e thirrur më 11 Korrik.
Mbledhja nisi me fjalimin e liderit demokrat Sali Berisha, i cili iu drejtuar anëtarëve të Këshillit virtualisht, ku deklaroi se në mbledhjen e fundit nuk kishin arritur asnjë prej 3 objektivave dhe sipas tij, tashmë ata i kanë realizuar dy dhe u kanël ngelur vetëm një.
Sipas Berishës, objektivi i vetëm i parealizuar është fitorja në zgjedhje, dhe sipas tij, duhet ta realizojne sepse ua kanë borxh shqiptarëve që nuk votuan narkoshtetin. Gjithashtu, kreu i opozitës, ripërsëriti dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Sali Berisha: Të nderuar drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Fjalën time sot dua ta nis me një falenderim të madh, për secilin nga ju, ky falenderim shkon për ju, për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse e mbështetës të PD, kudo që ndodhet sonte. Ju falenderoj nga zemra për punën tuaj, sakrificat tuaja, qëndresën tuaj, instiktin tuaj të mprehtë kundër të keqes, për guximin e admirueshëm përbëllë presioneve dhe qartësinë tuaj përballë mashtrimeve. Të gjitha këto atribute tuaja bëjnë që mbledhja e sotme e këtij forumi të ketë një rëndësi të veçantë, që nuk e ka pasur asnjë mbledhje tjetër qysh nga rithemelimi i PD, sepse nëse në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ne ende nuk kishim realizuar plotësisht asnjërin nga një nga tre objektivat tonë madhorë, sot ne mblidhemi pasi dy nga tre objektivat tonë më madhorë, për arritjen e misionit tonë, ne i kemi përmbushur. Realizimi i këtyre dy objektivave bën që sot Shqipëria të jetë në një realitet të ri, që deri para pak kohësh do të ngjante i pamundur. Shkurtimisht do ti dedikoj disa fjalë, dy objektivave që ne kemi arritur. Por së pari do ta nis duke ju rikujtuar edhe njëherë, rëndësinë, qëllimin e misionit tonë. Të dashur anëtare e anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokrate e demokratë kudo që jeni. Në mars të vitit 1992, kur PD erdhi në pushtet herën e parë, në fjalimin e fitores ju drejtova shqiptarëve me këto fjalë: Gëzuar ditën e parë të demokracisë. Ato fjalë sintezojnë më së miri misionin e atëhershëm të kësaj partie, sepse me atë akt PD ndante epokat për Shqipërinë. Ato fjalë ndanë diktaturën ideologjike nga demokracia. Në mënyrë të ngjashme, kur PD të fitojë vitin e ardhëshëm, dhe ua theksoj këtë: fitorja vitin e ardhshëm është në duart tona. Pra kur PD të fitojë vitin e ardhshëm, fjalimi i fitores do të hapet me fjalët: Gëzuar ditën e parë të rikthimit të demokracisë. Kjo miqtë e mi është rëndësia e misionit tonë. Misioni ynë ndan përfundimisht narkoshtetin nga demokracia. Misioni ynë çliron përfundimisht Shqipërinë nga pushtimi më i egër i brendshëm që i është bërë këtij vendi. Misioni ynë shpëton Shqipërinë.
Dhe ky mision sot është më i prekshëm se kurrë, sepse siç thashë, ne tashme kemi realizuar dy nga tre objektivat madhorë që kishim përgjegjësi si forcë kryesore politike opozitare ti përmbushnim para Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Objektivi i parë lidhet me të vërtetën. Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, përgëzime për realizimin e objektivit të parë. Ekspozimi i të vërtetës dhe mbrojtjen e saj si kurrë ndonjëherë më parë. Kur kemi nisur rithemelimin e PD, e vërteta e Shqipërisë ishte e manipuluar në nivele Ourelliane kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse vetë Xhorxh Oruell ka thënë se, niveli final i komandimit është kur partia të detyron të mohosh të vërtetat e syve dhe veshëve tu. Edi Rama u thoshtë shqiptarëve se kjo është Shqipëria që duam. Cila është Shqipëria që duam, vendi në të cilin vota kthehet në krim dhe krimi në votë? Jo miq, kjo është Shqipëria e armikut të votës së lirë të shqiptarëve. E Edi Ramës dhe jo kurrë e qytetarëve të saj. A është Shqipëria që duam, Shqipëria e arrestimit të liderit të opozitës pa prova dhe pa akuza? Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që në traditën e tij atërore të egër, do një Shqipëri pa opozitë. A është Shqipëria që duam, Shqipëria në të cilën tre lidër të partive kryesore opozitare, vendosen në persekutim politik? Jo miqtë e mi, kjo është Shqipëria e një narkodiktatori që ka tmerr nga opozita. A është Shqipëria që duam, Shqipëria e 47% të fëmijëve të uritur, që nuk sigurojnë do kafshatën e gojës, sipas UNICE-f. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që shpenzon për udhëtime me avion personal, në dy vite 21 mln euro dhe që blen stolira për oborrin e zyrës së tij, 4 mln euro. A është Shqipëria që duam, Shqipëria e mjekësisë falas që paguhet me jetën e mijëra e mijëra pacientëve me sëmundje malinje, sëmundje të tjera, apo për shkak të mungesës së mjeteve të sterilizimit se i ka marrë korrupsioni, nuk operohen dot. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe Ogertës së tij, korbës së kovidit të shqiptarëve, që premtoi shëndetësinë falas, por që sot me vjedhjen e tij dhe lukunisë së tij, detyron çdo shqiptar të paguajë nga xhepi 60% të shërbimeve shëndetësore. A është Shqipëria që duam, kur sot pas 11 vitesh edhe pse u vendos hapja në parim e negociatave, pasi u shty 4 herë me radhë, përsëri prej 4 vitesh ato nuk hapen, sepse Edi Rama ka zhbërë dhe zhbën një nga një arritjet e demokracisë dhe ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe në aleancë me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve, ka vendosur në këtë vend, diktaturën e egër të bandave, narkoshtetit në Shqipëri. A është Shqipëria në ditët e saj më të mira, kur në 8 vite ka humbur 35 % të popullsisë së saj. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës, Çubrilloviçit të shqiptarëve që urren qenien, identitetin dhe vetë ekzistencën e kombit shqiptar, më shumë se çdo pushtues tjetër në historinë e gjatë të kombit. Nëse para dy vitesh kishte shqiptarë që besonin se kjo është Shqipëria që duam, sot e vërteta ka plasur sheshit. Sepse nëse para dy vitesh ishte vetëm PD ajo që tregonte të vërtetën. Nëse para dy vitesh ngjante e ekzagjeruar sllogani ynë; Shqipëria në rrezik, sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga mediat më serioze dhe institucionet ndërkombëtare që e pagëzojnë Shqipërinë si narkoshtet. Sot RAI3, Bild tregojnë për Edi Ramën dhe vëllain e tij, si të përfshirë në trafik droge. Janë qindra artikuj nga dhjetëra ndërkombëtare që në muajt e fundit kanë bërë këtë punë dhe që për fat të keq, ky do të ishte misioni i mediave shqiptare.
Sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga çdo statistikë ndërkombëtare. Miq, vetëm numrat nuk gënjenjë. UNICEF para pak ditësh tregoi se fëmijët shqiptarë janë më të uritur se fëmijët e Afrikës. Specifikisht 47% e fëmijëve në Shqipëria vuajnë nga uria e moderuar, apo e theksuar. Pra jemi disa vende më keq se Ruanda që doli nga lufta civile, se Çadi dhe shumë vende të tjera. Eurostat tregoi se 35% e shqiptarëve kanë ikur nga Shqipëria në 8 vite. Ndërkohë që regjistrimi i përgjithshëm apo censusi i Edi Ramës që duhej të publikohej ditën e përfundimit të tij në tetor të vitit që kaloi, u manipulua, falsifikua për 8 muaj për të fshehur gjenocidin më të madh të kryer ndaj kombit shqiptar në histori, nga Pashiqi i Tiranës, Edi Rama. 42% është rënia në 10 vite e numrit të maturantëve në Shqipëri, dhe këtë e thotë ministria e narkoqeverisë. EUROSTAT po prap na tregoi se, shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në Europë dhe çmimet më të shtrenjta. 47% e fëmijëve shqiptarë janë të uritur, sepse vetëm qumështi këtë vit kushton në Shqipëri, 20.7 më shumë se sa mesatarja e vendeve të BE-së, me të ardhura dhe rroga mesatare disa herë më të larta se Shqipëria. Dhe statistikat nga institucionet ndërkombëtare vazhdojnë një çarçaf i tërë. Këto nuk janë shifrat e një vendi në luftë civile, statistikat e një kombi të pushtuar nga një pushtues barbar, por janë të vërtetat e hidhura të Shqipërisë së Edi Ramës. Por sot e vërteta e narkoshtetit nuk tregohet vetëm nga mediat dhe statistikat e institucioneve më serioze ndërkombëtare. Sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, e thotë me gojën e tij, se Edi Rama kontrollon krimin e organizuar, se ai është arkitekti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë, inceneratorëve famëkeq. Se ai është arkitekti famëzi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. A nuk e emëroi Edi Rama me platformën e tij të ndërtimit të narkoshtetit, tre ministria. Saimir Tahirin, Fatzi Xhafën, Tualet Ballën, të njohur publikisht këmbë e xhep, me drogën, trafikantët, objekt që të tre të hetimit të ligjit të antimafias. Vetë Rama e pohoi në dokumentarin e RAI 3 se ka pritur në zyrë, bosin e kartelit të Sinaloas. E kuptoni vetë miq, në zyrën e kryeministrit. Atëherë çfarë mbetet të jetë ky. A nuk mbetet të jetë ky padrino i një vendi dhe se, jo vetëm e ka pritur, por i ka dhënë edhe licencën për kazinonë. E ka përcjellë duar plot bosin e Sinaloas. Edi Rama nuk pranon hetime për 141 udhëtime të tij me avion taksi, në të cilat akuzohet se me valixhe diplomatike ka transportuar sasira kolosale droge dhe narko euro. Oborri vertikal i tij, stoliset me 4 mln euro e paaksesushme kjo stoli nga qeveritarët, por vetëm nga narkoshteti dhe narkosit e tij. E pra e vërteta për Shqipërinë sot ka shpërthyer kudo si vullkan. Por të jem i sinqertë me veten dhe publikun. Gjithë këto të vërteta shumë vite më parë janë dneoncuar nga Sali Berisha dhe PD, janë thënë shumë kohë më parë se çdo media ndërkombëtare, se çdo statistik, çdo i penduar i rilindjes së mallkuar. Sot nuk ka një javë pa dalë një vjedhje monstruoze. Nuk ka një ditë pa një skandal madhor. Është meritë e juaja, është meritë e PD, është meritë e qëndrimit të tyre për të vërtetën. Fakt se sot narkoshteti u konfirmua. Fakti se narkoshteti u konfirmua është fitore e objektivit tonë të parë, fitorja e të vërtetës. Sot nuk ka më shqiptarë që besojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur, prandaj për këtë arritje, përgëzimet e mia për çdo demokrati, ne e kemi bërë detyrën tonë.
Fitorja është objektivi ynë në zgjedhjet e ardhshme. Kurrë nuk e ka merituar një forcë politike pushtetin më shumë se PD. Objektivi i parë u krye, shpëtuam flamurin dhe logon. Objektivin e dytë e realizuam, nuk ka forcë që na ndal ne, dhe objektivin e 3-të kemi fitorën në zgjedhje, që ia kemi borxh shqiptarëve që nuk votuan për narko-shtetin, ua kemi borxh demokratëve që qëndruan, ia kemi borxh 47 % të fëmijëve që vuajnë për bukën e gojës, ia kemi borxh mijëra e mijëra shqiptarëve kudo që janë.