Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e ftuar sot në Konferencën vjetore të indeksit të biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revistës Monitor, foli në lidhje me ndryshimin e indeksit të biznesit ndërsa u shpreh për shqetësimet që biznesi ka ngritur ndër vite.
Tabaku u shpreh se prej vitesh indeksi i besimit në ekonomi nuk ka kaluar 50% dhe se kjo tregon që hopi cilësor që pritej nga ekonomia shqiptare nuk vjen.
Ajo nënvizoi se ndonëse ekonomia sipas INSTAT ka rritje ajo nuk është e bazuar në bazamentin ekonomik të pritshëm, pasi eknomia është duke vuajtur një rënie sidomos në xhepin e shqiptarëve.
Sipas Tabakut, bujqësia është në rënie të plotë pasi për tre vite me radhë është me rritje 0% në vit ndërkohë që tremujorin e shkuar rritja ishte negative. Kjo krizë sipas Tabakut tregon realisht probelmet kryesore që evidenton indeksi.
Sipas deputetes së PD problemet e ekonomisë lidhen me monopolet, korrupsionin dhe informalitetin.
Tabaku theksoi se problemet e skemës fiskale të vendosura nga qeveria kanë ndryshuar 23 herë në dhjetë vite duke ofruar paqartësi dhe pasiguri juridike për biznesin.
Sipas Tabakut, problemi kryesor i Kuvendit qëndron sepse nuk ka interes të dëgjojë as biznesin dhe as dhomat e biznesit të cilat mazhoranca socialiste po përpiqet që t’i monopolizojë. Ajo i kujtoi përfaqësuesve të qeverisë se në të vërtetë monopoli në treg po ndiqet me monopolin në dhomat e tregtisë.
Fjala e plotë e Deputetes Tabaku:
Faleminderit ju Arlinda dhe faleminderit Dhomës Amerikane të Tregtisë jo vetëm për diskutimin e sotshëm por edhe për ndihmën që jep në parlament për çdo ligj që lidhet me ekonominë komentet e AmCham janë ndër më produktivet. duke hapur kështu një debat që fatkeqësisht zoti ministër shkojnë në vesh të shurdhët dhe shpresoj që në vijim mos mbetemi tek fjalët e mira por realisht tek një bashkëpunim. Së dyti, falenderoj edhe Revitën Monitor për debatin publik dhe profesional që hap gjithmonë edhe për tema të veçanta edhe për tema që jo gjithmonë I flasim. Madje për shumë tema që nuk kemi edhe mundësi ku t’i flasim.
Kam vite që e ndjek indeksin e biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë që kur kam qenë pedagoge dhe dua të ëprpiqem të kem një mendim të balancuar ndonëse jam njeri politik dhe do reflektoj në mendimin tim. Këtu të pranishme kemi ish drejtuesen e Dhomës Amerikane të Tregtisë që nga viti 2002 që më pas kanë evoluar në treguesit që ju po prezantoni sot. Shqetësimet në dhjetë vitet e fundit mbeten të njëjtat dhe do të thotë që diçka nuk shkon edhe pse radha apo prioriteti kanë ndryshuar. Kemi stafin e pakualifikuar dhe nevojën për një staf me cilësi që lidhet dhe me shqetësimin që lidhet disa herë për sa i përket largimit të shtresës së mesme dhe kërkesës sime që të mbështesim këtë shtresë të mesme. Sikundër pres të shoh të reflektuar edhe situatën e krahut të punës në raport me të dhënat që dalin nga INSTAT.
Së dyti është problemi i informalitet dhe korrupsionit që janë të lidhur me njëri tjetrit që është i njëjti shqetësim dhe i përsëritur në kohë. Madje gjykoj që nuk mund të zgjidhet me një ministri anti-korrupsioni që mund të ngrihet sepse nuk mendoj se zgjidhet kështu dhe duhet të kishte një sistem parandalues në vite që ka dështuar dhe sot reflektohet ky dështim. Pasi shohim që një pjesë e madhe e ligjeve që janë miratuar nga ky parlament janë përjashtim nga rregulli që në fakt janë kthyer në rregull dhe këtu e kam fjalën për ligjbërjen me porosi që është një formë korrupsioni.
Një pjesë e madhe e ligjeve favorizojnë sektorë të veçantë, favorizojnë biznese të veçanta dhe bien në kundërshti me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e në pak fjalë rregullin e konkurrencës. Këto janë në fakt çështje të lidhrua me njëra tjetrën pasi prodhojnë monopolet për të cilat duhet folur dhe do të flasim në vijim. Dhe kjo më dërgon tek diskutimet e tjera në lidhje me dy pikat në vijim; modeli ekonomik dhe taksat. Nuk dua të flas për nivelin e taksave dhe shqetësimet që ngre kh nivel taksash. Dua të flas për paqëdnrueshmërinë e taksave dhe për faktin që taksat kanë ndryshuar 23 herë në këo dhjetë vite, apo 2.3 herë në vit për një dekadë. Kjo krijon paqartësi, për të orientuar investimet por dhe për investimet e huaja që duhet të kishit një ambient nga politkat fiskale të qëndrueshëm për investimet e tyre. E shoh me shumë shqetësim nivelin e taksës por mbi të gjitha shoh me shqetësim modelin dhe krijimin e 7 niveleve të taksave që nxit informalitetin, pabarazinë për të njëjtin nivel të ardhurave. Mbit ë gjitha problem kryesor për të cilin duhet të kemi debat është ai i modelit ekonomik.
Vura re që anëtarët e AmCham kishin një opinion pozitiv për situatën ekonomike dhe klimën e biznesit. Por a reflektohet kjo e shpërndarë në ekonomi? A kemi ne një shpërndarje ekonomike në gjithë shtresat e shoqërisë që punojnë pikërisht drejtë për drejtë me ekonominë? Nga shifrat e INSTAT vërejmë që rritja ekonomike ka ardhur nga ndërtimi dhe real estate. A mund të themi pra që kemi një rritje ekonomike të qëndrueshme? A ofrojnë këto shifra një rritje ekonomike afatmesme dhe afatgjatë? Këto janë pyetje që çdo vendimmarrës duhet t’i bëjë vetes ndërsa ndërmerr nisma ligjore. A është e lidhur kjo në zinxhir me gjithë sektorët e tjerë? Përse turizmi po dështon që të mundësojë rritjen ekonomike?
Bujqësia që preket drejtë për drejtë nga rritja e turizmit ka tre vite që ka një rritje ekonomike 0 ndërkohë që tremujorin e shkuar kishte një rënie -0.63%. vjet, në pikun e sezonit turistik kur u rrit numri i turistëve, konsumi ra me 0.53% dhe kjo edhe për informalitetin por edhe moshpërndarjes së rritjes ekonomike në gjithë shtresat e shoqërisë. Këto janë disa shqetësime që duhet të adresohen ndërsa flasim për modelin ekonomik në të ardhmen.
Shoh me shqetësim që prej dhjetë vitesh indeksi i biznesit qëndron poshtë 50% dhe shoh me shqetësim që nuk po kemi një hop cilësor. Pikërisht kur kemi potenciale më të mira ekonomike. U diskutua këtu në lidhje me investimet e huaja, do kisha shpresuar shumë që pas një lufte edhe timen persoanle ndaj Investitorëve Strategjikë do të shpresoja që së paku të kishim një ligj integral dhe të plotë për investitorët strategjikë. Një ligj që do të zgjeronte tregun, rriste investimet dhe jo një ligj preferncial që fatkeqësisht ka cënuar konkurencën, ka nxitur korrupsionin dhe sot e kësaj dite është i vetmi ligj që është shtyrë dhe ende mbetet i përkohshëm megjithëse kanë kaluar 10 vite. Ndërkohë që prej 8 vitesh po pres, z. Ministër, që të kemi një ligj tërësor mbi investimet strategjike.
Duke u përpjekur që të jem jo vetëm politike por edhe e drejtë në shqetësimet tuaja. Duhet të mos harrojmë që shqetësimet tona janë të sinqerta dhe të drejta. Ndaj qeveria duhet të jetë e vëmendshme, që nuk është e tillë. Dua të kujtoj që këtu kam dy ish profesorë të mi, profesor Arben Malaj dhe profesor Spiron që kanë sjellë propozime në kuvend të cilat qeveria bën sikur i dëgjon dhe hap kuvendin por kur vjen puna për t’i miratuar e mbyll kuvendin. Parlamenti e ka hapur derën për të folur të gjithë por ka mbyllur derën për të akomoduar interesat e biznesit. Jo se duhet të plotësojmë çfarë thotë biznesin por ama duhet të dëgjojmë me veshin dhe mendjen hapur, dhe jo për t’i përdorur si justifikime për politika elektorale siç ndodh me taksën e profesioneve të lira. Por duhet t’i përdorim si politika ekonomike në shërbim të biznesit.