• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

PESHËNGRITJE/ Kampionati Europian i të rinjve, Shqipëria fiton pesë medalje

16:02 : 20/06/2024
në SPORT

Lexo edhe:

Peshëngritje/ Enkileda Carja fantastike! Shpallet kampione e trefishtë e botës për U-17

Peshëngritje/ Kristi Ramadani shkëlqen në Europian, i dhuron dy medalje Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes ka regjistruar rezultate të shkëlqyera në ditën e saj të parë të pjesëmarrjes në Kampionatin Europian për U-15 dhe të rinj, aktivitet që po mbahet në Selanik të Greqisë.

I pari që u ngjit në pedanë ishte Antonino Mullisi, i cili garoi dje në Baterinë A të peshave 73 kg për U-15. Peshëngritësi i talentuar i Vllaznisë spikati duke fituar dy medalje argjendi dhe një të bronztë. Mullisi e nisi stilin e shkëputjes duke kaluar me sukses 107 kg, ndërsa dështoi provën e dytë me 111 kg. Por në provën e tretë e kaloi me sukses këtë peshë, duke fituar medaljen e argjendtë në shkëputje.

Në stilin e shtytjes, ai i realizoi saktë të tria provat me 131, 136 dhe 137 kg, duke marrë medalje bronzi. Me 248 kg në total, shtangisti shkodran rrëmbeu një tjetër medalje argjendi, duke mbyllur një Europian për duartrokitje, teksa ngriti tri herë flamurin e Shqipërisë në podium.

Më tej gjatë pasdites, dje u ngjit në pedanë një tjetër peshëngritës premtues, Samoel Rrasa, i cili gjithashtu tregoi formë fantastike në kategorinë e të rinjve për peshat 73 kg. Shtangisti i armatës shtërmenase të Leonard Toskës u shpall kampion i Europës në stilin e shkëputjes. Ndonëse nuk e filloi në mënyrën më të mirë, teksa dështoi në provën e parë me 122 kg, më pas Rrasa e ngriti me sukses të njëjtën peshë, ndërsa kaloi edhe 125 kg, duke e merituar medaljen e artë.

Në stilin e shtytjes ai ngriti fillimisht 141 kg, nuk ia doli me 144 kg, por u korrigjua duke kaluar me sukses 145 kg, rezultat që e klasifikoi në vend të katërt. Me 270 kg në total, Rrasa e mbylli dygarëshin në vend të dytë, duke varur në qafë edhe medaljen e argjendit.

Shqipëria përfaqësohet në Europianin e moshave me katër sportistë, ndërsa tashmë do të jetë radha e dy vajzave. Dita e sotme rezervon konkurrimin e Enkileda Carjes, kampione e trefishtë dhe rekordmene e Europës për U-15, e cila do të garojë tashmë për të reja. Carja do të konkurrojë në Baterinë A në kategorinë e peshave 64 kg, me garën që do të startojë sot në orën 19:00.

Ndërsa më 21 qershor do të jetë radha për Maida Lozin, e cila do të matë forcat në kategorinë e peshave 76 kg për moshat U-15. Theksojmë që peshëngritja shqiptare po kalon ndoshta momentin më të vështirë të këtyre dekadave të fundit, ku për herë të parë pas viteve 2000 nuk arrin asnjë normë olimpike, ndërsa kreu i FSHP-së, Elez Gjoza, tashmë i ka hedhur sytë te brezi i ri, me shpresën për të gjetur pasardhës të kampionëve të mëdhenj si Briken Calja apo Erkand Qerimaj

Etiketa: kampionati europianPeshengritje

Lajme të lidhura

SPORT

Peshëngritje/ Enkileda Carja fantastike! Shpallet kampione e trefishtë e botës për U-17

11:12 : 03/05/2025
SPORT

Peshëngritje/ Kristi Ramadani shkëlqen në Europian, i dhuron dy medalje Shqipërisë

20:49 : 17/04/2025
SPORT

Peshëngritje/ Ertjan Kofsha fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të të rinjve

20:23 : 25/09/2024
SPORT

Gjyqtares Rusta i besohet gjysmëfinalja e Kampionatit Europian U-19 për vajza

16:52 : 22/07/2024
Euro 2024

Zvicra eliminon kampionët në fuqi, Italia largohet me turp nga Europiani

19:53 : 29/06/2024
Euro 2024

EURO 2024/ Mbyllet faza e grupeve, njihuni me të gjitha çiftet e 1/16-ve

23:15 : 26/06/2024
Para

Zjarr pranë pallateve në ndërtim në Sarandë, merr flakë baraka

TË GJITHA

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com