• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet në ligj “liberalizuan” pozicionin, a është i paracaktuar kreu i Gardës?

13:11 : 18/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ndryshimet e fundit në ligjin që rregullon aktivitetin e Gardës së Republikës kanë shkaktuar debate në fushën e sigurisë. Ndryshimet e propozuara nga deputeti Nasip Naço eliminojnë sistemin tradicional të promovimit bazuar në meritokraci brenda institucionit, duke e zëvendësuar atë me një kërkesë bazë për 10 vjet përvojë në fushën e sigurisë ose të rendit publik. Kritikët argumentojnë se ky ndryshim minon rritjen profesionale të anëtarëve me shërbim të gjatë në Gardë, ndërsa të tjerë e shohin si një lëvizje drejt ndikimit të shtuar, politik.

Më 1 mars ndryshimet e befta në Ligjin për Gardën, që shkojnë nga shtimi i stafit deri te kriteret për emrin e drejtuesit të Gardës, u depozituan në Kuvend nga deputeti i shumicës, Nasip Naço.

“Para se t`i bëja këto propozime, kam parë si është e organizuar Garda e Republikës në Greqi, në Serbi, në Itali, në Francë, në Kroaci dhe në disa vende të tjera, për të parë modelet si atashohet, si zgjidhen drejtuesit, kriteret dhe kompetencat që kanë në këtë drejtim.”

Kështu e mbylli fjalën e tij deputeti Nasip Naço, pasi propozoi ndryshimet në Ligjin për Gardën e Republikës së Shqipërisë.

Më parë drejtuesi i lartë i Gardës vinte nga radhët e vetë institucionit dhe kritere kryesore për emërimin e tij ishin: shtetësia shqiptare; eksperienca si punonjës i Gardës dhe pasja e gradës “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë”; mungesa e masave të rënda, disiplinore brenda 3 (tri) viteve të fundit dhe mungesa e konflikt të interesit.

Lexo edhe:

Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin, nga 14 e ngrenë “çibanin” 41 kate te Garda!

S’mund të fitonte i paracaktuari? Sako e Durrësit anulon tenderin 300 mijë euro të kanaleve Rrushkull

Por, nga data 21 mars është vendosur që drejtuesi i Gardës të bëhet përmes një konkursi dhe për kandidatët potencialë kriteri i vetëm, i nevojshëm ka mbetur përvoja e punës jo më pak se 10 vjet në fushën e rendit ose të sigurisë.

A mundet që për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës të kandidojë edhe një person, që punon security?

Me projektligjin e miratuar në Kuvend, më 21.03.2024, dhe të hyrë në fuqi më 1 maj 2024, pas publikimit të tij në Fletoren Zyrtare, kriteri i gradave dhe i rritjes profesionale brenda institucionit të Gardës së Republikës i kandidatëve potencialë për drejtues të këtij institucioni ka rënë dhe tashmë mjafton eksperienca e punës 10-vjeçare, një ndryshim që për ekspertët e sigurisë është një absurditet.

Eksperti për çështjet e sigurisë, Fatjon Softa, është skeptik.

“Po hiqet grada si shkallë kualifikuese për t`u emëruar dhe po vendoset një kriter, ku mjafton të kesh 10 vite punë, që njeh sektorin e sigurisë, pra, jo vetëm në Gardë, po mjafton të kesh qenë në Policinë e Shtetit, në Policinë e Burgjeve, mund të kesh qenë në kompani private të sigurisë. Nuk e di se si e klasifikojnë atë periudhën 10-vjeçare dhe gara është e hapur. Kushdo mund të konkurrojë dhe pastaj është ministri i Brendshëm, që përcakton, po themi, personin më të përshtatshëm dhe ia propozon atij, Kryeministrit” thotë ai.

Me ligjin e vjetër për të mbërritur në këto grada, një punonjësi të Gardës, i cili e kishte nisur karrierën e tij me gradën më të ulët – Inspektor – i nevojiteshin 29 vjet karrierë për të mbërritur në pozicionin potencial të Drejtuesit të Gardës. Por, me ndryshimet e reja, edhe kandidati me gradën Inspektor i Parë mund të katapultohet në krye të këtij institucioni.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit Alibeaj në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend, z. Naço tha se, “kriteret, që kemi përcaktuar, janë edhe në ligjin aktual, pra, po ta lexoni me vëmendje se kush punësohet në Gardën e Republikës, ne këtë kemi vënë si kriter edhe për drejtorin e Gardës, pra të ketë 10 vjet përvojë në fushën e rendit dhe të sigurisë.”

Në këtë mbledhje deputeti i opozitës, Alibeaj, akuzoi kolegët e majtë për politizim të Gardës.

“Jo njerëzit me grada, jo njerëzit me karrierë, jo njerëzit, që kanë milituar brenda strukturës! (A) nuk e meritojnë këta të jenë në krye të Gardës? (Apo duhet) dikush tjetër nga jashtë për hir të garës ose, siç e quani ju, të konkurrencës? Kjo, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një iniciativë ligjore, e cila kërkon që ta politizojë më shumë se sa është politizuar drejtimin e Gardës. Hapni derën, shtegun e ngushtë, nëpërmjet së cilës fusni njerëz, që kanë bekimin partiak, bekimin politik dhe ky është politizim i Gardës”, – shkruhet në procesverbalin e mbledhjes.

ACQJ kërkoi opinion nga z. Naço në lidhje me kriteret minimale, që ishin pikënisja e propozimit të ndryshimeve, por nuk morëm përgjigje.

Garda e re me akuza për paracaktim 

“Kjo nuk është bërë në bazë të meritokracisë, kjo është bërë, duke qenë nipi i X apo djali i Y, apo miku i filanit. Kjo nuk është dinjitoze”, – thotë Reshat Lloji, me gradën kolonel, por i tërhequr nga Garda që në vitin 2006.

Ai shton se ka dëgjuar edhe emrin e drejtorit të ri, që do [ishte paracaktuar] ta drejtojë institucionin.

“Ligji, që ka qenë, ka qenë më i konkretizuar, sepse komandanti i Gardës propozohej nga kryeministri dhe nga presidenti dhe vinte nga gradat dhe nga karrierës brenda Gardës”.

Z. Lloji thotë se brenda Gardës ka njerëz mjaft të aftë dhe të zotë për këtë post.

“Ka djem, që i njoh dhe që i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë në krye dhe që shumë mirë mund ta kryejnë detyrën, ndryshe nga dikush që vjen nga jashtë dhe që nuk e njeh natyrën e shërbimit, nuk e njeh veprimtarinë e Gardës.”

ACQJ kërkoi koment nga Garda e Republikës dhe nga Ministria e Drejtësisë, që refuzuan që ta komentonin këtë projektligj.

Sa i përket besueshmërisë së kandidatëve potencialë, eksperti Softa ngre një shqetësim në lidhje me certifikatën e sigurisë.

“Certifikata e sigurisë ka ardhur si rrjedhojë e një pune, pra një mali me punë dhe nuk mund të zëvendësohet aq lehtë nga një vërtetim besueshmërie”, thotë ai.

Garda nuk është më ajo që ka qenë për kolonel Reshat Llojin.

“Një Gardë e vërtetë duhet që t`i ruajë funksionarët e lartë të shtetit, pa qenë e varur. Këtu nuk ka më Gardë. Duhet të hiqet emri Gardë, sepse gradat i kanë lëshuar, detyrat ia kanë lëshuar strukturave policore, pothuajse kanë ndryshuar të gjitha këtu. Nuk ka mbetur më asgjë, kështu që më mirë të mos quhet më Gardë, po repart i Policisë së Shtetit,” shprehet ai.

Gjatë seancës plenare, në të cilën u miratuan ndryshimet në Ligjin për Gardën e Republikës, pati edhe një debat mes kryetarit të grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, dhe deputetit Nasip Naço, të cilin e akuzoi se ligjin e ri po e përdorte për interesa personale.

“Ligji, i nderuar koleg, është porositur nga oligarku Shefqet Kastrati, për të emëruar si drejtor të ri të Gardës shtetasin Ermal Onuzi. Ju keni sjellë këtu ligjin e një oligarku, për të bërë drejtor të Gardës një kushëri të këtij oligarku, që ka emër dhe mbiemër”.

Ligji kaloi në Parlament me 73 vota pro dhe 23 kundër.

Më 11 qershor, Ministria e Brendshme hapi thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, duke lënë vetëm 15 ditë kohë për të gjithë aplikantët potencialë, që të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar. Përtej një morie dokumentesh të nevojshme, një pikë kyçe në vlerësimin e kandidatëve do të jetë edhe Platforma personale e qëllimeve dhe e objektivave të aplikantit, përmes së cilës i përgjigjet 18 pyetjeve, që mund të përmblidhen në një: Cili është vizioni dhe cilët janë hapat, që duhen ndërmarrë për përmbushjen e objektivave?

Përtej aludimeve mbi persona potencialë, të paracaktuar për pozicionin e hapur, përtej rastësisë tejet të volitshme në datat e dorëheqjes së drejtorit të vjetër të Gardës së Republikës, dorëzimit të propozimit, miratimit në Parlament dhe hyrjes në fuqi, përtej kritereve bazike, që në fusha të tjera nuk do ta lejonin një kandidat të merrte as një post të mesëm drejtues, përtej afatit tejet të shkurtër të lënë në dispozicion të kandidatëve potencialë për të dorëzuar dokumentacionin e plotë për procedurën e përzgjedhjes, pyetja kryesore, që mbetet pa përgjigje, është: Me ndryshimet në ligj, çfarë e shtyn sot një të ri që të përfshihet në radhët e Gardës së Republikës apo një oficer karriere të kërkojë rritje profesionale?

/ACQJ

Etiketa: drejtuesigarda e republikesi paracaktuarliberalizuanligjnasip nacondryshimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Shtufi, Mark Luli dhe Aida Dushku ndryshojnë projektin, nga 14 e ngrenë “çibanin” 41 kate te Garda!

20:28 : 03/05/2025
AKTUALITET

S’mund të fitonte i paracaktuari? Sako e Durrësit anulon tenderin 300 mijë euro të kanaleve Rrushkull

13:20 : 03/05/2025
AKTUALITET

Aida Hajnajt i mbaron mandati në gusht/ SPAK hap garën për kreun e ri të BKH, cilat janë kriteret

17:06 : 22/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Do të falet çdo gjobë për dritat, ujin, ndërtimet dhe kamatat

19:40 : 04/04/2025
AKTUALITET

Prespa e Madhe, liqeni që po avullon nga ndryshimet klimatike

12:37 : 19/03/2025
AKTUALITET

Listat e PS-së/ Naço dhe Duraj tërhiqen nga gara, ish-deputeti i PD-së i bashkohet Ramës

17:59 : 12/03/2025
Para

Përshtatën lokalin për lojëra fati, e pësojnë 2 persona në Lushnje, 1 në pranga në Dibër

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com