• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve Artan Hajredinaj dhe Ardiana Bera

20:01 : 18/06/2024
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik ankimoi vendimet e konfirmimit në detyrë për gjyqtarët Artan Hajredinaj dhe Ardiana Bera.

Artan Hajredinaj

Përmes një komunikate zyrtare, Komisioneri Publik sqaron se shkak i ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rikofirmimin në detyrë të gjyqtarit Hajredinaj është se vetë vendimi dhe disa akte shoqëruese të tij janë të parregullta. Për këtë Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës.

“Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 744/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e  vendimit nr. 744, datë 19.3.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artan Hajredinaj”,- njofton Komisioneri Publik.

Lexo edhe:

Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

Analiza e shkaqeve të ankimit për gjyqtarin Artan Hajredinaj:

“Kontrolli i pasurisë:  – Lidhur me kontrollin e kriterit të pasurisë, referuar nenit D, të aneksit të Kushtetutës
dhe neneve 30-33, të ligjit nr. 84/2016, Komisioneri Publik mban në konsideratë se, gjatë
kryerjes së procedurave të rivlerësimit, objekti i hetimit dhe i vlerësimit të pasurisë ndaj
subjekteve që i nënshtrohen këtij procesi, sipas nenit 179/b të Kushtetutës, materializohet në
kontrollin e saktësisë dhe mjaftueshmërisë së deklarimeve të subjektit (“Vetting” dhe ato
periodike), ku në çdo rast subjekti i rivlerësimit duhet të deklarojë tërësinë e pasurisë së tij dhe
shpjegojë bindshëm ligjshmërinë e burimit të krijimit të saj, si dhe ekzistencën e të ardhurave
të ligjshme, sipas përkufizimit kushtetues.

Po ashtu, Komisioneri Publik i referohet në këtë aspekt dhe interpretimit gjyqësor, që
gjen pasqyrim në jurisprudencën e Kolegjit, si gjykata e procesit, që shqyrton çështjet e
juridiksionit të rivlerësimit dhe vendos standardet përkatëse, bazuar në parimet e përgjithshme
të një procesi të rregullt ligjor.

Nga shqyrtimi dhe krahasimi i deklaratave vjetore periodike dhe asaj Vetting, dorëzuar
nga subjekti i rivlerësimit, në datën **.1.2017, referuar nenit 32, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, në
funksion të nenit D, të aneksit të Kushtetutës dhe dokumentacionit të administruar gjatë hetimit
administrativ, pasuritë për të cilat paraqesim shkaqe ankimi, janë:

  • Pasuria nr. 1: Apartament banimi me sip. 113,1 m2 , me adresë Tiranë
  • Të ardhura nga shitja e pasurive “Njësi shërbimi”, ndodhur në Bajram Curri
  • Apartament me sipërfaqe 72 m2, ndodhur në Shëngjin, në pronësi të vëllait”

Ardiana Bera

Ndërsa për gjyqtaren Ardiana Bera, Komisioneri Publik sqaron se shkak i ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rikonfirmimin në detyrë të saj është se konstaton se vendimi është i cenueshëm, pasi ajo nuk ka arritur të justifikojë pasurinë dhe nuk është konkluduar në arsyetimin e vendimit, lidhur me çështje të vlerësimit të aftësive profesionale. Për këtë Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Tiranës.

“Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 760/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konstaton se vendimi i Komisionit është i cenueshëm, pasi subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për kriterin e pasurisë dhe nuk është konkluduar në arsyetimin e vendimit, lidhur me çështje të vlerësimit të aftësive profesionale, që ishin pjesë e hetimit administrativ. Edhe për gjyqtaren Bera, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e  vendimit nr. 760, datë 26.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Ardiana Bera”,- njofton Komisioneri Publik.

  • Analiza e shkaqeve të ankimit për gjyqtaren Ardiana Bera:

“Lidhur me kontrollin e kriterit të pasurisë, referuar nenit D të aneksit të Kushtetutës dhe
neneve 30-33, të ligjit nr. 84/2016, Komisioneri Publik mban në konsideratë se, gjatë kryerjes
së procedurave të rivlerësimit, objekti i hetimit dhe i vlerësimit të pasurisë ndaj subjekteve që i
nënshtrohen këtij procesi, sipas nenit 179/b të Kushtetutës, materializohet në kontrollin e
saktësisë dhe mjaftueshmërisë së deklarimeve të subjektit (“Vetting” dhe ato periodike), ku në
çdo rast subjekti i rivlerësimit duhet të deklarojë tërësinë e pasurisë së tij dhe të shpjegojë
bindshëm ligjshmërinë e burimit të krijimit të saj, si dhe ekzistencën e të ardhurave të ligjshme,
sipas përkufizimit kushtetues.

Nga shqyrtimi dhe krahasimi i deklaratave periodike vjetore dhe asaj Vetting, dorëzuar nga
subjekti i rivlerësimit në datën 24.1.2017, referuar nenit 32, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, në
funksion të nenit D të aneksit të Kushtetutës dhe dokumentacionit të administruar gjatë hetimit
administrativ, pasuritë për të cilat paraqesim shkaqe ankimi janë:

  • Pasuria e paluajtshme “Apartament me sipërfaqe totale 136,7 m2” , ndodhur në Tiranë
  • Pasuria automjet tip “Mercedes Benz”, me targë ***, blerë në datën **.2.2007
  • Llogaria “***” në lekë, në emër të vajzës së subjektit, në *** *** Bank”

 

Etiketa: gjyqtareKomisioni Publikshkarkim nga detyra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

11:16 : 27/09/2025
AKTUALITET

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

19:10 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Çollaku: Me paratë e drejtësisë janë bërë pallate, SPAK të nisë hetimet

19:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Vetingu ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

17:38 : 21/07/2025
Para

“Perla” dhe sfidë e luftuar në “Signal Iduna Park”, Turqia triumfon 3-1 ndaj Gjeorgjisë

TË GJITHA

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com