• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Protestuesit në Gjeorgji zotohen të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë

20:03 : 13/06/2024
në BOTA

Mijëra persona kanë dalë në protesta në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, gjatë javëve të fundit për të kundërshtuar ligjin e ri për “agjentët e huaj” që kritikët thonë se ka ngjashmëri me një legjislacion të tillë në Rusi. Siç njofton nga Tbilisi korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ligji ka hyrë tashmë në fuqi, por kundërshtarët janë zotuar t’i vazhdojnë protestat deri kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

David Katsarava është ndër protestuesit më të zëshëm anti-rusë në Gjeorgji. Pas protestës ndaj ligjit për agjentët e huaj më 14 maj, ai thotë se u rrah rëndë pesë herë ndërsa mbahej i ndaluar nga policia.

Për plagët e tij u desh ndërhyrje kirurgjikale. Zoti Katsarava u lirua më vonë dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.

Ai i tha Zërit të Amerikës se protestat duhet të vazhdojnë dhe se do t’iu bashkohet sërish në ditët në vazhdim.

“Kemi tashmë një realitet ndryshe dhe duhet ta vazhdojmë luftën. Gjeorgjia ka ndryshuar dhe është orientuar drejt Rusisë. Duhet ta vazhdojmë luftën deri në fund, pasi nëse ndalemi, nëse frikësohemi dhe qëndrojmë në shtëpi, ky do të jetë fundi për Gjeorgjinë e lirë”, thotë zoti Katsarava.

Lexo edhe:

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

Mosreagimi në protestën pro Veliajt/ Policia: S’kishim informacion, ishte spontan. Nuk u cënua rendi

Sipas ligjit të ri, organizatat që marrin mbi 20% financime të huaja, duhet të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Kritikët e kanë krahasuar me një ligj të ngjashëm në Rusi.

Fridon Injia është ndër ligjvënësit gjeorgjianë që mbështetën miratimin e ligjit të ri.

“Nuk ka kuptim përse buxheti i shtetit duhet të jetë transparent, por financimet nga burime të huaja të mos jenë po ashtu transparente”, thotë ai.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se ligji nuk është në përputhje me aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësimin në BE. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj disa prej deputetëve gjeorgjianë. Ligji ka hyrë tashmë në fuqi. Por kundërshtarët thonë se kjo është vetëm beteja e parë.

“Kemi zgjedhje në tetor. Këto protesta do të vazhdojnë deri atëherë. Dhe objektivi ynë do të jetë si 30 vite më parë – të realizojmë ndryshim thelbësor. Dhe ky ndryshim thelbësor është rrëzimi i qeverisë, që është vegël e armikut të sovranitetit tonë dhe armikut të lirisë sonë brenda vendit”, thotë Giga Bokeria, kryetar i Partisë Gjeorgjia Evropiane.

Protestuesit thonë se nuk do të dorëzohen.

“Megjithëse ligji ka hyrë tashmë në fuqi, ne vazhdojmë të protestojmë. Pasi dëshirojmë që Evropa ta shohë përqasjen tonë dhe të na mbështesë”, thotë protestuesja Elene Ramishvili.

“Ekziston një shans i mirë që mund të përpiqen gjithashtu të nxjerrin rezultate false në zgjedhje dhe duhet të jemi gati në rast se kjo ndodh”, thotë protestuesi Giorgi Japiashvili.

Anketimet e bëra përpara miratimit të ligjit të ri për agjentët e huaj sugjerojnë se rreth 80% e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin në BE.

Protestat që u shkaktuan fillimisht nga ligji i ri për “agjentët e huaj” janë transformuar në demonstrata kundër qeverisë. Pikëpyetja është nëse kjo do të shndërrohet në një forcë të mjaftueshme për të ndryshuar drejtimin e ardhshëm të vendit, kur gjeorgjianët t’u drejtohen kutive të votimit në tetor të këtij viti./ VOA/

Etiketa: Gjeorgjikunder qeveriseprotestuesit

Lajme të lidhura

BOTA

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

15:17 : 16/07/2025
AKTUALITET

Mosreagimi në protestën pro Veliajt/ Policia: S’kishim informacion, ishte spontan. Nuk u cënua rendi

09:59 : 15/02/2025
BOTA

Vazhdojnë protestat masive në Gjeorgji, policia arreston udhëheqësin e opozitës

19:26 : 04/12/2024
BOTA

Sërish incidente në Gjeorgji, protestuesit përplasen me policinë

22:47 : 03/12/2024
BOTA

Shtetet baltike sanksione ndaj zyrtarëve gjeorgjianë për shtypjen e protestave

08:43 : 03/12/2024
BOTA

Presidentja gjeorgjiane e shpall parlamentin të paligjshëm pas protestave pro BE-së

09:06 : 01/12/2024
Para

U dhunua brutalisht, avokati Sokol Mëngjesi del nga koma

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com