• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Konkurrenca” gjobit përsëri kompaninë që menaxhon parkimin në Aeroportin e Tiranës

08:36 : 13/06/2024
në AKTUALITET

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur përsëri ndërmarrjen Star Parking Albania, për mosrespektim të detyrimeve të vendosura ndaj saj, pas mbylljes së hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza”.

Në mbështetje të raportit të monitorimit, Komisioni i Konkurrencës vendosi gjobitjen e ndërmarrjes Star Parking Albania në masën 756,581 lekë, për moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në vendimin e Komisionit të Konkurrencës, të vitit 2022.

Në nëntor 2022, Autoriteti i Konkurrencës mbylli procedurën e hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” dhe gjobiti ndërmarrjen Star Parking Albania në vlerën e 1% të xhiros vjetore ose rreth 1.6 milionë lekë.

Autoriteti i Konkurrencës në atë rast vlerësoi se angazhimet e depozituara nga ndërmarrja Star Parking Albania SHPK ishin të mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e konkurrencës në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të Aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport), duke i përcaktuar këto angazhime si të detyrueshme, në formën e kushteve dhe detyrimeve.

Ndërmarrjes Star Parking Albania iu la si detyrim hartimi i një metodologjie për llogaritjen e kostove për formimin e çmimit të telepasit dhe të aplikojë tarifa të orientuara drejt kostos, për ndërmarrjet që pajisen me telepas si dhe për çdo shërbim tjetër.

Lexo edhe:

“Përse më more klientët?”/ Sherr mes biznesmenëve të varreve në Fier, rrihen me shkopa bejsbolli

Monopoli/ Konkurrenca nis hetimet ndaj kompanive celulare

Gjithashtu, ndërmarrjes Star Parking Albania iu vendos detyrimi i parashikuar në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht me vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik; zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Për përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në vendim ndërmarrja Star Parking Albania do të monitorohet për një periudhë 1 vjeçare.

Por, pas monitorimit njëvjeçar, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se kompania nuk i ka zbatuar këto detyrime.

Nga kontratat e lidhura me ndërmarrjet që kërkojnë shërbimin e telepaseve është vërejtur se kushti që “Star Parking ngarkon me një pagesë prej 6000 lekë në rast të humbjes apo prishjes së telepas-it si zhdëmtim të tij”, nuk është i përcaktuar për të gjitha ndërmarrjet që kanë një kontratë telepas me Star Parking, por vetëm për ndëmarrjet Global Fast Food Albania SHPK, A&A Aeroport SHPK dhe Air Albania SHPK.

Në kontratat e vitit 2023, Star Parking për ndërmarrjen Global Fast Food Albania SHPK ka përcaktuar “detyrimin për një telepas në vlerën 6000 lekë” dhe për ndërmarrjen Air Albania SHPK ka përcaktuar “detyrimin për një telepas në vlerën 180 mijë lekë”, ndërsa për ndërmarrjen Mulliri i Vjetër SHPK ka përcaktuar “detyrimin 180 mijë lekë për një telepas për një targë” dhe për ndërmarrjen Sombrero SHPK “detyrimin 180 mijë lekë për një telepas për një targë”.

Vihet re se për ndërmarrjet e tjera kontrata parashikon vetëm detyrimin për numrin e telepas të kërkuar, pa përcaktuar kushtin e targës.

Kompania Alba Wings në 2022, për një kohëzgjatje një vit ka paguar 72 mijë lekë për një telepas, ndërsa ndërmarrja Air Albania në vitin 2023 për dy telepase me kohëzgjatje njëvjeçare ka paguar gjithsej 360 mijë lekë.

Mbështetur në shembujt e mësipërm, për Komisionin e Konkurrencës rezulton se ndërmarrja Star Parking Albania ka zbatuar kushte të pabarabarta me ndërmarrjet të cilat lidhin kontratë për tu pajisur me telepas dhe nuk ka paraqitur arsye për këtë trajtim të ndryshëm.

Për këtë arsye, Komisioni ka vendosur gjobitjen e ndërmarrjes Star Parking në vlerën e 756,581 lekëve, si edhe vijimin e monitorimit të zbatimit të kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara në pikën III të vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 921, datë 09.11.2022 “Për mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të Aeroportit “Nënë Tereza” dhe miratimin e angazhimeve si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve për ndërmarrjen “Star Parking Albania SHPK”, edhe për një periudhë 1 vjeçare./ MONITOR

Etiketa: Aeroportin e Tiranëskonkurrencaparkimin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Përse më more klientët?”/ Sherr mes biznesmenëve të varreve në Fier, rrihen me shkopa bejsbolli

12:51 : 04/03/2025
AKTUALITET

Monopoli/ Konkurrenca nis hetimet ndaj kompanive celulare

17:11 : 13/02/2025
AKTUALITET

Sejamini: Në Shqipëri mbizotërojnë monopolet, s’ka konkurrencë

19:53 : 04/12/2024
AKTUALITET

Qeveria nuk është kundër çmimeve të larta, thjesht nuk i pëlqen konkurrenca

14:32 : 18/07/2024
AKTUALITET

Autoriteti i Konkurrencës po heton tregun e qumështit

08:30 : 15/09/2023
AKTUALITET

“Bolv oil” refuzoi 4 vjet të paguante gjobën e Konkurencës. E detyron gjykata

15:30 : 12/07/2022
Para

Lufta e përgjakshme, tetë persona të vrarë në qytetin ukrainas

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com