• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fitorja e së djathtës ekstreme, REL: PE-ja do ta vazhdojë mbështetjen për zgjerimin

12:08 : 11/06/2024
në BOTA

Frika nga ndonjë rritje e madhe e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian (PE) nuk u realizua.

Zgjedhjet për këtë institucion u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor.

Përkundër përparimit relativisht të vogël të partive të ekstremit të djathtë në disa vende, partitë që konsiderohen tradicionalisht proevropiane, do ta kenë shumicën edhe në përbërjen e re të PE-së.

Për diplomatët në Bruksel, ky është lajm i mirë edhe për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, por edhe për raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, sepse, sipas tyre, edhe në përbërjen e re të PE-së do të ketë një shumicë të mjaftueshme të deputetëve, që do të vazhdojnë t’i mbështesin këto politika.

Mbështetësit e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, festojnë, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, shpalli zgjedhje të reja, 9 qershor 2024.
Sipas rezultateve të deritashme – e as përfundimtaret nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim dramatik – grupimet kryesore politike, me disa ndryshime, i kanë ruajtur pozicionet që i kanë pasur edhe më herët.

Lexo edhe:

The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi? Noka: Nuk ishin zgjedhje, por farsë

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

Partia Popullore Evropiane (PPE) pritet t’i ketë 186 vende në Parlamentin me 720, që nënkupton dhjetë vende më shumë se në përbërjen e deritashme.

Grupimi socialist S&D do t’i ketë 135 vende, apo katër më pak se në periudhën 2019-2024.

Liberalët nga grupi Renew pritet t’i kenë 79 vende, që do të thotë 23 më pak se në përbërjen e deritashme, ndaj mund të konsiderohen edhe si humbës të mëdhenj.

Megjithatë, së bashku, këto tri grupe pritet ta kenë shumicën, me rreth 400 vende, dhe nëse merren vesh, mund ta sigurojnë numrin e votave për vendimet kryesore të BE-së, përfshirë edhe zgjerimin.

Në favor të zgjerimit, pos partive të përmendura janë edhe grupi i Të Gjelbërve që do t’i ketë 53 vende në PE dhe grupi i partive konservatore ECR me 73 vende.

E vetmja parti që ka qenë kundër zgjerimit, është Identiteti dhe Demokracia (ID), që pritet t’i ketë 58 vende në PE. Ajo mund të rritet, varësisht se cilat parti do t’i bashkohen, por, prapëseprapë, nuk do ta vinte në rrezik mbështetjen për procesin e zgjerimit nga ana e PE-së.

Për shumë vite, e sidomos me përbërjen e fundit, Parlamenti Evropian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti ka mbështetur procesin e zgjerimit.

Ai ka kërkuar që ky proces edhe të përshpejtohet, apo që vendet kandidate të përfshihen në programet dhe strukturat e Bashkimit Evropian edhe përpara se të bëhen anëtare formale të bllokut.

Parlamenti Evropian shpesh edhe i ka kritikuar vendet anëtare për mospërmbushje të obligimeve që BE-ja i ka marrë në raport me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Para se të përfundonte puna e Parlamentit të fundit Evropian, në këtë institucion është miratuar edhe një propozim për reformat e BE-së, në mënyrë që të mundësohet zgjerimi më i shpejtë i saj.

Mes masave, PE-ja ka propozuar edhe miratimin e disa vendimeve me shumicë të kualifikuar në Këshillin e BE-së, në mënyrë që të mos ketë bllokada të shpeshta nga ana e disa vendeve anëtare, të cilat e shfrytëzojnë anëtarësinë e tyre në BE për të penguar avancimin e vendeve fqinje, për shkak të mospajtimeve bilaterale.

Në bazë të shpërndarjes së vendeve në përbërjen e re vlerësohet se kjo mbështetje e PE-së do të vazhdojë edhe në pesë vjetët e ardhshëm.

Por, problem për zgjerimin mund të paraqesë rritja e ndikimit të partive të ekstremit të djathtë në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Disa diplomatë në Bruksel, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, tërheqin vërejtjen se mund të ketë ndryshime në qasjen e disa shteteve.

Kjo është e mundshme, pasi vendimet për secilin hap në procesin e zgjerimit merren në Këshillin e BE-së, përkatësisht me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

Holanda përmendet si një vend që mund të paraqesë probleme në të ardhmen në këtë drejtim, pasi atje pritet të formohet Qeveria, në krye të së cilës do të jetë për herë të parë e djathta ekstreme, më saktësisht Partia e Lirisë e udhëhequr nga Gert Wilders. Kjo parti ka pasur qasje kritike ndaj zgjerimit dhe e ka kundërshtuar atë.

Holanda nuk pritet ta ndryshojë në mënyrë dramatike qasjen, sepse partia e ekstremit të djathtë është dashur të bëjë kompromise, por është paralajmëruar se do të kërkojë që, në rast të zgjerimit, të ketë kufizime për vendet e reja anëtare dhe qytetarët e tyre në çështje si: liria e lëvizjes së punëtorëve në tregun e përbashkët dhe qasja në disa fonde të BE-së.

Rritja e pritur e së djathtës në PE mund të ndikojë në zgjerim
Kufizimet e tilla, përtej asaj që mundësojnë traktatet aktuale të BE-së, nuk janë të mundshme formalisht. Por, këto insistime tregojnë se në çfarë drejtimi mund të shkojnë qëndrimet e disa vendeve anëtare.

E djathta ekstreme ka shënuar rritje edhe në Austri dhe Belgjikë, ndërsa ka fituar në Francë. Prandaj, rreziku potencial për procesin e zgjerimit të BE-së shihet te qëndrimet e vendeve anëtare, e jo te numri i vendeve që partitë e ekstremit të djathtë kanë siguruar në përbërjen e re të Parlamentit Evropian.

Disa deputetë nga përbërja e vjetër e PE-së, që janë rizgjedhur, por nuk duan të flasin publikisht për të respektuar formalisht procesin e konfirmimit zyrtar të zgjedhjes së tyre, besojnë se Parlamenti do të jetë një zë i fuqishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e zgjerimit.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, të gjitha ose kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ose kanë nisur tashmë negociatat e pranimit.

Kosova vetëm ka aplikuar për anëtarësim në fund të vitit 2022./ REL

Etiketa: Parlamenti EuropianPEzgjedhjezgjerim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi? Noka: Nuk ishin zgjedhje, por farsë

21:37 : 02/06/2025
AKTUALITET

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

21:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre?

19:10 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Berisha nuk shkon dot përtej militantëve të tij”/ Lubonja: Regjimi nuk rrëzohet pa u bashkuar

18:02 : 02/06/2025
business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

14:30 : 02/06/2025
Para

Kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarëve/ Gjykata e Lartë gjobit me 10 mijë lekë Dritan Dajtin

TË GJITHA

Goditja e grupeve të trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë/ 9 të arrestuar, sekuestrohet drogë e automjete

13:07 : 03/06/2025

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025

“Ky qytet është i imi ose vdes”/ Daily Mail: Pse bosët e drogës në Liverpool kanë tmerr të punojnë me shqiptarët

12:58 : 03/06/2025

Arrestime me letër-porosi nga Finlanda! Dumani: Goditëm disa grupe kriminale të trafikut të drogës

12:41 : 03/06/2025

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

12:41 : 03/06/2025

Korçë/ Ceremoni Lamtumire për Priftin Kristaq Viso, merr pjesë edhe kryepeshkop Joani

12:36 : 03/06/2025

Sherr i dhunshëm mes 8 vajzave në Tiranë, ndërhyn policia

12:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com