• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji për importin e mbetjeve/ Buxhuku: Ata të inceneratorit, kthehen pa iu skuqur faqja 15 vjet mbrapa

18:22 : 10/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ndërsa Shqipëria po kthen këtë verë ligjin për importin e mbetjeve në vend, vetë BE ndjek me mjaft shqetësim abuzimet që bëhen me dërgimin e trajtimin e tyre në vendet në zhvillim, duke marrë së fundmi edhe hapa konkretë.

Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, thotë se kjo nismë e re duhet parë me vëmendje, ndërsa paralelisht duhet shtuar trysnia mbi qeverinë për ngritjen e industrisë ricikluese

“Tema është delikate. Ia vlen të ngremë antenat për këtë çështje. Ne jemi tërësisht të çorganizuar për të kuptuar çfarë do të bëjë Shqipëria me mbetjet. Ne kemi një katrahurë strategjish që edhe pse vulosen, nuk zbatohen. Shqipëria pranoi standardet e BE për sektorin e mbetjeve bazuar në riciklim, qeveria kaloi te djegia. Është një mungesë totale strategjie. Ne duhet të kuptojmë dhe të mos i trajtojmë shabllon.

Nëse flasim për një kategori mbetjesh që nuk ndryshojnë nga lëndët e para të sektorëve të tjerë, këtu ia vlen të diskutohet. Nëse bëjmë trysni ndaj qeverisë, duhet të ngremë një industri ricikluese. Një e tillë në kushtet kur Shqipëria prodhon pak mbetje nuk është fizibël nga ana ekonomike.

Ne kemi fabrika riciklimi, në Durrës është fabrika më e madhe në rajon për kartonin. Por nëse ne do të bëjmë trysni ndaj qeverisë që jo çdo gjë duhet të kalojë në djegie. Shteti duhet të subvencionojë fabrikat në shifra të mëdha që ato të ekzistojnë.” – tha Buxhuku në MCN.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

Sipas Buxhukut, nuk përjashtohet rreziku i kthimit të Shqipërisë në vend importues, nëse mbajmë parasysh skemat si ajo e inceneratorëve.

“Deri tani nuk ka rezultuar që nga importet të kemi pasur pasoja. Por kjo nuk do të thotë se Shqipëria është e përjashtuar. Mua nuk më pëlqen që Shqipëria të karakterizohet si vend ku shkarkohen mbetjet, duke filluar nga ato lëndore. Në Shqipëri është shmangur riciklimi që të shkojmë te incenerimi. Kjo ka bërë që të kemi një ekomafia të markës shqiptare.

Biznesi i ekomafias mbështetet në dy kolona. Standardet e vende të zhvilluara i detyrojnë industritë të shpenzojnë shumë për të përpunuar mbetjet. Kolona e dytë është fakti që këtu këto standarde janë vetëm në letër dhe jo në praktikë. Pra, bashkimi i këtyre dy hallkave bashkohet me shkeljen e ligjit. Kjo e bën ekomafian. Standardi i përpunimit është kaq i lartë sa shifra e përfituar nga eksporti dhe shkelja e standardeve në vendet pritëse përfundon në xhepat e tyre. Është e padiskutueshme që Shqipëria duhet të marrë masa urgjente për menaxhimin e mbetjeve. Është marrëzi që Shqipëria që promovon turizmin, të mos përpunojë mbetjet. Kjo rrezikon ta kthejë të gjithë këtë histori në faliment. Pra, të gjitha investimet e shtetit dhe privatit në shkojnë kot.” – tha eksperti i ekonomisë.

Nismën e re ligjore, Buxhuku e sheh si kthm mbrapa.

“Shqipëria është i vetmi vend që dy ministri me interesa të ndryshme i ka bashkuar në një: Ministrinë e Mjedisit me atë të Turizmit. Inceneratorët nisën si aferë. Ai i Elbasanit ishte aq i madh sa duhej që i gjithë Ballkani ta furnizonte me mbetje. Ne ndërtuam tre të tillë. Sot po ata që ndërtuan inceneratorët, kthehen pa iu skuqur faqja 15 vjet mbrapa.” – deklaroi Buxhuku.

Etiketa: ekomafiagjergj buxhukuimportiincenerimiligjimbetjetriciklimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

21:31 : 28/10/2025
AKTUALITET

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
Para

U zgjodh eurodeputet, Mitsotakis telefonon Belerin në burg. Çfarë biseduan

TË GJITHA

Përplasi një makinë, arrestohet polici në Tiranë

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com