• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Jam kthyer për të vënë dinjitetin tim”, Fortuzi: Ja pse u largova nga Shqipëria 9 vite më parë

15:47 : 10/06/2024
në SPORT

Bota magjepsëse e futbollit dhe e lojërave të fatit janë kryqëzuar shumë herë, me pasoja që variojnë nga të vogla deri në kërcënuese për karrierën, familjen dhe jetën.

Ndërkohë që disa futbollistë shijojnë lojërat argëtuese në makineritë e kazinosë pa ndikuar ndjeshëm në karrierën e tyre, të tjerë janë bllokuar në një spirale në rënie të varësisë që ndikon si në lojën e tyre në fushë ashtu edhe në jetën e tyre personale.

Varësia e tepërt ndaj lojërave të fatit në kazino, apo skedinat e basteve sportive mund të çojë në probleme financiare. Për shkak të natyrës rastësore të shumicës së lojërave të fatit, humbjet akumuluese mund të çojnë në stres apo edhe falimentim dhe të gjitha këto nuk vihen re vetëm në botën perëndimore, të qytetëruar avancuar apo edhe të pasur, por edhe në shoqërinë tonë, në Shqipërinë tonë tranzitore, të vogël dhe të varfër.

Secili nga ne në rrethin shoqëror, apo më afër ose edhe më larg ka hasur, shembuj të tillë, dhe në raste të rralla të rikuperueshme, pasi shumica është përballur me falimentimin, humbjen e miqve, familjarëve, kolegëve, dhe e ka në gjetur vetën përpara pasqyrës i vetëm. Jo të gjithë kanë mundur që reflektimin e asaj që kanë pare, ta kthejnë në force, për t’u rikthyer në normalitet, por ka raste rikuperimi që janë një shpresë e madhe për këdo që e gjen veten brenda asaj vorbulle.

Një i tillë është Indrit Fortuzi, një prej futbollistëve ikonë të klubit Tirana dhe kombëtares, i larguar nga kryeqyteti fshehurazi, në vitin 2015-të, pikërisht për shkak të falimentit, borxheve dhe problemeve me vesin e bixhozit, por pas 9 vitesh ai rikthehet në këtë intervistë të rrallë në “Exclusive”, për gazetarin Endi Tufa, për të rrëfyer gjithçka i ndodhi deri në rikthimin lirshëm në Tiranën e tij…

Lexo edhe:

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

“Shikoj pas 9 vitesh një Tiranë të ndryshuar, një Tiranë të zhurmshme. Qëllimi i kësaj interviste është se do të doja të kërkoja falje njerëzve që mund t’i kem sjellë shqetësime. Si çdo njeri, kam pasur edhe unë momentin tim të keq, mbase mënyra se si unë u largova mund të ishte më e amortizuar. Megjithatë gjithçka mbaroi, njerëzit edhe rrëzohen, por edhe ngrihen. Tirana aq sa e madhe është bërë më duket edhe e zvogëluar, njëkohësisht.

Unë pata një moment të vështirë, në një presion në një ankth, bëra një largim jo të menduar, ishte i momentit. Por çdo gjë që u bë u ishte si rrjedhojë e një vesi që kisha. Largimin e bëra duke e parë në dy gjëra, e para duhet t’u largoja nga ajo gjë dhe e dyta të ruaja edhe familjen time. Gjera që besoj se i arrita edhe pse pata koston time, edhe për imazhin. Megjithatë këto janë pjesë të jetës që njeriu ka uljen dhe ngritjet e veta. Një gjë tjetër që doja të sqaroja është se unë asnjëherë nuk kam pasur media sociale dhe ka pasur shumë njerëz të cilët kanë hapur profile në emrin tim, kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë sharë, por unë dua t’i sqarojë të gjithë që unë skam pasur asnjëherë, ka qenë një pirateri që është nga dikush apo nga njerëz të ndryshëm. S’ka qenë asnjëherë pjesë e imja ajo gjë dhe ndonjëri nëse i kam sjell ndonjëherë shqetësim thjesht doja ta sqaroja që nuk kam qenë unë. Përkundrazi njerëz që janë prekur në fakt kanë qenë miqtë e mi.

Nuk doja të them që kisha presion nga dikush, por ishte një moment që unë nuk e kisha ndjerë veten më poshtë se atëherë, një lloj ankthi, një lloj humbje besimi. Gjërat vështirësoheshin dita ditës dhe mund të përkeqësoheshin edhe më shumë. Largimi im nuk ishte thjesht për të mos u kthyer apo për të mos u përgjigjur, por pash një lum sharjesh ofendimesh dhe mendova më mirë se do të jem me kokën mbrapa, do kthehem. Mbase ishte vendimi i gabuar mund të amortizuar por në ato momente mendon më mirë të largohem, mos të kem atë lloj presioni, mundohet të largohet nga vesi, mundohet të shpëtojë familjen. Pastaj janë hapat e tjerë, që mund të kthehesh një ditë, për momentin ky ishte mendimi, mbase mund të ishte i gabuar dhe mendoj që mund të ishte gabim sepse duhej të amortizohej, por në ato momente njeriu nuk e ka të thjeshtë për të menduar.

Është folur shumë, kam dëgjuar edhe nga njerëz që unë i konsideroja miq, megjithatë nuk i gjykoj njerëzit, të them të drejtën dhe nuk dua të mbaj mëri., sepse…më shumë fajësoj veten time. Reagimi i njerëzve ka qenë pjesa ime e fajit, nuk mund të flasim për pasojën kur shkaku është diçka tjetër dhe i kam lënë mbrapa. Shyqyr Zotit, me ndihmën e familjes time dhe një shokut tim të ngushtë që dua ta përshëndes, Dritan Gjinali që më ka ndihmuar në ato momente shumë të vështira, kalova dhe shpresoj që çdo gjë të rikuperohet.”

/Top Channel/

Etiketa: indrit fortuziShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

21:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

18:21 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

17:43 : 26/06/2025
AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
AKTUALITET

A rrezikon Shqipëria nga rrezatimi i sulmeve bërthamore në Lindjen e Mesme? Flet eksperti i ISHP

19:40 : 23/06/2025
Para

Tiranë - Drejtonte makinën në efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 19-vjeçari

TË GJITHA

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025

Dy të moshuar përdhunojnë 38-vjeçaren në Tiranë, e shfrytëzonin dhe për prostitucion/ EMRAT

14:38 : 27/06/2025

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025

Albpetrol derdh naftën në Vjosë, rrezikohet lumi i fundit i egër në Evropë

14:17 : 27/06/2025

Dashuri me shikim të parë dhe ndarje, korriku i paparashikueshëm për shenjat!

14:06 : 27/06/2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin! Plagoset një grua

13:57 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com