• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Çimkë” në makinë trafikantëve, i riu tentoi vizë amerikane si staf mbreti, SPAK zbardhi episodin

19:12 : 10/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Përpjekja e një 29-vjeçari për të marrë vizë amerikane duke u prezantuar si staf i familjes mbretërore shqiptare, është një nga episodet e dokumentuara nga SPAK, në hetimin ndaj të akuzuarve për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Anglisë dhe SHBA-së. Referuar dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, i riu është vënë në kontakt me Ylli Çaushajn, të dyshuar si drejtuesin e grupit që dyshohet se manipulonte procesin e aplikimit për vizë amerikane me dokumentet të falsifikuara.

Në maj të vitit 2023, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë mundur të përgjojnë bisedën e bërë mes tre personash brenda një automjeti “Porche” në përdorim të Çaushajt në Tiranë. Ata bisedojnë rreth një interviste që do të bënte në ambasadën amerikane një prej tyre, që do të shkonte jashtë si staf i mbretit.

Të nesërmen në mëngjes 29-vjeçari, që kishte aplikuar për vizë, para intervistës ka takuar Ylli Çaushajn dhe Artid Shtyllën, i pari i lënë në “arrest në burg” e tjetri në “arrest shtëpie”, të cilët e kanë parapërgatitur si duhet të përgjigjej.

Nga hetimi ka rezultuar se ambasada nuk i kishte pranuar pasaportën aplikantit, duke i kërkuar edhe një vërtetim punësimi. Tri ditë më vonë i riu ka takuar Ylli Çaushajn në automjetin “Porche”, ku ai i thotë “dokumentet i ke te xhaketa, mbrapa dhe do t’i dërgojmë me postë të thjeshtë, jo ekspres, që të mos biem në sy”.

Nga veprimet hetimore të SPAK, ka rezultuar se në pakon postare ndodhej pasaporta e 29-vjeçarit, si edhe një vërtetim në gjuhën angleze me siglën “Oborri Mbretëror Shqiptar”. Sipas SPAK, i dyshuari Ylli Çaushaj ka falsifikuar dokumentet me qëllim manipulimin e procesit për përfitimin e vizës amerikane nga 29-vjeçari, ndërsa i dyshuari Artid Shtylla ka bërë të mundur të mos bëhen verifikimet e plota nga ambasada për dokumentin e falsifikuar, duke pretenduar se ka njohje me personelin./A2 CNN

Lexo edhe:

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, preken shqiptarët

Etiketa: Angliemigrantetletra falsestaf mbretitrafikantet

Lajme të lidhura

SPORT

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

20:40 : 15/11/2025
AKTUALITET

Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, preken shqiptarët

15:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Koka” e trafikut të drogës në Angli, arrestohet 32-vjeçari shqiptar! Iu sekuestrua 28 kg kokainë

10:09 : 12/11/2025
AKTUALITET

Arrestohet në aeroportin e Veronës 32-vjeçari shqiptar, drejtonte një grup trafiku droge në Angli

19:19 : 11/11/2025
SPORT

Shqipëri–Angli/ Nga kontrollet fizike te hyrja në stadium, çfarë duhet të keni parasysh

10:40 : 11/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

12:30 : 08/11/2025
Para

Taksimi i Profesioneve të Lira në Shqipëri, Tabaku: Më i lartë se çdo tatim tjetër

TË GJITHA

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com