• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dërgonin shqiptarë në Angli me dokumente false, GJKKO ndryshon masat për 3 trafikantë

18:27 : 09/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të dielë masat e sigurisë për grupin kriminal të falsifikimit të dokumenteve për kalimin e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe, Irlandës, SHBA-së dhe Kanadës, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Nomada”.

Nga 37 masat e sigurisë, 31 “Arrest me burg” dhe 6 “Arrest shtëpie”, të lëshuara fillimisht nga SPAK, Gjykata e Posaçme ka lënë të pandryshuara vetëm 34 prej tyre.

Ndërkohë, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” për shtetasin Arnold Shahu, për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Gjitashtu, edhe për një grua me fëmijë 3 muajshe, prokurorja e çështjes Elida Celami ka kërkuar nxjerrjen nga burgu duke i zëvendësuarmasën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. Bëhet fjalë për shtetasen Deila Qama nga Durrësi, e cila ka dalë nga qelia.

Ndërkohë, zëvendësim të masës së sigurisë ka patur edhe për një shtetas i cili ndodhej në “Arrest shtëpi”. Bëhet fjalë për Besnik Lumajn, i cili ka kaluar në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Lexo edhe:

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

I dënuar në Britani për drogë/ Shqiptari i shpëton deportimit: Martesa ime do të shkatërrohet nëse kthehem

Vlen të theksohet fakti se 5 trafikantë janë ende në kërkim, ku sipas burimeve zyrtare, 4 prej tyre ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Operacioni “Nomada” u ekzekutua pas 2 vitesh bashkëpunim me autoritetet spanjolle, teksa për aksionin bashkëpunuan dhe autoritet në Kosovë dhe Itali.

Grupi u zbërthye pas një agjenti të infiltruar, i cili u dërgua në Angli nga grupi kriminal kundrejt pagesës prej 10 mijë eurosh. Ata i siguruan atij pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuar.

Sipas SPAK grupi kriminal që mundësonte emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar drejtohet nga Bashkim Sula, ndërsa ai drejt SHBA nga Ylli Caushi. Ata bashkëpunonin me shtatasin Xhelal Krasniqi, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara. Jo vetëm karta biometrike dhe pasaporta, por gjithashtu sipas fashikujve të hetimit edhe karta bankare.

Në dosje tregohet se një filial i këtij laboratori ishte vendosur edhe në Tiranë dhe ky filial dyshohet se drejtohej nga Ylli Brahimaj që po ashtu prodhonte dokumente të falsifikuara.

SPAK pretendon se ka dokumentuar 44 raste të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm dhe 70 pasaporta të falsifikuara, kryesisht sllovene, italiane e rumune.

Sipas skemës së zbërthyer nga SPAK, qytetarët fillimisht shkonin drejt Spanjës me dokumentet origjinale shqiptare dhe më pas dokumentet e falsifikuara iu dërgoheshin me postë, ku më pas iknin me avion nga aeroportet spanjolle drejt Britanisë dhe Irlandës.

Kjo ishte skema e përdorur nga grupi kriminal, që kundrejt vlerave që nisnin nga 10 në 18 mijë euro siguronte kalimin e paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Emigrantët merrnin instruksione se ku duhet të akomodoheshin në Spanjë, si duhet të përgjigjeshin gjatë intervistimeve nga autoritetet, por njëkohësisht edhe mbaheshin nën vëzhgim nga anëtarët e grupit, nëse kalonin me sukses në pikë-kalimet kufitare apo jo. Pagesa kryhej kur ata mbërrinin në destinacion.

Etiketa: Anglidokumente falseGJKKOtrafiku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025
BOTA

I dënuar në Britani për drogë/ Shqiptari i shpëton deportimit: Martesa ime do të shkatërrohet nëse kthehem

20:29 : 17/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

15:09 : 17/09/2025
AKTUALITET

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
AKTUALITET

Gjyqi në themel i dosjes “Partizani”/ Kërkohet pavlefshmëri e akteve, ç’ndodhi në seancën e parë

14:41 : 15/09/2025
Para

E bujshme! Klubi shqiptar kërkon transferimin e Balotellit dhe Nanit

TË GJITHA

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025

Takimi Trump-Starmer, SHBA investon miliarda dollarë për infrastrukturën britanike të IA

17:31 : 18/09/2025

Paguan për “kokën” e Bujar Nasufit, kush janë dy vëllezërit Xhani nga Përmeti

17:30 : 18/09/2025

Zyrtare/ Mourinho rikthehet në Portugali, firmos me klubin ku nisi karrierën si trajner

17:16 : 18/09/2025

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025

“Hape derën, mos lëviz”/ Arrestohet “i rrezikshmi” i Korçës, kërcënoi me armë Policinë (EMRI-VIDEO)

17:11 : 18/09/2025

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com