• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në Himarë/ Policia Gjyqësore nis verifikimin pasuror për hotel “Greccia”

11:31 : 07/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku Gerald Shehu dyshohet se ka vrarë dhe ka zhdukur recepsionistin e hotelit “Greccia”, ka ekspozuar pronarët e strukturës akomoduese ndaj një verifikimi pasuror, të nisur nga oficerët e Policisë Gjyqësore që po zhvillojnë paralelisht hetimet për vrasjen e supozuar të Eraldo Novruzit.

Në orët e hershme të së Enjtes dyshohet se Shehu ka qëlluar me armë zjarri ndaj punonjësit të hotelit, 31-vjeçarit Novruzi, në një nga dhomat e godinës. Policia, e njoftuar nga pronarët e hotelit për “humbjen e kontakteve” me recepsionistin, ka kryer hetime dhe ka arritur në konkluzion se ai është vrarë.

Trupi i pajetë i Eraldo Novruzit u gjet vetëm paraditen e së Premtes, pranë një guroreje, në zonën e Vunoit.

Autori i dyshuar, Gerald Shehu, u arrestua në një aeroport të Selanikut, duke u bërë gati për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku është rezident prej disa vitesh.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

Në foto: Autori i dyshuar i vrasjes, Gerald Shehu

Nga verifikimet e kryera nga Policia Gjyqësore, autori i dyshuar Shehu rezulton të jetë një prej pronarëve të strukturës hoteliere. Pas marrjes së informacioneve paraprake, hetuesit kanë parë të arsyeshme që të kryhet edhe një hetim pasuror, ndërkohë që po zhvillohen veprimet për vrasjen.

Dyshimet e hetuesve

Hotel “Greccia”, ku është zhvilluar ngjarja e rëndë e dyshuar, ndodhet në një zonë të preferuar, në rrugën që zbret nga fshati Dhërmi drejt bregut.

Hoteli, sipas dokumentave në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), është në pronësi të shtetases Gentjana Nino. Megjithëse një strukturë hoteliere me 5 kate, biznesi rezulton i regjistruar si “Person Fizik”.

Në foto: Ekstrakti i QKB-së për Hotel “Greccia”

Gjithnjë referuar dokumentave zyrtare, biznesi është hapur fillimisht në vitin 2017, nën emrin “Gentjana Nino”, me objekt “dhënie dhomash me qira”. Fillimisht, biznesi ka pasur 5 dhoma.

Në foto: Hotel “Greccia” në Dhërmi

Ndërkohë, në ndryshimet e mëvonshme, biznesi është njohur me emrin tregtar “Hotel Greccia” dhe, sipas të dhënave të vetëdeklaruara, aktualisht ka në dispozicion 15 dhoma.

Në foto: Sipas të dhënave në QKB, Hotel “Greccia” ka 15 dhoma

Ndërkohë, autori i dyshuar i vrajes, Gerald Shehu, dhëndri i pronares së hotelit, rezulton që të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) si “person fizik”, me objekt të aktivitetit “bar-restorant, plazh privat”, me emrin tregtar “Greccia Hotel”.

Nga të dhënat e deritanishme të siguruara nga Policia Gjyqësore, rezulton se Gerald Shehu zotëron plazhin privat dhe bar-restorantin “Greccia”, të cilat janë në funksion të Hotel “Greccia”, i cili është në pronësi të vjehrrës së tij.

Në foto: Ekstrakti i QKB-së për Hotel “Greccia”

Objekt i këtij verifikimi paralel me hetimin për vrasjen ka për objekt shqyrtimin e burimeve të ligjshmërisë së të ardhurave të Gerald Shehu, i cili prej vitesh është rezident në Britaninë e Madhe.

Këto verifikime pasurore janë në fazën fillestare, pasi për momentin të gjithë energjitë e hetuesve janë fokusuar tek gjetja e trupit të viktimës së supozuar, tek motivet dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Paraditen e së premtes, Policia njoftoi se janë arrestuar edhe dy punonjës të tjerë të hotel “Greccia”, Daniel Qose e David Larti, të dyshuar se kanë ndihmuar autorin e ngjarjes së pretenduar, Gerald Shehu, për t’u larguar nga Dhërmiu e, më tej, edhe nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

 

Etiketa: Dhermieraldo nevruziGentjana Ninogerald shehuhetim pasurorhimarehotelihotelit “Greccia”policia gjyqesorevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
Para

Anëtarët e rinj të KLP-KLGJ, ambasada amerikane kundër shortit: Duhet përzgjedhje reale

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com