• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transferohet në Shqipëri bosi shqiptar i kokainës në Britani, mund të lirohet më herët

10:23 : 07/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një bos shqiptar i krimit që përmbyti Britaninë e Madhe me kokainë mund të lirohet vite më herët në bazë të marrëveshjes së transferimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të lehtësuar krizën e mbipopullimit të burgjeve.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Erald Mema, i cili u dënua me 25 vjet burg për rolin e tij në operacionin “enorm” të kontrabandës. Ai do të vuajë më pak se gjysmën e dënimit pasi do të transferohet në një burg shqiptar ku do të ketë akses edhe në një dhomë për vizitat bashkëshortore, ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar ku vizitat bashkëshortore nuk lejohen.

Përparësitë e tjera përfshijnë pako javore me ushqime dhe rroba nga anëtarët e familjes, ambiente personale gatimi dhe leje deri në shtatë ditë për sjellje të mirë.

Ai është një nga 40 kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe të përzgjedhur për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre sipas një marrëveshjeje në të cilën Britania e Madhe po i paguan Shqipërisë më shumë se 4 milionë paund për t’i rikthyer ata.

Lexo edhe:

Elbasan/ Arrestohet 35-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”, u kap sërish duke shitur kokainë

U kapën duke trafikuar mbi 17 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Mema u dënua në Gjykatën e Oksfordit në vitin 2018 për kontrabandë kokaine me vlerë miliona paund në Mbretërinë e Bashkuar si bos i një grupi të krimit të organizuar për të cilin gjyqtari tha se “përfitoi masivisht nga ai që ishte një operacion i madh droge”.

Ai u transferua në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri sipas marrëveshjes për të trajtuar mbipopullimin e burgjeve, duke lejuar deri në 200 nga kriminelët më të këqij të Shqipërisë, përfshirë vrasës, përdhunues dhe baronë të drogës, të përfundonin dënimet e tyre në vend.

Transferohet në Shqipëri bosi shqiptar i kokainës në

Sipas marrëveshjes, dënimet e dhëna për kriminelët në Mbretërinë e Bashkuar duhet të përputhen me politikën penale shqiptare, e cila mbart vetëm një dënim maksimal prej 15 vitesh burg për tregtarët e drogës si Mema. Nëse do të kishte mbetur në Britani, do të lirohej në gjysmë të dënimit 25-vjeçar. Megjithatë, transferimi i tij do të thotë se ai mund të qëndrojë vetëm 10 vjet nëse ekuivalenti shqiptar i bordit të lirimit me kusht i jep atij lirinë, sipas avokatit të tij.

Skema e transferimit me Shqipërinë u lançua për të reduktuar numrin e të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e masave për të trajtuar krizën e mbipopullimit të burgjeve.

Më shumë se 10 mijë shtetas të huaj mbahen aktualisht në burgjet në Angli dhe Uells, ndërsa  shqiptarët përbëjnë kontigjentin më të madh me 1,323 të burgosur aktualisht.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i jep Shqipërisë 5 milionë euro për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë, pajisjet rehabilituese dhe trajnimin e rojeve.

Sipas një marrëveshjeje të veçantë, kriminelët shqiptarë do të lirohen gjithashtu deri në një vit më herët dhe do t’u jepen grante prej 1500 paund për risistemim, nëse pranojnë të deportohen dhe të mos kthehen më në Mbretërinë e Bashkuar.

/The Telegraph

Etiketa: Erald Memakokaine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasan/ Arrestohet 35-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”, u kap sërish duke shitur kokainë

12:02 : 05/10/2025
AKTUALITET

U kapën duke trafikuar mbi 17 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

16:36 : 03/10/2025
AKTUALITET

Arrestohet taksisti në Tiranë, u kap me kokainë gati për shitje në makinë

15:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë dhe kanabis, vihet në pranga 35-vjeçari në Himarë

11:35 : 03/10/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

17:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shqiptari në Itali thyen arrestin shtëpiak për të trafikuar drogë, u kap teksa groposte kokainën në pyll

13:22 : 02/10/2025
Para

U bllokuan në një kanion në “Shpellën e Pëllumbave”, shpëtohen 7 turistët e huaj në Përmet

TË GJITHA

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

11:51 : 06/10/2025

Gjykata e Tiranës lë në burg djalin e madh të Valbona Selimllarit, liron tjetrin

11:44 : 06/10/2025

Vrasja në Babrru/ Lihet në burg Arlind Demushi, avokati: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

11:34 : 06/10/2025

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

11:29 : 06/10/2025

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
Ermir Dedja/ Elidon Avdyli

Bisedat në Sky ECC/ “Banda Avdyli”: Ne na ka pru Zoti me pastru robt e këqij që të rritet brezi i ri me qytetarizëm

11:17 : 06/10/2025

Florjan Binaj shpalli kandidaturën për Tiranën, Berisha zbulon nëse do e mbështesë

10:58 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com