Janë publikuar pamjet nga dhoma ku dyshohet se Eraldo Nevruzi u rrëmbye, dhunua dhe u qëllua për vdekje nga 43-vjeçari Gerald Shehu, i cili pas krimit është arratisur në Greqi, por u kap në një aeroport në shtetin fqinj.
Në videon e siguruar nga Boldneës.al, shihet se në tavolinë shihet ushqim, ndërsa në korridorin e brendshëm ka njolla gjaku.
Ndërsa u mësua se viktima po kërkohet në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, ku mund të jetë hedhur. Vrasja, thonë burimet, se ka ndodhur në hotel dhe më pas turpi dyshohet të jetë hedhur diku në zonë.
Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes. Gerald Shehu, bashkëpronar i një hoteli në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Novruzit, 31-vjeç nga Tirana, i cili punonte si recepsionist në hotel. Deri tani, 31-vjeçari vijon të jetë i zhdukur, ndërsa Shehu është arrestuar në Greqi.