• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Vizita e Melonit në Shqipëri provokoi debate të shumta

19:41 : 05/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi sot Portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit ku do të funksionojnë dhe dy strukturat pritëse për migrantët, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve, e cila ka provokuar debate të shumta jo vetëm në Italia.

E shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ajo deklaroi se këto struktura do të jenë të gatshme në fillim të muajit gusht. Zonja Meloni këmbënguli në faktin se marrëveshja mund të jetë një mjet i fuqishëm për të frenuar flukset migratore. Kryeministri shqiptar nga ana e tij, përsëriti se vendi i tij e ndërmori këtë hap, si një shenjë mirënjohjeje ndaj Italisë për mbështetjen e madhe që ajo i ka ofruar Shqipërisë ndër vite.

Shtatë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për migrantët në Romë, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kreu i qeverisë italiane, ishte sot në Gjadër e Shëngjin, aty ku do të veprojnë dy strukturat pritëse. Protokolli mes dy vendeve parashikon që migrantët e kapur në det nga anijet e autoriteteve italiane, të sillen në Shqipëri, ku kampi që do të ngrihet në Gjadër do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh.

Në Portin e Shëngjinit, ku do të kryhen procedurat e para të identifikimit të migrantëve, struktura është përfunduar. Por siç shpjegoi kryeministrja Meloni, gjithshka pritet të nisë në fillim të muajit gusht: “Dy strukturat do të jenë funksionale prej datës 1 gusht dhe fillimisht do të nisim me më shumë se 1 mijë vende, për të mbërritur pastaj, deri tek shifra 3 mijë siç është parashikuar nga Protokolli”.

Që nga momenti i firmosjes, marrëveshja ka qenë në qendër të debateve të shumta, kryesisht në Itali. Ndërsa opozita e ka sulmuar zonjën Meloni duke folur për një lëvizje elektorale të saj, apo për shpenzime që nuk justifikojnë qëllimin, organizata të të drejtave të njeriut kanë ngritur po ashtu shqetësime mbi rrezikun e shkeljes së konventave ndërkombëtare për migrantët dhe azilin.

Lexo edhe:

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Për kryeministren Meloni, në të kundërt “elementi më i dobishëm i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i jashtëzakonshëm për të frenuar emigrantët e paligjshëm që duan të mbërrijnë në Itali dhe në Europë dhe gjithashtu mund të jetë edhe një instrument efikas për t’iu kundërvënë rrjeteve të trafikantëve, sepse, po, ka trafikantë të cilët ne përpiqemi t’i luftojmë. Kjo përkthehet gjithashtu edhe në një reduktim të shpenzimeve”.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, tha se Shqipëria u bë objekt sulmesh të padrejta me gjysëm të vërteta: “Kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që ne nuk jemi në Bashkimin Europian sepse po të ishte ndërtuar e njëjta qendër si këtu, në çdo vend të Bashkimit Europian, konsiderohet normal. Këtu konsiderohet Guantanamo ose Lager. Po pse? Për cilën arsye?”

Zoti Rama përsëriti se ai kishte refuzuar më parë marrëveshje të ngjashme me vende të tjera, porse me Italinë, për shkak të marrëdhënieve të veçanta mes dy vendeve, dhe mbështetjes së madhe që ajo i ka ofruar Shqipërisë, ishte një shprehje mirënjohjeje. “Nuk ka këtu kalkulime të asnjë natyre. Pastaj, funksionon a nuk funksionon, do të ketë probleme, si do zgjidhen problemet, këto janë të gjitha gjëra që do t’i provojë koha, por ama kjo është një marrëveshje zemre dhe një marrëveshje përgjegjësie, në raport me një miqësi strategjike dhe në raport me një komunitet siç është komuniteti i vendeve të Europës që është sot në një situatë ku ka shumë pikëpyetje për mënyrën sesi të adresojë këtë fenomen. Kaq”.

Të dy kryeministrat vunë në dukje faktin se, një pjesë e mirë e vendeve të Bashkimit europian, sic u shprehën, po kërkojnë që të ndjekin shembullin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë./VOA

Etiketa: meloniRamavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

"Propagandë"/ Gazetarja Kepi: Ja të pavërtetat në fjalimin e Ramës krah Melonit

TË GJITHA

Hetimi për Tunelin e Llogarasë, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

09:08 : 03/11/2025

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

09:06 : 03/11/2025

Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

09:03 : 03/11/2025

Sizifi i dorëheqjes

08:57 : 03/11/2025

Qendrat për emigrantët në Shqipëri dështuan, po faturën kush po e paguan?

08:47 : 03/11/2025

Trump: Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete

08:37 : 03/11/2025

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

08:29 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com