• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama e shkarkoi, Gledis Nano fiton gjyqin ndaj shtetit, do paguhet për 60 muaj të mandatit 5 vjeçar

14:18 : 04/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata Administrative e Tiranës, ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e Gledis Nanos, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili në padinë e tij, ka kërkuar pagesat mujore bruto për një periudhë 5 vjeçare.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja administrative Afërdita Caco, e cila urdhëroi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit, të paguajnë pagën për 60 muaj me radhë, njësoj sikur të kishte mbyllur mandatin 5 vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit.

Tashmë shteti Shqiptar, në borderonë ekonomike paguan dy Drejtorë të Përgjithshëm Policie, Muhamet Rrumbullakun që është në detyrë dhe Gledis Nanon që u shkarkua nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Në vendimin e saj Gjykata Administrative thotë se qeveria ka diskrecion të pakufizuar në emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por këtë diskrecion nuk e ka për shkarkimin.

Kjo pasi ligji e thotë qartë se shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mund të bëhet vetëm në dy raste: kur dënohet me vendim gjykate, të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale ose nuk përmbushen objektivat strategjikë për shkak të performancës së ulët të tij.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Nisur nga këto rrethana, administrativja vendos që ta konsiderojë të paligjshëm shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe t’i japë Nanos të drejtën e marrjes së pagave për të pesta vitet, sa e ka të parashikuar me ligj mandati i tij.

Njëherësh në vendimin e saj gjyqtarja Afërdita Caco, ka pranuar kërkesën e Gledis Nanos, për ekzekutim të menjëhershëm të përkohshëm të vendimit, pa pritur se çfarë do të vendosi Apeli Administrativ.

Kjo tregon se Nano, përmes përmbaruesve privatë mund ta verë në ekzekutim menjëherë vendimin gjyqësor për të marrë 60 pagat. Por në rast të prishjes së vendimit apo rëzimit të kërkesës, shumat financiare Nano duhet ti kthejë sërish në buxhetin e shtetit.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shkarkua nga kryeministri Edi Rama në  31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Periudha e shkarkimit të tij përkoi në kulmin e sezonit turistik, ku pas disa ngjarje me skafe në det, ku më e rënda ishte ajo e vrasja së një fëmije nga polici i Elbasanit Arjan Tase, zhdukja e Ervis Martinaj dhe më pas arrestimi i shoqëruesit të tij, policit Jeton Lami, solli largimin e Gledis Nanos.

Në vend të tij, u emërua drejtori aktual i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili më parë mbante detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Vetë Kryeministri Rama e argumentoi vendimin me zhvillime të papëlqyeshme në Policinë e Shtetit. Rama tha se Nano i ka thënë se do ta japë dorëheqjen, por që rezultoi që nuk e dha më pas, duke bërë që qeveria ta shkarkojë. Ish-drejtori Nano ishte një nga drejtuesit më afatshkurtër që qëndroi në krye të Policisë së Shtetit.

Pas shkarkim të Nanos, Ambasada Amerikane në Tiranë reagoi përmes një statusi duke thënë se: “…i shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i Amerikës si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit….”./Ora News

Etiketa: do të paguhetDrejtori i Policisë së ShtetitEdi Ramafitongjyqingledis nanoshkarkimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
Para

Barra e sëmundjeve po rëndohet, infeksionet respiratore rritje vjetore mbi 15% më 2024

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com