• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Gratë janë gjithmonë të sëmura, por burrat vdesin të parët”

Në fakt, ka disa të vërteta në këtë paragjykim seksist, konstaton një studim shkencor. Gratë ankohen më shpesh për sëmundjet, burrat vdesin më heret.

09:28 : 04/06/2024
në BOTA, SHENDETI

“Gratë vazhdimisht ankojnë se janë të sëmura: ndonjëherë ‘më dhemb shpina’, pastaj ‘më dhemb koka’, e kur nuk ka këso ankesash, atëherë përdorin ate ‘më lër rehat, jam në depresion’. Ndërsa burrat heshtin – dhe vdesin të parët. Kjo ndodh pjesërisht për shkak se përplasen me një makinë, rrëzohen të vdekur nga sulmi kardiak, zemra u rreh më shpejt, apo dhe vdesin në qetësi të plotë, Ose së fundi vdiqën shumë edhe nga korona.

Këto pohime tingëllojnë si biseda për “burrat e vërtetë” pas birrës së katërt. Paragjykimet e tilla të këqija seksiste mund të dëgjohen në mbarë botën. Por ky është përafërsisht edhe konstatimi i një studimi të madh shkencor të botuar në revistën prestigjioze mjekësore Lancet Public Health, bazuar në 20 sëmundjet më të zakonshme dhe shkaqet e vdekjeve në të gjitha moshat dhe të gjitha rajonet e botës. Arsyet për këtë janë megjithatë shumë më komplekse nga sa imagjinohen.

Dallimi midis gjinive në shëndet bëhet i dukshëm që në adoleshencë. Është mosha jo vetëm kur dallimet biologjike mes gjinive bëhen të dukshme, por edhe kur ndjenja e përkatësisë gjinore – pavarësisht gjinisë biologjike – fillon të ndikojë në jetë. “Nuk është vetëm trupi biologjik me të cilin keni lindur. Është edhe ndjenja e gjinisë në mjedis që shkakton dallimet”, shpjegon profesoresha Sarah Hawkes nga University College London.

Edhe mjekët janë seksistë

Lexo edhe:

Si ta kuptoni se dhimbja juaj e kokës lidhet me diabetin

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

Shtatëzania dhe problemet shëndetësore
Shtatëzania dhe problemet shëndetësoreFotografi: Irina Heß/Westend61/Imago Images

Shkaqet janë të shumta dhe nuk janë vetëm për shkak të dallimeve fiziologjike, apo zakoneve në shoqëri. As mjekët nuk janë pa faj. “Ne e dimë se tashmë ka një paragjykim në diagnozat e mjekëve, ku gratë do të diagnostikohen me një çrregullim mendor shumë më shpejt”, thotë një nga autoret e studimit, Luisa Sorio Flor nga Instituti Amerikan për Vlerësimin e Shëndetit.

Në të njëjtën kohë, edhe nëse ankohen për çrregullime mendore, meshkujt do të kenë më pak gjasa të dërgohen për terapi, ndër tjerash për shkak të paragjykimit se “burrat” nuk kanë nevojë për të. Në këtë mënyrë, statistikat tregojnë një numër më të madh të grave që vuajnë nga çrregullime mendore.

“Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës” – siç quhet shpesh dhimbja në pjesën lumbale të shtyllës kurrizore, është pak më e vështirë të shpjegohet. Këtu sigurisht luajnë një rol arsyet fiziologjike, si ndjeshmëria më e madhe ndaj dhimbjeve për shkak të luhatjeve hormonale, ndryshimet në formën e skeletit, si dhe stresi fizik, i cili shkaktohet lehtësisht nga shtatzënia dhe lindja.

Por ka edhe studime të tjera, të cilat dëshmojnë se edhe mjekët gabojnë kur bëhet fjalë për dhimbje shpine. Në studim thuhet se këtë e bëjnë si mjekët meshkuj ashtu edhe femra, edhe pse hulumtimet më të detajuara kanë treguar se shtylla kurrizore e femrave është në gjendje shumë më të keqe se e meshkujve, të cilët më shpejt dërgohen për terapi. Autorët e këtij hulumtimi besojnë se as vetë gratë nuk kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë rast sepse janë shumë të zëna me vendin e tyre të punës, apo me mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin për familjen.

“Sëmundjet e grave” nuk janë aq të rëndësishme

Një burrë rri ulur në krevat dhe kollitet
Burrave u besohet më shumë për disa sëmundjeFotografi: Daniel Ingold/Westend61/IMAGO

Sorio Flor dhe shkencëtarët e tjerë krahasuan të dhënat e studimit nga viti 1990 deri 2021 gjetën diçka interesante: “Në disa kategori mund të vërehen më pak raste të sëmundjes, por raporti midis burrave dhe grave mbetet i qëndrueshëm”. Ndërsa në rastin e “sëmundjeve tipike të grave” – dhimbje shpine dhe depresioni, dallimi është shumë i vogël.

Profesori londinez mendon se seksizmi ekziston –  në të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor: “Unë mendoj se ka një tendencë në kujdesin shëndetësor për të barazuar shëndetin e gruas me aftësinë për t’u riprodhuar. Në të njëjtën mënyrë, shëndeti i një gruaje përqendrohet kryesisht tek mitra”, beson Hawkes.

Studiuesit, të cilët kanë publikuar punimin, bëjnë të ditur se do të përpiqen të marrin të dhëna më të shumta dhe cilësore, por problemi i tyre në rritje është korrektësia politike. Domethënë, gjithnjë e më shpesh në diagnoza nuk shënohet fare gjinia e pacientit, e sidomos jo orientimi gjinor. Kjo u pa edhe në kohën e pandemisë COVID-19: nëse do të kishte të dhëna më të mira për gjininë e pacientëve, ndoshta nga kjo mund të nxirren disa përfundime për terapi më të mirë.

Për Sorio Flor, ky studim tregoi fillimisht një fakt banal: “Rezultatet tona janë mjaft të qarta. Nevojat shëndetësore të burrave dhe grave janë thjesht të ndryshme”. Ky duhet të jetë gjithashtu një mësim për sistemet shtetërore të kujdesit shëndetësor: për sëmundje “burrash” si infarkti, ka mrekulli në të gjitha spitalet dhe ka gjithmonë para për teknologjinë e vërtetë hapësinore. Por për sëmundjet e “grave”, edhe kur është shëndeti mendor, bëhen kursime të rregullta dhe shkurtohen shpenzimet./DW

Etiketa: burratgratesemundjevdekshmeri

Lajme të lidhura

SHENDETI

Si ta kuptoni se dhimbja juaj e kokës lidhet me diabetin

15:22 : 27/06/2025
AKTUALITET

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

19:40 : 21/06/2025
AKTUALITET

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

12:41 : 21/06/2025
AKTUALITET

“6 mln euro për satelitët, 4.3 për kopshtin Eden”/ Gazetari-Ramës: Gratë me kancer presin të ndizet pajisja

22:04 : 16/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

11:54 : 12/06/2025
AKTUALITET

Tjetër skandal në Onkologjik! Brakiterapia jashtë funksionit, gratë me kancer s’bëjnë dot trajtim

18:09 : 11/06/2025
Para

“Vendosi ndonjë nga ato vulat e tua”/ Përgjimet, si kalonin në Rinas personat që kishin thyer rregullat e BE

TË GJITHA

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

19:22 : 27/06/2025

Pas konfirmimit të trajnerit të ri, Flamurtari rinovon me dy futbollistë

19:17 : 27/06/2025

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

19:05 : 27/06/2025

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

18:50 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com