• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë propozon 3 ditë bojkot të seancave

14:06 : 04/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhoma Kombëtare e Avokatisë është mbledhur ditën e sotme për të marrë një vendim mbi qëndrimin që do të mbajë pasdhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesit të 29 Majit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka një propozim të anëtarëve të këshillit drejtues të Dhomës së Avokatisë për 3 ditë bojkot të seancave gjyqësore.

Para se të niste mbledhja me dyer të mbyllura, kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia deklaroi se avokatit Sokol Mëngjesit do t’i duhen disa ditë që të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma, teksa shtoi se juristi ka dëmtime në sistemin nervor, siç theksoi ai, veçanërisht në edemat që janë të rrezikshme për jetën e njeriut.

“Dua tju informoj për gjendjen shëndetësore, dje është çuar me avion ambulancën në Greqi në një klinikë të specializuar dhe u informova që parametrat shëndetësorë ka në kuotat e mira shëndetësore. Trajtimi do të vazhdojë dhe duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale për shkak të dëmtimeve që ka në sistemin nervor dhe kryesisht në edemat që janë të rrezikshme për jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. I urojmë shërim të shpejtë dhe të jetë sa më shpejt në gjirin tonë. Por para së gjithësh për jetën e vet, të ketë shëndetin, ti minimiziohet stresi atij dhe familjes, por edhe neve”, tha ai.

Gjitjhashtu, Maks Haxhia bëri thirrje që politika të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve si shkaktarë të situatave. Sipas tij avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë.

Lexo edhe:

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Dhoma e Avokatisë: Kambanë alarmi për sigurinë

“Dua të bëj më dije që nëpërmjet këtij rasti ne jemi mbledhur dhe kemi përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese që i janë bërë avokatëve. Ne këtë situatë e prisnim, por jo deri në këtë shkallë. E prisnim sepse drejtësia paraqiti një sërë problemesh. Ajo reformë që ne kemi dashur dhe që kemi pritur nuk është ajo që kemi dashur dhe që prisnim ta konceptonim për të realizuar drejtësi të paanshme dhe jo drejtësi të varur dhe diskriminuese veçanërisht të avokatit. Kjo bëri që të ndodhemi sot në situata të tilla. Unë i bëj thirrje publikut të tregojë shkallë të lartë civilizimi, të vlerësojë profesionin e avokatit jo vetëm kur ka nevojë për avokat. Avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë. Mos e nisni vlerësimin e tyre nga pikëpamje se humbni një gjyq nga interesat e ngushta, sepse ditën tjetër do keni prapë gjyq dhe do keni nevojë për avokat. I bëj thirrje edhe politikës, që të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve si shkaktarë të situatave, si avokatë të kriminelëve. Të gjesh elementë mbrojtës edhe tek ai gabon tregon civilizim të shoqërisë dhe shtetit”, tha Haxhia.

Ngjarja:

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua në mënyrë barbare me sende të forta mëngjesin e të mërkurës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte lënë djalin e vogël në kopësht.

Tre autorët e sulmit, të identifikuar nga kamerat e sigurisë janë shtetasit Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç dhe Elton Kasaj, 33 vjeç, teksa pas krimit, janë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Romario Tabaku, 26 vjeç me automjetin tip “Audi” me targa “AB696JT”. Aktualisht ndodhet në qeli vetëm Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua, teksa tre të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Sipas hetimeve të autoriteteve policore, avokati Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, teksa si organizator i dhunimit të tij dyshohet se është shtetasi Dritan Nano 58 vjeç, i cili është ndaluar nga Policia.

Avokati Sokol Mëngjesi përfaqësonte në një proces gjyqësor 8 trashëgimtarë të një prone, proces gjyqësor i cili është fituar prej tyre në të dy shkallët e gjyqësorit.

Paraprakisht, të 8 trashëgimtarët kishin firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit Sokol Mëngjesi në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve kanë zbatuar kontratën me studion ligjore “ALTERUM SHPK” të Sokol Mëngjesit, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Dritan Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pronë tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku janë ndërtuar kulla.

Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i Mirel Mërtirit në çështjen e Inceneratorit të Tiranës, teksa më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha.

Sokol Mëngjesi ka dhe një karrierë akademike në Universitetin e Tiranës, ku momentalisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Etiketa: bojkotdhoma e avokatisedhunaMaks HaxhiaSokol Mëngjesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

15:25 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Dhoma e Avokatisë: Kambanë alarmi për sigurinë

18:11 : 06/10/2025
AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Kolaps në drejtësi”/ Avokatët e Vlorës denoncojnë bllokimin e çështjeve në Apel, akuza KLGJ-së

20:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
BOTA

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025
Para

Çaste paniku në Milano! Shqiptari ndjek me pistoletë në dorë fqinjin dhe e qëllon

TË GJITHA

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com