• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investigimi i Rai3: Shqipëria e narkos dhe punët e Urso JR. me miqtë e Ramës

14:49 : 02/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Emisioni investigativ i Rai3 vijon sonte transmetimin e pjesës së dytë të investigimit të marrëveshjes së refugjatëve Rama – Meloni. Ashtu si edhe në puntatën e pare, investigimi i ‘Report’ e portretizon Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si një narkoshtet të lidhur me mafien ndërkombëtare. Në puntatën e sotme Report paralajmëron të bëjë të ditur lidhjet mes krimit dhe politikës, pastrimin e parave të mafies në biznesin e ndërtimit në Shqipëri dhe lidhjet okulte në kupolën e Rilindjes, ku si shembull sillet edhe investitori strategjik i Ramës në Jug të Shqipërisë, Artan Gaçi, burri i ish-ministres së Ramës dhe deputetes Olta Xhaçka.

Nga Alessandro Mantovani

Sonte, ‘Report’ rikthehet në Shqipëri, pak ditë pas reklamës së Giorgia Melonit për vendqëndrimet e emigrantëve. Do të jetë një spot publicitar i reduktuar i atij të 5 qershorit.

Qendrat e zhvendosura në ish-koloninë, të cilën qeveria premtoi se do t’i hapte më 20 maj, siç e dimë, nuk janë ende gati. ‘Punimet do të përfundojnë në nëntor’, ka deklaruar roja i kantierit për gazetarin Giorgio Mottolatë ‘Report’.

Por, Edi Rama, kryeministri shqiptar që ka bërë marrëveshjen me kryeministren italiane ka e cilësuar episodin e parë të emisionit të Sigfrido Ranucci-t si ‘të neveritshëm’: në një intervistë thuajse një përleshje, Rama hedh poshtë me përbuzje akuzën se është duke udhëhequr një shtet të ndotur nga paratë e trafikut të drogës.Meloni, ndërkohë nuk pranoi të fliste me ‘Report’. Ose me Telemelonin ose asgjë.

Lexo edhe:

Kokë turku për një Republikë pa leje

Zbulohet projekti/ Rama, Oppenheim dhe Shytët shndërrojnë Vlorën në një geto me ngjyra

Dje ajo i ka dërguar sërisht ‘një përqafim’ Ramës dhe ka sjellë në vëmendje se 14 vende të tjera të Bashkimit Europian janë gati të ndjekin Italinë në metodën e zhvendosjes së emigrantëve.

Por, Shqipëria flet vetë. Në Tiranën e rrokaqiejve, ku Rama ishte kryetar bashkie para se të bëhej kryeministër, për çdo tre kulla ka një nën hetim për korrupsion apo lidhje të dyshuara me trafikun e drogës.

60% e 3.7 miliardë eurove të investimeve në pasuri të paluajtshme në vitin 2023, shpjegon ‘Report’ me ndihmën e Ola Xama, (gazetare shqiptare për ekonominë), nuk vjen nga sistemi bankar dhe për rrjedhojë nuk gjurmohet.

Ndërtimi i kampit të Gjadrit

Sa i përket qendrave italiane të pritjes së emigrantëve, kostot kanë shkuar nga 39 në mbi 65 milionë: një shumë marramendëse për 3000 persona.

Tenderat për parafabrikatet në Gjader u fituan nga Ri Group Spa, një kompani me bazë në Leçe që i referohet Salvatore Tafuro, kompani që u dërgua në gjyq në 2018 dhe më pas u ndalua në 2019 për manipulim të ofertave dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë të forcave ajrore ushtarake lidhur me qendrën e identifikimit të Foggia.

Tenderi për menaxhimin, me një ulje prej 4.9% që e çon në 134 milionë euro në 4 vite, i shkoi Medihospes.

Është një gjigant në këtë sektor, i lidhur me La Cascina, kooperativa historike e Comunione e Liberazione e cila lulëzoi për dekada derisa menaxherët e saj ndërmjetësuan për korrupsionin në hetimin i njohur si Mafia e Kapitalit, edhe pse në fakt nuk ishte një mafia.

Medihospes është menaxheri kryesor i qendrave të emigrantëve në Romë, por edhe përtej kryeqyetit italian, në kushtet më çnjerëzore në të cilat jetonin të huajt edhe në qendrën në Foggia, të cilat u dokumentuan nga Fabrizio Gatti në ‘L’Espresso’.

Lidhjet e miqve të Ramës me djalin e ministrit italian

Të tjerë italianë, rrëfen ‘Report’, bëjnë biznes në Shqipëri. Një fije e kuqe lidh Pietro Urso, kreun e një kompanie lobimi – Italian World Serve – nga e cila babai i tij Alolfo u shkëput përpara se të merrte rolin e ministrit të Made in Italy, me ish-politikanin e fuqishëm shqiptar Artan Gaçi dhe me vetë Ramën.

Për këtë flet Francesco Becchetti, sipërmarrësi kontrovers nga Roma që hapi kanalin Agon TV në Tiranë, i cili u dënua me 17 vjet në Shqipëri dhe tani po kërkon 135 milionë euro nga qeveria shqiptare në bazë të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.

Në Dhomën e Tregtisë Shqiptare Urso jr. Rezulton se është pronar i Asigest Broker Albania, një emër i ngjashëm me Asigest Broker spa italian e cila operon në sektorin e sigurimeve nën përgjegjësinë e Ministrisë së Made in Italy, dikur e Zhvillimit Ekonomik dhe e drejtuar pikërisht nga Urso babai.

Në Asigestin shqiptar përfshihet edhe një kompani tjetër nga Tirana, Generate, në pronësi të një farë Andi Canaj, gjithashtu ortak i italianëve të tjerë në të dy brigjet e Adriatikut. Ai u takua me Pietro Urson, shpjegoi për ‘Report’, ‘një nga miq të përbashkët’.

Ndërsa Urso Jr. ka deklaruar se nuk e njeh partnerin. Mistere! Canaj është i lidhur me Gacin: është ‘punonjësi i tij’ ka konfirmuar për ‘Report’. Në fakt, ai përdor një adresë emaili nga Atcc, kompania e Gacit. Vetë Gaçi nuk është dokushdo. Socialist, i afërt me kryeministrin, ish-deputet dhe ish-kryetar i komisionit parlamentar të miqësisë italo-shqiptare njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme të Ramës, Olta Xhaçka.

Gaçi po ndërtonte një resort luksoz me vlerë mbi 5 milionë euro pak metra larg detit, në jug të Vlorës, por operacioni përfundoi në qendër të një hetimi korrupsioni dhe kantieri u sekuestrua nga drejtësia shqiptare. Plazhi përballë iu dha për përdorim ekskluziv nga qeveria, anëtare e së cilës ishte gruaja e Gaçit, partner i kompanisë Agtcc Hotel, menager i një burri të lidhur me ish-politikanin dhe që është e vendosur në të njëjtën adresë si Generate, pra kompania e Canaj është partnere e Pietro Urso./ Il Fatto Quotidiano

Etiketa: investigimiRai 3Rama

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Kokë turku për një Republikë pa leje

12:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

Zbulohet projekti/ Rama, Oppenheim dhe Shytët shndërrojnë Vlorën në një geto me ngjyra

10:43 : 10/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth/ Bardhi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës “i fortë me të dobëtit”

21:09 : 09/07/2025
AKTUALITET

Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

20:46 : 09/07/2025
Screenshot
AKTUALITET

Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim (VIDEO)

19:56 : 09/07/2025
AKTUALITET

Raporti i BE-së “shkund” Ramën, Nesho: Europa është ngopur me propagandën

17:46 : 09/07/2025
Para

SHBA/ Të shtëna me armë gjatë festës në Ohio, një i vdekur dhe 26 të plagosur

TË GJITHA

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

18:04 : 10/07/2025

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

17:55 : 10/07/2025

Nis rrugëtimi europian për Partizanin, ja si rreshtohen të kuqtë në transfertën estoneze

17:54 : 10/07/2025

Zjarr në Shënkoll të Lezhës, flakët rrezikojnë banesat përreth

17:43 : 10/07/2025

Zyrtare/ Theo Hernandez i jep lamtumirën Milanit, i bashkohet Inzaghit në Arabi

17:38 : 10/07/2025

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë/ Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen: Efeketivët ushtruan forcë

17:37 : 10/07/2025

Disfata e Real Madrid, Xabi Alonso drejton gishtin te Vinicius dhe Mbappe

17:28 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com