• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden dhe Trump me qëndrime të ndryshme për fuqinë ushtarake amerikane

20:38 : 31/05/2024
në BOTA

Kandidatët për president Joe Biden dhe Donald Trump thonë se Amerika ka nevojë për një ushtri të fortë. Presidenti Biden thotë se ushtria amerikane është e fortë në gjendjen e tanishme. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, ish-presidenti Trump thotë se presidenti Biden ka dobësuar ushtrinë amerikane, të cilën zoti Trump do ta rindërtojë kur të jetë bërë president.

Presidenti Joe Biden u tha të shtunën të diplomuarve në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara se Amerika nuk u ka kërkuar ndonjëherë më parë ushtarakëve të bëjnë gjëra kaq të ndryshme , në kaq shumë vende të ndryshme, të gjitha në të njëjtën kohë.

“Në këto momente, ushtarët amerikanë po mbështesin ukrainasit trima në luftën e tyre për liri. Ushtarët tanë po punojnë pa pushim për të vazhduar transportimin e municioneve dhe pajisjeve në tokë, det dhe ajër”, tha presidenti Biden.

Ndër këto angazhime është edhe Lindja e Mesme.

“Forcat Ajrore Amerikane kanë dërguar ushqime nga ajri, me dhjetëra mijëra vakte për njerëzit në Gazë. Përpara sulmit të paprecedent të Iranit ndaj Izraelit, ne bashkuam partnerët, ndër ta edhe vende arabe, për ta zmbrapsur sulmin”, tha presidenti Biden.

Lexo edhe:

Investitorët të shqetësuar: Trump mund të shkaktojë një tjetër tronditje në tregjet financiare

Trump largon mbi 1.300 punonjës nga Departamenti i Shtetit

Ish-presidenti Donald Trump thotë se presidenti Biden po e udhëheq ushtrinë amerikane drejt një “situate jashtëzakonisht të rrezikshme”.

“Vendi ynë është poshtëruar plotësisht. Dhe kemi një president të korruptuar, të kompromentuar, Joe Biden-in, që po na tërheq drejt Luftës së Tretë Botërore. Kjo është ajo që po ndodh”, tha zoti Trump.

Ai thotë se presidenti Biden nuk duhet të rrezikojë një luftë me Rusinë apo Kinën. Në një mesazh elektoral, ish-presidenti Trump premtoi se do ta pozicionojë ushtrinë amerikane në mbështetje të një politike të jashtme që vendos interesat e Amerikës të parat.

“Do t’i kërkoj Evropës të na rimbursojë për koston e riplotësimit të rezervave në armatime që i janë dërguar Ukrainës, diçka që duhet të ishin duke e bërë tani, por Joe Biden-i është shumë i dobët dhe i parespektuar që ta kërkojë këtë”, tha zoti Trump.

Presidenti Biden thotë se ushtria amerikane po forcon aleancat dhe po investon tek masat parandaluese.

“Në mbrojtje të vlerave tona duke iu kundërvënë tiranëve, dhe duke ruajtur paqen, por duke ruajtur liritë dhe tolerancën. Falë Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara po bëjmë atë që vetëm Amerika mundet ta bëjë, si vendi i pazëvendësueshëm, si superfuqia e vetme e botës dhe vendi demokratik udhëheqës në botë”, tha presidenti Biden.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se gjatë vitit fiskal 2023 u rekrutuan 40 mijë ushtarë më pak nga objektivi i vendosur.

Ish-presidenti Trump thotë se kjo ndodh pasi shumë njerëz nuk duan të shërbejnë në ushtrinë amerikane për shkak të politikave të presidentit Biden dhe largimeve nga puna me motive politike.

“Do të rikthehej kulturën krenare dhe traditat e nderuara të forcave të armatosura amerikane dhe nuk do të lejohet marksizmi, nuk do të lejohet komunizmi dhe do t’i largojmë fashistët”, tha ish-presidenti Trump.

Ushtria amerikane thotë se janë disa arsye për rënien e numrit të rekrutëve të rinj, përfshirë një ekonomi më e fortë – që u jep të rinjve më shumë opsione – dhe një mosbesim më i madh tek institucionet në radhët e të rinjve që i përkasin të ashtuquajturës Gjenerata Z, pra të lindurit gjatë viteve 1997 – 2012./VOA

Etiketa: donald trumpJoe Biden

Lajme të lidhura

BOTA

Investitorët të shqetësuar: Trump mund të shkaktojë një tjetër tronditje në tregjet financiare

12:13 : 12/07/2025
BOTA

Trump largon mbi 1.300 punonjës nga Departamenti i Shtetit

18:42 : 11/07/2025
BOTA

Trump dhe Netanyahu, takohen për Gazën: Synohet marrëveshje për armëpushim 60-ditor

21:43 : 08/07/2025
BOTA

Trump rrit presionin për tarifat, paralajmëron taksë 10% ndaj vendeve BRICS

22:52 : 07/07/2025
BOTA

Elon Musk paralajmëroi krijimin e një partie të re, Trump: Është qesharake

09:25 : 07/07/2025
BOTA

A po heqë dorë SHBA nga Ukraina?

08:19 : 07/07/2025
Para

Dhunimi i avokatit, Policia kontrolle edhe jashtë Tiranës për kapjen e autorëve

TË GJITHA

EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

13:04 : 12/07/2025

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

12:58 : 12/07/2025

EMRI/ U kap me 40 mijë euro veshje kontrabandë në furgon, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

12:38 : 12/07/2025

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

12:37 : 12/07/2025

Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” në Fier/ Flakët pranë shtyllave elektrike, ndërpritet energjia

12:25 : 12/07/2025

DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura

12:16 : 12/07/2025

Investitorët të shqetësuar: Trump mund të shkaktojë një tjetër tronditje në tregjet financiare

12:13 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com