• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

GSJP: Rritja e partive të së djathtës së skajshme në Evropë rrezikon ardhmërinë evropiane të Kosovës

21:51 : 30/05/2024
në RAJONI

Në një raport të publikuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, me seli në Prishtinë, thuhet se ngritja e së djathtës në shumë prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në zgjedhjet për Parlamentin e bllokut që pritet të mbahen javën e ardhshme, mund të rrezikojë më tej ardhmërinë evropiane të Kosovës.

“Në dritën e kësaj rritjeje të së djathtës së skajshme në Parlamentin Evropian, lihet të kuptohet se ky mund të jetë edhe parlamenti më kundër Kosovës në histori të saj. Arsyet ndryshojnë, por nëse ndjekim parashikimet aktuale të paktën 20 për qind e eurodeputetëve të ardhshëm mund të jenë kundër perspektivës së anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian”, tha autori i raportit, Alejandro Esteso Perez.

Sipas raportit kjo mund të jetë për shkak të kundërshtimit të një pjese të eurodeputetëve ndaj zgjerimit në përgjithësi, ose për shkak të rezervave politike rreth sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Raporti i kërkon Kosovës që pavarësisht kohërave sfiduese të vazhdojë tutje në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe:

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

“Nuk është një kontekst ndërkombëtar i lehtë për Kosovën por nuk ka alternativë tjetër për Kosovën përveç rrugës së integrimeve evropiane”, tha zoti Perez.

Engjëllushe Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare tha se për Kosovën është me rëndësi që të përqendrohet në marrëdhënie më të ngushta me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Mënyra se si duhet të ndërtohen koalicionet e Kosovës me disa shtete anëtare për disa çështje kyçe që kanë kompozicionin më të madh të Parlamentit Evropian por edhe partive që janë më konservatore ose që janë të qendrës së djathtë të cilat janë në pushtet në disa shtete anëtare me ndikim në politikbërjet e Evropës për mandatin e ardhshëm, mandat që është shumë kyq jo vetëm për Evropën por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe tri shtetet e Evropës Lindore”, tha zonja Morina.

Demush Shasha nga Instituti Epik tha se nuk sheh vullnet politik te asnjëra palë për integrime evropiane.

“Aq sa nuk po shoh vullnet në nivel të Bashkimit Evropian aq nuk po shoh në nivel këtu te ne. Nuk është lehtë të akuzosh BE-në se nuk ke vullnet, vizion por të fillojmë nga shtëpia jonë. Këtu në Ballkan po shihet qartazi në gjithë rajonin nuk ka vullnet politik për reformat që po kërkohen në rrugën tonë evropiane”, tha zoti Shasha.

Raporti thekson se Prishtina zyrtare duhet të përshpejtojë dhe forcojë reformat e saj demokratike për t’u forcuar më tej si një partner demokratik i besueshëm. Kosova gjithashtu duhet të ketë një qasje më të hapur politike kundrejt aleatëve të saj ndërkombëtarë, të cilët mund ta vendosin atë në një pozicion më të mirë veçanërisht në kuadër të dialogut me Serbinë.

Kosova mbetet shteti i fundit në rajon në procesin e integrimeve evropiane dhe një nga kushtet kryesore drejt kësaj rruge është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë./VOA

Etiketa: Evropekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
Para

"Komisioni"/ Bylykbashi: Dënim me vdekje për opozitën nëse bëhemi palë me Ramën

TË GJITHA

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com