• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balla: 20 të shpallur në kërkim janë në Dubai, s’ka shans të jenë më shumë

22:21 : 30/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se janë identifikuar 20 persona të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që ndodhen në Dubai.

Sipas Ballës, nuk ka shanse që brenda territorit të jenë persona të tjerë të shpallur në kërkim nga Shqipëria, për shkak të sistemit që ka Dubai në kufi.

Ministri i Brendshëm vazhdoi me propagandë se ka dërguar kërkesat për ekstradim, ndërkohë që ato janë të pavlera, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje ekstradimi me asnjë shtetit.  Balla tha do të bëhet çdo përpjekje për të marrë personat e përfshirë në krime të rënda, duke përdorur edhe deportimin.

Taulant Balla: Kemi çuar të tria marëveshjet sepse pjesa e ekstradimit lidhet me tre marrëveshje, njëra është për ekstradimin, njëra është për vuajtjen e dënimit dhe për çështjet e juridiksionit gjyqësor. Të tria këto marrëveshje janë në proces vajtje ardhjes mes ministrive të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë të Emirateve të bashkuara. Politikisht, mund t’ju them dhe keni njofitmin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë të Emirateve të Bashkuara që kemi diskutuar për këtë çështje dhe kemi dëshirën për t’i përmbyllur. Tani,  shumë prej kolegëve të zotit Koka dhe zotit Ferhati mund të thonë që jemi dakord por edhe po e firmosët marrëveshjen ata nuk do e zbatojnë. T’ju them të drejtën kam pasur një bisedë shumë të hapur me ministrin e Brendshëm kur i kam thënë që shikoni kur bëhet fjalë për krime të rënda ne do ngulmojmë në çdo lloj mënyre për t’i marrë. Këtu pastaj ka edhe një moment tjetër që mund të përdorim edhe deportimin  jo ekstradim që kërkon një proces më të gjatë gjyqësor.

Blendi Fevziu: Sa persona kemi ne që kërkohen në Dubai, me informacionet që keni ju?

Lexo edhe:

Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Taulant Balla: Nuk e kam bërë një përmbledhje të saktë të një numri, por mund të themi që janë me dhjetëra.

Blendi Fevziu: A rrezikon që Dubai të jetë një mit dhe një pjesë e këtyre të jenë në Europë sepse keni thënë që filani është në Dubai, pastaj janë arrestuar një në Spanjë, një në Francë, një këtu e një atje?

Taulant Balla: Shumë ma kanë bërë këtë pyetje. Besoj që biem dakord që është krijuar një koncept i gabuar te pjesa e personave me background kriminal dhe që e kanë shfrytëzuar këtë në kuptimin që bëjnë një ngjarje kriminale dhe e konsiderojnë si një shpresë për t’u fshehur atje. Ajo që unë mund të them publikisht sot është që ne do të bëjmë gjithçka që ky destinacion të mos konceptohet si i tillë.

Spartak Koka: Vetëm kërkesa sepse do të jetë në vullnetin e Dubait nëse do t’i pranojë kërkesat tuaja apo jo, mund të ketë dëshirë ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë, por s’ka vullnet qeveria.

Taulant Balla: Vullneti i Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme është…

Spartak Koka: Ju kanë dhënë afate?

Taulant Balla: Unë pres në javët apo muajt në vijim që ministri bin Zayed të vizitojë Shqipërinë për të vazhduar këtë dhe të gjejmë të gjitha instrumentat që jo vetëm nëse arrijmë të mbyllim marrëveshjen, por të gjejmë mundësitë që edhe pa marrëveshje, personat e akuzuar për krime të rënda, ne të kemi mundëisnë t’ia vëmë në dispozicion drejtësisë.

Kemi identifikuar 20 persona që kemi marrë konfirmimin që janë në Dubai persona që kemi në kërkim. Shanset që në atë shtet të ketë persona të paidentifikuar që të jenë brenda kufirit të tyre janë thuajse zero se kanë një sistem shumë të mirë të hyrjes në kufi.

Etiketa: 20 personaDubaiTaulant Ballatë shpallurit në kërkim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

14:59 : 10/11/2025
AKTUALITET

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokuror

20:04 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Sulmoi ambasadorin e BE-së, të dënohet/ Berisha-Ballës: Trillim, s’ka njeri që i respekton më shumë se unë

11:12 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Lushnjarët” e Kombëtares së Futbollit, zbulohet pallati ku kanë bërë kontrata fiktive disa futbollistë

21:08 : 05/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025
Para

Murrizi: Një zyrtar i lartë nën hetim kërcënoi prokurorin e SPAK

TË GJITHA

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com