• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Maqedoni e Veriut| BDI kritikon koalicionin mes VLEN dhe VMRO-DMPNE

20:34 : 29/05/2024
në RAJONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti akuzoi të mërkuren koalicionin ‘Vlen’ dhe VMRO-DPMNE për anashkalim të legjitimitetit të votës shqiptare, duke e lënë atë jashtë qeverisë ndonëse koalicioni “Fronti Evropian” mori më shumë vota të elektoratit shqiptar. Ai e quan vasal veprimin e koalicionit ‘Vlen’ për të hyrë në qeveri me VMRO-në, duke thënë se kjo është një shkelje e Marrëveshjes së Ohrit. Zoti Ahmeti paralajmëroi hapa të mëtejshëm “në mbrotje të legjitimitetit të votuesve shqiptarë”, por pa hollës të tjerë mbi këtë.

Ndërkohë, VMRO-ja thotë se vullneti i shumicës kërkon që BDI-ja të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësinë. Edhe koalicioni ‘Vlen’ pret që BDI-ja të jetë një opozitë konstruktive.

Edhe pse kushtetuta e vendit nuk përcakton se kush duhet të përfaqësojë shqiptarët në pushtetin ekzekutiv, drejtuesi i ardhshëm opozitar shqiptar Ahmeti ngul këmbë se kjo duhet të jetë forca politike me shumicën e fituar të votave të komunitetit të dytë më të madh në vend.

“Përkundër të gjitha argumenteve, numrit të vota ve dhe të deputetëve, humbësit e zgjedhjeve pa legjitimitetin e sovranit u nënnshtruan tërësisht duke injoruar vullnetin e popullit, Marrëvesshjen e Ohrit, legjitimitetin, dhe pa pasur aspak respekt për ata që sollën të gjitha ndryshimet cilësore në vendin tonë. Në këtë kontekst, qytetarët na pyesin” ç’kuptim ka demokracia në vendin tonë nëse komuniteti shumicë përcakton se kush i përfaqëson shqiptarët, turqit, romët dhe komunitet tjera?”, u shpreh zoti Ahmeti.

Zoti Ahmeti duke folur në një konferencë shtypi nga selia e partisë në Tetovë, nuk saktësoi se cilat do të jenë hapat e mëtejmë të “Frontit Evropian”, duke thënë se publiku do të njoftohet së shpejti me vendimet e Frontit pas konsultimeve me drejtuesit e koalicionit.

Lexo edhe:

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në komunën e Likovës

Kreu i BDI-së thotë se mendësia dhe veprimi i partive të koalicionit “Vlen” i kthen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në kohën kur ata trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë.

“Legjitimiteti është shtylla e stabilitetit, sigurisë, mirëqenies e barazisë. Prandaj, ne bashkë po nisim betejen e respektimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit që bazohet në legjitimitetin dhe të drejtën zakonore për përfaqësim nga ata që e kanë legjitimitetin e komuniteteve”, tha zoti Ahmeti.

Nga ana tjetër, koalicioni “Vlen” e quan veten fitues të votave shqiptare, ndërsa akuzon BDI-në për shantazh të votuesve dhe për blerje votash. “Vlen” nuk pranon të ketë nënshkruar një marrëveshje me BDI-në, siç pretendon kjo e fundit. Pas një rivotimi para një jave “Vlen” i mori një deputet “Frontit Evrpian”, duke ngritur në 14 numrin e deputetëve, ndërsa “Fronti Evropian” mbeti me 18 ligjvënës në Parlamentin prej 120 vendesh.

Partitë e koalicionit të pritshëm qeveritar shqiptar po zhvillojnë bisedime intensive me VMRO-DMPNE-në për përshtatjen e programit qeveritar dhe emrat e pjestarëve të kabinetit të qeverisë si dhe ndarjen e drejtorive publike, shkruan VOA.

Media e afërt me VMRO-në dhe koalicionin “Vlen” thotë se partitë shqiptare do të marrin postin e zëvendës-kryeministrit të parë në qeveri, Ministrinë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Pushtetit Lokal dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Të martën Afrim Gashi, anëtar i këtij koalicioni, u zgjodh Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Etiketa: bdikoalicioni VLENMaqedoni

Lajme të lidhura

RAJONI

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025
RAJONI

Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në komunën e Likovës

17:06 : 07/10/2025
BOTA

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

15:20 : 02/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Maqedoni, humbin jetën dy adoleshente shqiptare

15:03 : 23/08/2025
AKTUALITET

Arben Taravari nga Pogradeci: Rritja e nacionalizmit në Maqedoni, arsyeja pse dolëm nga qeveria

17:08 : 07/08/2025
RAJONI

‘Dhoma gazi për shqiptarët’, FSHB letër FIBA-s për thirrjet raciste në Maqedoni: Merrni masa!

20:29 : 04/08/2025
Para

Tritan Shehu shkon në spitalin e Traumës, viziton avokatin Sokol Mëngjesi

TË GJITHA

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025

“S’ka ndodhur kurrë të vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit”, Bardhi: Të dorëhiqet Koçiu, gënjeu opinionin publik

10:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Lamallari: Fajin e ka Saliu!

10:45 : 09/10/2025

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025

Kuvendi “nderoi” Enver Hoxhën si Hero i Popullit, Peleshi: E përmendëm për ditëlindje

10:30 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjon Shkambi: Nuk kisha dijeni për veprimin e Elvisit, po dilja nga salla

10:19 : 09/10/2025

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com