• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Avokati u dhunua për shkak të detyrës/ Ndalohet organizatori, në kërkim 3 autorë

19:03 : 29/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranës ka zbardhur dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua në mënyrë barbare mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije se tre autorët janë shtetasit Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç dhe Elton Kasaj, 33 vjeç të tre banues në Tiranë, të cilët e kanë dhunuar autorit me sende të forta, ndërsa janë larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Romario Tabaku, 26 vjeç me automjetin tip “Audi” me targa “AB696JT”.

Sipas hetimeve të autoriteteve policore, avokati Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, teksa si organizator i dhunimit të tij dyshohet se është shtetasi Dritan Jani Nano 58 vjeç, i cili është ndaluar nga Policia.

Sipas bluve të kryeqytetit, bëhet fjalë për një çështje pronësie, ku avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar disa familje, të cilat kanë arritur ta fitojnë gjyqin, por më pas nuk kanë rënë dakord me detyrimet që përmbante kontrata.

Nga hetimet ka rezultuar se avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa si organizator është ndaluar shtetasi Dritan Jani Nano 58 vjeç.

Lexo edhe:

Rrahu rojen e Gjykatës së Vlorës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit

Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Nuk ndodhi në mjediset tona, nuk lidhet me gjyqet

“Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”.

Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publik”, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit penal.” – tha Tonin Vocaj.

Autorët janë shpallur në kërkim, teksa në momentin që po jepej deklarata për mediat u dha dhe lajmi se ishte vetëdorëzuar një prej autorëve kryesorë, Dorian Aliaj.

Tonin Vocaj deklaroi se Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 20 mijë euro si shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve si dhe të organizatorit.

Sipas kreut të Policisë së Tiranës, dyshohet se autorët nuk janë paguar nga organizatori, për shkak se janë lidhje miqësie dhe krushqie me njëri-tjetrin.

Pas largimit nga vendi i ngjarjes, sipas Policisë së Tiranës, autorët janë larguar në drejtime të ndryshme, ku Romario Tabaku ka vazhduar me automjetin tip “Audi”, ndërsa tre agresorët kanë ikur në drejtim të Astirit me taksi.

I pyetur nga gazetarët nëse kanë prova të tjera për implikimin e shtetasve të mësipërm në këtë ngjarje, Tonin Vocaj tha se ata janë takuar para 1 muaji.

“Janë takuar 1 muaj para se të ndodhte ngjarja. Siç ju e dini, e gjithë policia e Tiranës, në bazë të një plani të posaçëm i ka të organizuara shërbimet policore, edhe në zonën ish bllokut kemi një prezencë më të shtuar të patrullave.

Patrulla jonë nuk ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, policia është vënë në dijeni nga telefonatat e shumta të bëra. Jemi duke i marrë në pyetje, nuk japim shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Policia do marri masa sipas procedurave ligjore” -tha Tonin Vocaj.

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut, kur ai sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë me leva në kokë duke e lënë pa ndjenja.

Pas krimit, dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet. Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Avokatit iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa është futur në intubim, pasi mësohet se ka patur komplikacione, pasi ka marrë një goditje në mushkëri me dorezë hekuri.

Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i Mirel Mërtirit në çështjen e Inceneratorit të Tiranës, teksa më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha.

Sokol Mëngjesi ka dhe një karrierë akademike në Universitetin e Tiranës, ku momentalisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë

FOTO e katër autorëve

Më herët doli edhe një foto e dy prej autorëve, të cilët shiheshin duke vrapuar, pasi e kishin lënë pa ndjenja avokatin, duke e goditur me leva në kokë. Siç shihet edhe në foto, agresorët kanë qenë të pamaskuar, por të veshur me kapele dhe me rroba të zeza.

Etiketa: avokatidhunimiSokol Mëngjesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrahu rojen e Gjykatës së Vlorës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit

14:07 : 28/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Nuk ndodhi në mjediset tona, nuk lidhet me gjyqet

14:34 : 21/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

22:16 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

22:06 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

21:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Skandali! Prokuroria e Elbasanit i sekuestron telefonin avokatit Uljan Barjami

20:17 : 19/10/2025
Para

PDK: Mundësitë për shpërndarjen e Parlamentit të Kosovës janë shteruar

TË GJITHA

Finlanda do t’i kërkojë KE-së 16 milionë euro për kontrollin kufitar me Rusinë

15:07 : 14/11/2025

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14:56 : 14/11/2025

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14:50 : 14/11/2025

U tha se ndërroi jetë pas vdekjes së djalit në Greqi, familja e Sulo Halilit e mohon: Nëna është gjallë

14:40 : 14/11/2025

Etjen Xhafaj kthen Postën Shqiptare në filial të Iute Credit, promovon kreditë me interesa 300%

14:35 : 14/11/2025

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

14:26 : 14/11/2025

I dënuar me 2 vite burg për një aksident me vdekje, arrestohet i riu në kërkim

14:25 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com