• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

60% e pronave në gjysmën e dytë të 2023 u shitën me kredi

08:50 : 26/05/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

60% e pronave të shitura gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar u blenë me kredi bankare.

Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, pesha e pronave të blera me hua bankare u rrit më tej nga niveli prej 40% që ishte regjistruar në 6-mujorin e parë të vitit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh vitin e kaluar. Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022.

Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 177.2 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 6.3%.

Një pjesë e konsiderueshme e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme vjen nga sektori i biznesit dhe ky tregues i kredisë ka shënuar rritje të lartë gjatë vitit 2023. Me një stok prej rreth 160 miliardë lekësh, kredia e marrë nga bizneset për pasuri të paluajtshme deri në fund të vitit 2023 zinte rreth 38% të tepricës së kredisë së përgjithshme të bizneseve.

Lexo edhe:

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Ndërkohë, gjithmonë sipas rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, rreth 26% të banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2023 janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, 1/3 janë shtetas të vendeve jashtë BE-së.

Edhe pesha e blerjeve nga jorezidentët u rrit ndjeshëm krahasuar me nivelin 14% të 6-mujorit të parë 2023.

Numri total i pronave të shitura ishte 1,169 dhe ky numër ishte pothuajse i njëjtë me atë të
gjashtëmujorit të parë të vitit.

Numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

Sipas indeksit Fischer të llogaritur me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, çmimet e banesave në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar pësuan rënie me 7.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

Megjithatë, me bazë vjetore çmimet rezultuan ende në rritje, por shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 3.2%, nga 16.6% që kishte qenë rritja e tyre vjetore në fund të vitit 2022.

Indeksi i çmimeve për pronat e shitura në Tiranë regjistroi një rënie prej 10.1% ndaj 6-mujorit të parë të vitit, ndërsa ishte vetëm pak më i lartë në krahasim me vlerën e një viti më parë.

Pyetësori për tregun e pasurive të paluajtshme u hodh në terren në muajin nëntor të vitit 2023. Kampioni përmbante 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme, të cilët përfaqësojnë rreth 75%-80% të popullatës së përgjithshme, sipas një përzgjedhjeje të bërë nga INSTAT-i, në bazë të numrit të të punësuarve dhe vlerës së xhiros vjetore. Pyetësori është plotësuar nga 168 subjekte ose nga 73% e kampionit./ MONITOR

Etiketa: kredipronashitjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

21:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025
AKTUALITET

Premtoi apartament, ndërtoi karburant/ Si ndërtuesi Robert Ilia mashtroi familjen Musaj, iu shiti pronën

21:42 : 16/10/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

21:50 : 14/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
Para

Rama takim me shqiptarët në Itali/ Patronazhistë, administratë apo emigratë?

TË GJITHA

Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon

14:57 : 24/10/2025

Përdoreshin nga grupet kriminale, SpaceX çaktivizon mbi 2,500 pajisje Starlink

14:50 : 24/10/2025

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja në seancat gjyqësore

14:25 : 24/10/2025

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

14:11 : 24/10/2025

Goditën efektivët e policisë, arrestohen tre persona në Tiranë

14:11 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com