• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KESH shet energji me çmim 2 herë më pak se bursa, humbja mbi 2 mln euro për 1 javë

22:08 : 24/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në periudhën 6-12 maj ka shitur një sasi energjie prej 60 mln kwh, ndërkohë që çmimi që KESH ka aplikuar është 54 euro/MWH.

Kjo sasi energjie nuk është shitur referuar çmimit në bursë, që pothuajse është dy herë më i lartë se ai që ka aplikuar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Energjia është shitur përmes platformës elektronike www.trading.kesh.al.

 

1 nga 2
- +

Nëse do ti bëhet një krahasim çmimit të aplikuar nga KESH me atë që për të njëjtën periudhë ka pasur në bursën hungareze HUPX, diferenca mesatare është 37 euro/MWH.

Pra në bursën hungareze çmimi mesatar llogaritet 91 euro, ndërkohë që KESH ka aplikuar çmimin 54 euro/MWH.

Lexo edhe:

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

U inaugurua me bujë nga Rama e Balluku, Berisha publikon pamje nga shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Nuk dihet se kujt burse apo situate mund t’i jetë referuar KESH për caktimin e çmimit të energjisë, por nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Korporata ka humbur 2.3 mln euro.

 

1 nga 2
- +

Me çmimin që ka shitur energjinë, KESH ka arkëtuar 3.2 mln euro, ndërkohë që nëse i referohemi çmimit të bursës ndërkombëtare do të arkëtonte minimalisht 5.5 mln euro.

Dhe paradoksi tjetër është fakti se ndërsa KESH shet energjinë, vijon përgatitjet për kolaudimin dhe vënien në punë të dy anijeve që duhet të prodhonin energji.

Dhe për dy anijet e emërtuara “Tigri1” dhe “Tigri3” kontrata parashikon që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollarë, edhe nëse dy anijet nuk do të vihen asnjë ditë në punë.

Rreth 3 javë më parë, emisioni Vetting në News24, denoncoi abuzimet miliona euroshe nga tre institucionet kryesore të varësisë së Ministrisë së Energjisë, OSHEE, OST dhe KESH.

Nuk janë pak, por 1.1 miliardë euro buxhet nga të cilat, fati i 670 milionë Eurove nuk dihet për shkak të bilanceve të padeklaruara nga OSHEE dhe KESH, vetëm për vitin 2021 – 2022.

Ndërkohë 257 milionë euro tendera janë dhënë vetëm për një apo dy kompani në garë, ku jo rastësisht njëra prej tyre gjithmonë përjashtohet nga tenderi, duke i hapur rrugën konkurruesit tjetër që mbetet i vetëm për oferta që fitohen zakonisht në 99% të vlerës së fondit limit.

Dhe duket se KESH po vijon në të njëjtën rrugë, duke vijuar abuzimet dhe shpërdorimet, për një mall që kur ka thatësirë Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e linjës, Belinda Balluku, shfaqen kërcënues në publik herë duke paralajmëruar rritjen e çmimit për konsumatorët dhe herë duke i kërkuar qytetarëve, që të sillen si në kohë “lufte”, duke ulur konsumin./ BW

Etiketa: abuzimballukuCmimienergjiKESHKorporata Elektroenergjitike Shqiptareulet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

U inaugurua me bujë nga Rama e Balluku, Berisha publikon pamje nga shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

17:06 : 02/10/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

15:36 : 29/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025
AKTUALITET

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

19:57 : 25/09/2025
Para

Habit Françeska Murati: Jam miss Londra, jo miss ‘pyka’

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com