• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Zyrtare/ Zhang dështon të paguajë borxhet, Inter në dorë të fondit amerikan

16:08 : 22/05/2024
në SPORT

Tani është zyrtare, Interi ka kaluar plotësisht në duart e fondit amerikan “Oaktree Capital Management”.

Firma me bazë në Kaliforni ka komunikuar ditën e sotme ndryshimin e pronësisë duke i dhënë fund kështu epokës së Steven Zhang te klubi italian.

Alejandro Cano, menaxher i fondit amerikan ka deklaruar se: “Si pronësi e re, ne e dimë përgjegjësinë tonë të madhe ndaj komunitetit dhe trashëgimisë historike të Interit. Ne jemi të përkushtuar për suksesin afatgjatë të zikaltërve dhe besojmë se ambiciet tona për klubin bashkohen ata të fansave të tij të pasionuar në Itali dhe në mbarë botën”.

Kjo pason dështimin për të shlyer huanë tre vjeçare të dhënë nga Oaktree për pronat e Interit te Suning dhe Zhang, e cila skadoi më 21 maj 2024 me një bilanc total prej rreth 395 milionë euro.

Pikërisht borxhi ka bërë që Oaktree të përfitojë dhe të bëjë të vetin klubin kampion të Serie A në Itali, teksa tani vijojnë proceduarat për kalimin e pronësisë te amerikanët.

Lexo edhe:

Bie pista Fabregas te Interi, Marotta telefonon Parmën për Cristian Chivu

Asllani del jashtë planeve të Interit, zikaltrit transferojnë talentin e Dinamo Zagreb

Në maj 2021, me Interin në rrugën e duhur për të regjistruar humbje financiare rekord për vitin financiar 2020/2021, Oaktree u ofroi kompanive të Interit burimet e nevojshme për të stabilizuar situatën financiare të klubit dhe për të vazhduar punën, duke siguruar gjithashtu pagesën e lojtarëve dhe punonjësve.

Në tre vitet që nga operacioni urgjent i Oaktree, Interi ka fituar Kupën e tij të tetë dhe të 9-të të Italisë, ka siguruar Superkupën e gjashtë, të shtatë dhe të tetë dhe ka fituar titullin e 20-të të Serie A dhe yllin e dytë historik, si dhe ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s. për herë të parë që nga viti 2010.

Deklarata e plotë:

“Nga  dita e sotme, 22 maj 2024, fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, LP (“Oaktree”) janë pronarë të FC Internazionale Milano. Kjo vjen pas dështimit të shlyerjes së kredisë trevjeçare dhënë nga Oaktree për kompanitë në pronësi të Interit, e cila skadoi më 21 maj 2024 me një bilanc total prej rreth 395 milionë eurosh në maj 2021.

Interi do të regjistronte humbje financiare për vitin financiar 2020/2021, kështu që Oaktree siguroi stabilitetin financiar të klubit për të vazhduar punën, duke garantuar gjithashtu pagesën e lojtarëve dhe punonjësve në tre vitet që nga ndërhyrja urgjente e Oaktree. Falë kësaj ndërhyrjeje, Interi ka fituar Kupën e tetë dhe të nëntë të Italisë, Superkupën e gjashtë, të shtatë dhe të tetë dhe “Scudetton” e 20-të dhe yllin e dytë historik, si dhe arriti në finalen e UEFA Champions League për herë të parë që nga viti 2010.

Oaktree është i përkushtuar për arritjen e rezultatit më të mirë dhe për prosperitetin afatgjatë të Interit, me fokus fillestar në stabilitetin operacional dhe financiar të Klubit dhe palëve të tij të interesuara.

Oaktree ka respekt të madh për historinë e Interit, pasionin e lojtarëve, besnikërinë e tifozëve të Interit; ai gjithashtu ka një vlerësim të madh për rolin e rëndësishëm të Klubit ndaj qytetit të Milanos dhe komunitetit sportiv botëror.

Oaktree synon të punojë ngushtë me ekipin aktual drejtues të Interit, partnerët, ligën dhe organet drejtuese të sportit për të siguruar që Klubi të jetë i pozicionuar për sukses brenda dhe jashtë fushës, duke u fokusuar në menaxhimin dhe qeverisjen e fortë me një vizion të rritjes së qëndrueshme dhe të suksesshme.”

lejandro Cano, Drejtor Menaxhues dhe Bashkëdrejtues për Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree, komentoi:

“Si pronarë të rinj, ne e dimë përgjegjësinë tonë të madhe ndaj komunitetit dhe trashëgimisë historike të Interit. Ne jemi të përkushtuar ndaj suksesit afatgjatë të zikaltërve dhe besojmë se ambiciet tona për Klubin bashkohen me ato të tifozëve të tij pasionantë në Itali dhe në mbarë botën. Fokusi ynë fillestar është stabiliteti operacional dhe financiar i klubit Objektivi ynë është të vazhdojmë suksesin e arritur në fushë me një rrugë rritjeje dhe suksesi afatgjatë”.

Oaktree dhe ekipi drejtues i Interit do të jenë në kontakt me palët kryesore të interesit të klubit gjatë javëve të ardhshme për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe të qetë.

Etiketa: "Oaktree Capital Management".InterpronesiaSteven Zhang

Lajme të lidhura

SPORT

Bie pista Fabregas te Interi, Marotta telefonon Parmën për Cristian Chivu

16:59 : 05/06/2025
SPORT

Asllani del jashtë planeve të Interit, zikaltrit transferojnë talentin e Dinamo Zagreb

16:34 : 04/06/2025
SPORT

Moggi del në mbrojtje të Interit: Ata që i kritikojnë nuk kuptojnë asgjë nga futbolli

19:29 : 03/06/2025
SPORT

“Nuk do t’ju harroj kurrë”, letra e Inzaghit: Zgjohesha dhe flija me Interin në mendje

18:50 : 03/06/2025
SPORT

Inzaghi dhe Interi ndahen zyrtarisht, deklarata e Marotta-s: Është si Trapattoni e Mourinho!

18:18 : 03/06/2025
SPORT

Interi mbetet pa trajner, zbulohen dy emrat favorit për stolin zikaltër

17:28 : 03/06/2025
Para

Trafikuan kokainë me autobus nga Shqipëria, arrestohen dy shqiptarët në Milano

TË GJITHA

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com