• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjegjësi i IKMT ndërtonte vetë pa leje në Ksamil, nis gjyqi

10:33 : 21/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Sarandës ka pranuar pak ditë më parë kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti për dërgimin në gjyq të cështjes në ngarkim të ish Përgjegjësit të IKMT Sarandë, Julian Preni 40 vjec, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Hetimi nisi pas një telefonate anonime në Komisiariatin e Sarandës në 29 prill 2020, ku një person denoncoi se në 28 shkurt të atij viti, përgjegjësi i IKMT Sarandë, Julian Preni kishte marrë ryshfet 6000 euro nga një biznes në Ksamil për të mos prishur disa mure të ndërtuara pa leje. Veprimet hetimore i kreu SPAK, duke marrë në pyetje disa persona, kqyrur telefonat celularë apo duke kryer përgjime dhe deri edhe kontroll banese të Julian Prenit. Duke mos gjetur elementë të veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK ka shpallur moskopetencë duke e transferuar dosjen në Prokurorinë e Sarandës për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Sarandës ndërkohë ka vijuar hetimet ndaj Prenit duke kërkuar informacion në lidhje me dy objekte që i pandehuri ka në proces legalizimi në Njësinë Administrative Ksamil dhe që dyshohet se mund të jenë ndërtuar nga ai në kohën që ka qenë në detyrë pranë IKMT. Sipas Prokurorisë, bazuar në dosjen personale të ish punonjësit të IKMT Julian Preni, rezulton se prej Janarit 2016, është transferuar si Inspektor i Inspektimit në Terren, detyrë të cilën e ka kryer deri më 1 korrik 2019, kur rezulton se është komanduar edhe në detyrën e Përgjegjësit të IKMT, Sektori Sarandë. Këtë detyrë, ai e ka kryer deri më datë 21.5.2020. Sipas Prokurorisë, pavarësisht nga koha e kryerjes së ndërtimeve të cilat ka në proces legalizimi i pandehuri Julian Preni, ato ndërtime, si pa leje, duhet të ishin prishur nga i pandehuri, duke qënë se ka qënë në detyrë për inspektimin e territorit, e aq më tepër si Përgjegjës i komanduar i IKMT, Dega Sarandë. Për këtë arsye ndaj tij është ngritur akuza “shpërdorim detyre”.

Julian Preni aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi është arrestuar me urdhër të SPAK në 26 tetor 2023 për një cështje tjetër penale ku akuzohet për “korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Para pak ditësh SPAK ka mbyllur hetimet duke dërguar çështjen në gjyq. Sa i përket procesit në Sarandë, Preni nuk ka pranuar të paraqitet duke u përfaqësuar vetëm nga avokati.

Lexo edhe:

Ndërtim pa leje brenda spitalit të Lushnjës, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim ish-drejtorin dhe 4 të tjerë

2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq policin e bashkisë së Tiranës dhe një tjetër/ EMRAT

Etiketa: gjyqikmtJulian Prenindertim pa lejePërgjegjësi i IKMT Sarandë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërtim pa leje brenda spitalit të Lushnjës, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim ish-drejtorin dhe 4 të tjerë

12:53 : 22/10/2025
AKTUALITET

2.4 milionë lekë ryshfet, SPAK çon në gjyq policin e bashkisë së Tiranës dhe një tjetër/ EMRAT

12:07 : 16/10/2025
AKTUALITET

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

13:50 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

11:51 : 06/10/2025
Para

Vdekja e presidentit iranian, Shtëpia e Bardhë: Raisi kishte duart e lara me gjak

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com