• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi i koncesioneve, arrihet dakordësia për dëshmimtarët dhe kontrollet në terren

10:27 : 21/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në mbledhjen e sotme komisioni hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi, mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë për të miratuar planin dy javor të vizitave në terren për të parë zbatimin e kontratave koncensionare.

Kjo dakordësi ka ardhur pas shumë mbledhjesh me debate dhe braktisje nga ana e socialistëve. Në dy javët e ardhshme do të zhvillohen vizita në Durrës, Shkodër, Lushnje, Vlorë dhe Spitalin e Traumës.

“Këtë të premte të bëhet një vizitë në Durrës në spitalin e Durrësit. Më tej do vendosim për vizita në dy qendra shëndetësore apo në laborator.  E gjithë disa do fokusohet në Durrës. Të martën të bëhet një vizitë te spitali i Traumës. Po ashtu do diskutojmë nëse do vizitojmë në të njëjtën rrugë një qendër shëndetësore dhe një laborator. Fundjavën që vjen në Vlorë, Lushnjë dhe Shkodër. Në fund të javës që vjen shpresoj që t’i kemi ezauruar. Biem dakord që të kemi në Durrës, Shkodër në Lushnjë dhe në Vlorë. Pastaj për pjesën e orës vendit apo vizitave do ju informoj më në detaje pasi ta përcaktojmë. Jeni dakord që këto dy javë të fokusohemi te vizitat në terren dhe për këqyrjen në vend të operimit të dy koncesioneve sterilizimit dhe check up. Të gjithë dakord”, – tha kryetarja e komisionit hetimor Albana Vokshi.

Ndërkohë, palët kanë arritur konsesuin që në 3 Qershor të nisin thirrjet e dëshmitarëve. Të parët në radhë janë grupet e auditit të KLSH e më pas Nisma Thurje, e cila ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për kontratën e shërbimit të sterilizimit. Në vazhdim do të mbahen dëgjesa të tjera sipas listës së dëshmitarëve të miratuar në Planin Hetimor.

“Sa i përket planit të dëgjesave. Sa kohë ende ka një ngërç në përcaktimin e objektit me kryesinë e vogël ne propozojmë që dëgjesat të fillojnë në 3 qershor. Të nisim ditën e hënë më datë 3 dëgjesat me anëtarët e grupeve të auditit të KLSH. Pra do t’i lëmë të gjithë ditën e hënë. PS ka propozuar disa emra të personave që kanë qenë pjesë e auditit të të gjithë raporteve që kanë të bëjnë me koncesionet e sterilizimit dhe check up. Të hënën do t’i lihet KLSH, ndërkohë që të martën do ftojmë Nismën Thurje që është dhe kallëzuesi në SPAK. Lista e propozuar e dëshmitarëve si nga opozita dhe maxhoranca është e gjatë. Ditët në vijim mund të kemi punë intensive kur të fillojnë dëgjesat. Do jetë e përditshme sepse kemi shumë dëshmitarë se bëhet fjalë për dy koncesione”, deklaroi Albana Vokshi.

Lexo edhe:

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

Komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi ishte kërkuar nga Partia Demokratike, por u rrëzua fillimisht nga socialistët duke sjellë dhe protestat bllokuese të deputetëve opozitarë në Kuvend. Por, pas një kompromisi politik të arritur mes palëve, maxhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, për konçensionet në shëndetësi dhe vjedhjen e sistemit TIMS në Policinë e Shtetit.

Komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi ka si objekt hetimi koncesionin e sterilizimit dhe atë të check up-it, të cilat janë aktualisht nën hetim dhe nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Mbledhjet e kaluara të komisionit janë shoqëruar dhe me debate të forta, ku jo pak herë, socialistët kanë braktisur sallën, madje disa herë duke mos u paraqitur fare në mledhje. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, i ka akuzuar se ata me urdhër të kryeministrit Edi Rama po pengon hetimin e komisionit.

Socialistët nuk e kanë nënshkruar formularin e konfliktit të interesit, teksa opozita ka akuzuar se dy deputetët socialist Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi janë në konflikt interesi.

Plarent Ndresa ka qenë avokat i një prej të akuzuarve për koncesionin e sterilizimit, ku bëhet fjalë për Arben Gjatë. Ndërkohë, anëtarja tjetër e komisionit nga ana e mazhorancës, Milva Ekonomi është në konflikt interesi, pasi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë në kohën kur janë dhënë koncesionet. Sipasd opozitës, ajo ka firmosur pasi ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe për këtë ka dëshmuar edhe në SPAK.

Etiketa: albana VokshidëshmimtarëthetimikomisioniKoncesionetkontrollet ne terrenshendetesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

08:29 : 03/11/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për infrastrukturën

08:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

13:57 : 21/10/2025
Para

Përgjegjësi i IKMT ndërtonte vetë pa leje në Ksamil, nis gjyqi

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com