• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ U arratis nga burgu në vitin 2011, kush është shqiptari i rrezikshëm që u kap në Greqi

12:18 : 20/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Është zbardhur emri i shqiptarit që u arrestua nga autoritetet policore greke, teksa ishte arratisur nga burgu që prej vitit 2011 dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë, pasi rezultonte me 3 urdhër arreste dhe 3 dënime nga autoritetet greke.

Mediat raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Aleksandër Marku, 48 vjeç, i cili ishte arratisur nga burgu Malandrinos në vitin 2011, prej të cilit kishte marrë leje 9 ditore dhe duhej të kthehej sërish në qeli më 6 Maj të vitit 2011, por që nuk ishte kthyer më.

Policia greke kishte siguruara informacione se shqiptari Aleksandër Marku banonte në zonën e gjerë të Atikës Perëndimore, së bashku me familjen e tij dhe më pas kreu operacionin për arrestimin e tij.

Shqiptari ishte dënuar në 24 Qershor të vitit 2009, nga Gjykata e Apelit Athinë, me një dënim total prej 22 vjet e 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

Gjithashtu ai rezulton i dënuar nga Gjykata e 2-të Pesëanëtarëshe e Apelit Athinë në 27 Prill të vitit 2012, me 14 vite burgim, për veprat penale “Rastet e veçanta të vjedhjes, të kryera dhe në tentivë” dhe “Bashkëpunim në pastrim parash nga veprimtaria kriminale” si dhe i dënuar edhe nga Gjykata Njëanëtarëshe e Athinës në vitin 2017 me 19 muaj burg për “plagosje e rëndë në bashkëpunim, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim i armëve” dhe “të shtëna pa arsye”.

Lexo edhe:

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së PS-së

Përtej largimit dhe burgut!

Gjithashtu ndaj tij ka tre urdhër arreste nga Prokuroria e Athinës në 2014 dhe 2015 për “grabitje” dhe nga Prokuroria e Pireut në 2015 për “grabitje në bashkëpunim”.

Mediat raportojnë se shqiptari është arrestuar në orët e mëngjesit të ditës së shtunë, në Elefsina, në Sheshin e Rezistencës Kombëtare, Athinë. Gjatë ndalimit ai ka paraqitur dokumente ligjore, me të dhëna identifikimi nën emrin Ernesto Nesto, 48 vjeç.

Nga policia greke po shqyrtohet vërtetësia e këtyre dokumenteve që disponon i arrestuari, ndërkohë që pritet edhe komunikim me autoritetet shqiptare për verifikimin e gjeneraliteteve të tij.

Sipas policisë greke, Aleksandër Marku nuk ushtronte asnjë veprimtari profesionale dhe siguronte jetesën ekskluzivisht nga përfitimi financiar i paligjshëm që përfitonte nga veprimtaria e tij kriminale.

Pas arratisjes nga burgu, ai ka vazhduar me intensitet më të madh veprimtarinë e tij kriminale, qoftë i vetëm apo në bashkëpunim me bashkatdhetarë të tij, duke zhvilluar veprimtari të larmishme.

Nga dokumentet e procedimit dhe dosja policore, rezulton se Marku ishte anëtarësuar në një organizatë kriminale të strukturuar dhe aktive në vazhdimësi, e përbërë nga të paktën shqiptarë të tjerë, të cilët kryen krimet e grabitjes, tentativës për vrasje dhe rastet e dalluara të vjedhjeve, me përbërje të ndryshme çdo herë, në rajone të ndryshme të Athinës. Për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin blerë armë, kapele, doreza dhe mjete për vjedhje.

Sipas policisë greke, Aleksandër Marku është person veçanërisht i dhunshëm me sjellje antisociale dhe gjatë kryerjes së veprave të tij kriminale ka shfaqur mizori dhe sjellje të veçantë brutale ndaj viktimave të tij dhe paraqet rrezik për sigurinë publike dhe kohezionin social.

Aleksandër Marku dyshohet se ka qëndruar për pak kohë edhe në Shqipëri, ku ka ndërruar emrin dhe është kthyer në Greqi, duke vazhduar aktivitetin kriminal.

Etiketa: Aleksandër MarkuburgudenimeErnesto Nestondryshoi emrinu arratis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së PS-së

10:00 : 15/07/2026
AKTUALITET

Përtej largimit dhe burgut!

17:23 : 14/06/2026
BOTA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026
RAJONI

Sulmi në Banjskë: Spasojeviq dhe Tolliq dënohen me burgim të përjetshëm, Makismoviq me 30 vjet

15:16 : 24/04/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin

14:00 : 16/01/2026
AKTUALITET

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:22 : 06/12/2025
Para

Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, reagon Kisha Katolike: Kategorikisht e ndaluar

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş