• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do të vrisnin ‘Qorrin’ dhe ‘Sakatin’, SPAK çon për gjykim dosjen për 4 të pandehurit

10:45 : 16/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka çuar për gjykim dosjen ndaj Leonard Luzi ( Zejno, Sejno), Amarildo Nikolli (Xhanej), Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno, të cilët akuzohet se do të vrisnin në Vlorë Inez Hajrulla i cili njihet si ‘sakati’ dhe Ervis Matodashaj i njohur me nofkën ‘qorri’.

Të pandehurit do të akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ekzekutori i vrasjeve të Hajrullës dhe Matodashaj do të ishte Amarildo Nikolli, ndërsa Leonard Luzi ishte porositësi. Ndërsa dy të akuzuarit e tjerë kanë siguruar armët për krimin.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.148/1, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Leonard Luzi ( Zejno, Sejno), Amarildo Nikolli (Xhanej), Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno, të akuzuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 278/1, 28/4, 333/a/1/2, dhe 334, të Kodit Penal.

Lexo edhe:

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Hetimet provuan se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit. Rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erigert Zejno. Në lidhje me këtë ngjarje në datën 17.08.2013, u krye arrestimi i shtetasve Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Në datën 21.04.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur pushimin e hetimeve për të hetuarit Ervis Matodashaj etj., për mungesë provash, dhe në datën 04.12.2014, hetimet e këtij procedimi janë pezulluar për zbulimin e autorëve.

 

I pandehuri Leonard Luzi (Zejno), i dërguar për gjykim, është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejno, vrarë më datë 22.03.2013, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Hetimet provuan se i pandehuri Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori material i veprës penale, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes (pas kryerjes së vrasjes).

 

Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj të pandehurit Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë të Sektorit “Fast Albania”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes. Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit Leonard Luzi.

 

Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, vazhdojnë hetimet në kuadër të një procedimi penal të ndarë, i cili synon zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në kryerjen e veprave penale.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Etiketa: Amarildo Nikolliinez hajrulaspakvrasje vlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025
Para

Nis me debat seanca plenare, Rama sërish "braktis" Kuvendin, Nikolla: E zëvendëson Spiropali!

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com