• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Inteligjenca artificiale po tejkalon trurin, OpenAI prezanton GPT-4o

16:37 : 14/05/2024
në BOTA, Teknologji

Kompania amerikane e informacionit dhe teknologjisë, OpenAI, ka prezantuar një version të ri me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si të njeriut – të teknologjisë së inteligjencës artificiale (IA) që e fuqizon mjetin e tij të popullarizuar gjenerativ, ChatGPT.

Përditësimi i produktit kryesor të OpenAI-së u paralajmërua një ditë para prezantimit që Google pritet të bëjë rreth të rejave për Gemini-n, mjetin e IA-së të gjigantit prapa motorit të kërkimit më të popullarizuar në botë, i cili rivalizon drejtpërdrejt me ChatGPT-në.

“Jemi shumë, shumë të lumtur që po sjellim GPT-4o për të gjithë përdoruesit tanë pa pagesë”, tha më 13 maj shefja për teknologji e kompanisë nga Kalifornia, Mira Murati, në një prezantim të organizuar në San Francisko.

Modeli i ri, GPT-4o (shkronja o është shkurtesë për “omni”), do të inkuadrohet në produktet e OpenAI-së gjatë javëve të ardhshme, bëri të ditur kompania, teksa konsumatorët që paguajnë do të kenë qasje të pakufizuar në mjetin gjenerativ.

OpenAI ka thënë se modeli i ri mund të gjenerojë përmbajtje apo të kuptojë komanda me zë, me tekst apo me imazhe. “Opsioni i ri me zë (dhe me video) është ndërfaqja më e mirë kompjuterike me të cilën kam punuar. Ngjason me IA-në nga filmat”, tha kryeshefi i OpenAI-së, Sam Altman, nëpërmjet një shkrimi.

Lexo edhe:

Alarm në Hollywood! Tilly Norwood, aktorja e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

Kur IA përdoret si lojë dhe shpëtim për pushtetin

Altman më herët i është referuar personazhit që luan aktorja amerikane, Scarlett Johansson, në filmin “Her”, si frymëzim për nivelin e ndërveprimit që ai do të donte ta arrinte IA-ja. “Të flasësh me një kompjuter kurrë s’më është dukur aq e natyrshme; tani po”, shtoi ai. Murati dhe inxhinierët e OpenAI-së demonstruan kapacitetet e reja të GPT-4o gjatë prezantimit të modelit të ri, duke e sfiduar versionin e avancuar të robotit bisedues, ChatGPT.

Demonstrimi përfshiu kryesisht pjesëtarë të stafit të OpenAI-së duke i bërë pyetje versionit më zë të ChatGPT-së, i cili u përgjigj me sarkazëm dhe tregoi barcoleta. Roboti shërbeu edhe si përkthyes nga anglishtja në italishte dhe anasjelltas, interpretoi mimika dhe e ndihmoi një përdorues të zgjidhte një problemë të vështirë matematikore.

Kompania tha se GPT-4o ka të njëjtat aftësi si versioni i mëparshëm kur bëhet fjalë për tekstin, arsyetimin dhe kodimin, ndërsa vë standarde të reja industriale për biseda shumëgjuhëshe, dëgjim dhe shikim.

Në një demonstrim, ChatGPT me sukses interpretoi ambientin e një punonjësi përmes kamerës së telefonit të mençur, duke folur me një zë miqësor e femëror, sikur roboti me IA në filmin “Her”. “Hëm, nga ajo që mund të shoh, duket se je në një studio incizimi apo produksioni, me drita, trekëmbësh… mos je duke u bërë gati të xhirosh një video apo të bësh një njoftim?”, tha roboti ChatGPT.

 

Etiketa: inteligjenca artificialeOpenAI

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Alarm në Hollywood! Tilly Norwood, aktorja e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

19:42 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kur IA përdoret si lojë dhe shpëtim për pushtetin

08:42 : 22/09/2025
AKTUALITET

Rama kërkon përdorimin e IA në rend dhe siguri

14:27 : 19/09/2025
BOTA

Marrëveshje SHBA–Britani për Inteligjencën Artificiale, Trump dhe Starmer firmosin paktin në Chequers

15:37 : 18/09/2025
Teknologji

Inteligjenca Artificiale fiton medalje ari në programim, Google DeepMind e quan revolucion historik

22:17 : 17/09/2025
AKTUALITET

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

09:17 : 16/09/2025
Para

VIDEO/ Mitingu i Ramës në Athinë, dalin pamjet e autobusëve që çuan administratën

TË GJITHA

Rrjeti i Bizneseve takim me ambasadorin shqiptar në Austri: Do krijojmë ura konkrete bashkëpunimi

20:31 : 03/10/2025

Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 71-vjeçaren

20:20 : 03/10/2025

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

20:03 : 03/10/2025

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Kamioni përplas biçikletën, plagoset drejtuesi

19:54 : 03/10/2025

Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor

19:51 : 03/10/2025

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit

19:44 : 03/10/2025

EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Lezhë, viktima ka edhe shenja dhune

19:29 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com