Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit dhe kujdesit reciprok ndaj shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.
Gjatë fjalimit të mbajtur në takimin në Athinë, Rama deklaroi se Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për çështjet për tu zgjidhur mes nesh qoftë sfidash të mëdha të kësaj epoke të re.
Gjithsesi, ai theksoi më tej se jo të gjitha dallimet janë sheshuar dhe shfaqet tek ndonjëri fantazma e paragjykimeve, por ajo kohë nuk do të kthehet më mbrapsht.
Edi Rama: E vërteta e madhe jashtë fushës së vogël të lojrave politike me topin katror ballkanik është se asnjë hall apo problem nuk është I ndryshëm nga hallet apo problem nuk është I ndryshëm nga hallet apo problemet e shqiptarëve. Në një vend që përparon përditë pro plagët e trashëgimisë negative të shkuarës së afërt e të largët janë ende jo plotësisht të mbyllura ama kurrë në asnjë rast një grek etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur një hall për shkak të etnisë së tij.
Nuk i është mohuar asnjëherë e drejta e besimit, e gjuhës apo e pronës. Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast. Kurrë në asnjë rast nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike. Nëse flasim për pronat këtu jeni përfaqësia kombëtare e shqipërisë, nga Tropoja në Konispol, e kush nga ju që ka një shtëpi apo tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën. Që ky problem është një problem i Shqipërisë dhenuk është problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Që të kërkosh e të zbulosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste ku nuk ka asnjë kufi mes historisë e miteve, fakteve e paragjykimeve.Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, vec respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombasit që jetojnë në të dy shtetet tona marrëdhënieve reciproke të miqësisë e fqinjësisë së mirë.
Jo vetëm kaq Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për çështjet për tu zgjidhur mes nesh qoftë sfidash të mëdha të kësaj epoke të re, mundësish potr dhe kërcënimesh për Ballkanin, Europën e botën demokratike. I shohim si arsye madhore për tu afruar më shumë e njohur më mirë.
Për të mos i bërë bisht asnjë nevoje për komunikim e gjetur zgjidhje të arsyeshme për të dy palët. Duke ushqyer pa ndërprerje besimin dhe forcuar lidhjet me njëri tjetrin. Ne besojmë se komplesiteti I marrëdhënieve tona në këtë kohë sfidash locale dhe globale nuk mund të jetë një shtysë për tu mbytur në cdo lugë uji që sjell përditshmëria e politikës në oborrin e bashkëjetesës sonë.
Jo! Ky komplesitet duhet të jetë një nxitje e madhe që grekët e shqiptarët të binden përfundimisht dhe reciprokisht që fatet tona janë të pandashme. Ata që I përfaqësojnë të binden se nuk mund ti gjejnë përgjgijet për të ardhmen tek e shkuara port ek e sotmja e fateve të lidhura të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë me grekët e Greqisë.
Grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë te pandashme. Të binden se nuk mund t’i gjejë përgjigjet e së ardhmes tek e shkuara por tek e sotmja, tek fatet e lidhurave të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, me dhe greket e Greqisë.
Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë, për të ikur gërmadhave të regjimit komunist. Kapërcyet male, fjet nëpër stola rrugësh, dolët pa dalë drita, për të pritur nëpër sheshe, si kuajt, në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonjtë që ju merrnin për nj punë të zezë krahu, dërmuat kurrizin dhe gakosët duart me punët më të rënda. U përballët me gjithfarë shtypjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur nga komshinjtë e pasur, bëtë 2-3 punë nga ditët që nuk mbaronte, duke ngrënë një vakt në ditë, por jetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit 20. Ju shkulën nga shtëpitë me rrobat e trupit, si në filmat e vjetër.
Shumë prek jush ndërruat emrat që u kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruat fëmijët në shkollë, ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijët të mbytje në lot se kishte dalë me i miri në shkollë por nuk u dha e drejta e ceremonisë së flamurit, faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dy krenare. Por, ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuar kurrë dhe triumfuat. Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi në këtë qiell por asnjë fuqi dhe padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar ju artritet të mos jeni më tëhuaj në këtë vend.
Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënësit, besimin e fqinjit dhe dinjitetin e njeriut. Ju erdhët luftuar dhe fituat. Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë. Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja dyqanet, bizneset, fëmijë të mirëshkolluar në sistemin arsimor të Greqisë, keni rrethin tuja miqësor, ku greku e shqiptari nuk dallohen më. Kontributi juaj në ekonominë greke me punën e ndershme dhe taksat që paguani, e ndërkohë ju ktheheni gjithnjë e më shpesh në shtëpitë tuaj në Shqipëri, ku keni mbajtur gjithë këto vite prindërit e moshuar.
Jo të gjitha dallimet janë sheshuar. E di që fantazmat e paragjykimeve i shfaqen tek tuk ndonjëherë, përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës në rrugën tuaj të hapur me forcën madhështore të shembullit. Por di që koha juaj nuk kthehet më prapësht.
Vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë vetëdijen se Shqipëria ka nevojë për ju, sic ju keni nevojë për Greqinë. Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm. Kush dyshon këtë dyshon tek dielli që lind, ndërsa kush e kundërshton i bie pasqyrës me kokë.