• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Guvernatori Sejko dhe BSH të përfshirë në skemë mashtrimi. 100 mijë familje të prekura

15:25 : 11/05/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

PD ka denoncuar një skemë mashtrimi financiar ku mbi 100 mijë persona mendohet që të kenë rënë pre e saj, duke paguar disa herë më shumë se borxhi që kishin e madje në plot raste shumë prej tyre u janë marrë dhe tjetërsuar edhe shtëpitë që kishin në pronësi.

Dorjan Teliti zbardhi skemën dhe deklaroi se “PD e ka parë gjithmonë me rezerva aktivizimin e Bankës së Shqipërisë në rastin e përdorimit të gjerë të parasë informale në tregun shqiptar, si edhe zhvlerësimin e lartë e të dëmshëm të euros në tregun vendas, me pasoja negative sidomos për eksportin vendas”.

Teliti sqaron se bëhet fjalë për rreth 100 mijë dosje kredish të këqija, të cilat janë shitur nga bankat e nivelit të dytë Micro Credit Albania, kompani e cila në fillimet e kryerjes së këtyre transaksioneve nuk ka qenë as e licencuar për të kryer këto veprime financiare.

Konkretisht, ndonëse nuk ka qenë e licencuar për të blerë portofol kredish, në gusht 2015, Micro Credit Albania blen një portofol të kredive të këqija prej 22 milionë euro nga ProCredit Bank, me një çmim prej vetëm 2,7% të totalit të këtij portofoli.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Në këtë moment, do duhej që Banka e Shqipërisë të ndërhynte menjëherë për të bllokuar këtë transaksion financiar dhe të merrte masat dhe hapat ligjore për të pezulluar aktivitetin e Micro Credit Albania, dhe gjithashtu të denonconte në organet e prokurorisë shkeljet ligjore të kryera.

Teliti deklaron se ndodhi e kundërta. Në vend që Banka e Shqipërisë të ndërmerrte hapat e detyrueshme ligjore, vetë ky institucion, në mars 2016 ndryshon rregulloren ‘Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka’. Në maj 2016 bën edhe ndryshimin e statusit të licencimit të Micro Credit Albania nga ‘Institucion Financiar Microkrediti’ ne ‘Subjekt Financiar Jo-Bankë’, duke ligjëruar tashmë veprimtarinë e blerjes së kredive të këqija. Kini parasysh transaksionet për një portofol prej 22 milionë eurosh ishin kryer në gusht 2015.

Pas licencimit të ri, Micro Credit Albania zgjeron me pothuajse 5 herë portofolin, duke arritur në rreth 100 milionë euro.

Teliti deklaron më tej se “pasojat kanë qenë dhe janë të tmerrshme ende sot që flasim. Mbi 100 mijë persona mendohet që të kenë rënë pre e kësaj skeme kriminale, duke paguar disa herë më shumë se borxhi që kishin e madje në plot raste shumë prej tyre u janë marrë dhe tjetërsuar edhe shtëpitë që kishin në pronësi, ndonëse borxhet që kishin nuk e justifikonin diçka të tillë”.

Teliti ka ngritur edhe disa pyetje:

1. Pse nuk reagoi Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë ndaj kësaj skeme mashtrimi financiar?

2. Pse u bë ndryshimi i rregullores dhe përse u ndryshua statusi i Micro Credit Albania menjëherë pas ndryshimit të kësaj rregulloreje?

3. Pse Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë nuk morën masat për të parandaluar dhe shmangur dëmet që transaksione financiare kanë passjellë?

4. Pse nuk është marrë asnjë masë edhe pas kallëzimit penal të ish Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj mbi këtë çështje?

5. A ishin dhe a janë palë në këtë skeme kriminale financiare Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë?

PD i bën thirrje Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt këtë skemë financiare kriminale.

“Fatet e dhjetëra mijëra familjeve varen sot në fijen e perit nga zbardhja dhe ndëshkimi i të gjithë atyre që kanë lejuar dhe mbështetur këtë skemë”– shprehet Teliti.

PD i bën thirrje gjithashtu Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, të thërrasin urgjentisht në seancë të posaçme Guvernatorin e Bankës Qendrore për të raportuar mbi çdo detaj të kësaj çështjeje.

Etiketa: Banka e Shqiperisedorjan telitigent sejkomashtrimMicro Credit AlbaniaPDskandal financiar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
Para

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vdiq në vendin e punës, shoqërohen në polici dy shtetas

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com