• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës mbulohet nga foletë e zogjve që rrezikohen prej tij

15:06 : 10/05/2024
në AKTUALITET, SOCIALE

Teksa aeroporti i Vlorës vijon punimet që prej vitit 2021, qindra zogj e shpendë migratorë po përdorin gjerësisht infrastukturën e tij në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, një strukturë e cila vë në pikëpyetje vazhdimësinë e këtyre specieve në të ardhmen.

Teksa viziton peisazhin e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, cicërimat e tufave të zogjve dhe shpendëve shtegtarë që fluturojnë mbi fushën e Akërnisë të shoqërojnë përgjatë gjithë kohës.

Fare pranë ngjitur me këtë fushë, vijojnë ndërtimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

“Infrastruktura e aeroportit ka filluar të përdoret gjerësisht nga shpendët” theksoi Taulant Bino, drejtues i Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë (AOS), duke nënkuptuar se kjo zonë vijon t’i përkasë zogjve, dhe jo investimeve të turizmit.

“Kjo zonë është zonë migratore për shpendët e ujit, ndërsa fusha e Akërnisë është vend folezimi për shpendët e fushave”, vijoi Bino, përgjatë një vizite në terren në zonën e mbrojtur Pishë-Poro Nartë.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

Përgjatë gardhit të aeroportit në ndërtim e sipër vihen re tufa zogjsh që fluturojnë brenda zonës së punimeve, teksa shpendë te tjerë si laraskat dhe korbat kanë ndërtuar foletë e tyre me degë pemësh në telat rrethues të aeroportit.

Laguna e Nartës, një prej lagunave më të rëndësishme të vendit tonë në veriperëndim të qytetit të Vlorës, është shtëpia e 248 specieve të zogjve, nga 260 specie që janë në total në vendin tonë.

Ekipi i AOS gjatë një vizite në terren në fushën e Akërnisë në peisazhin e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë

Projekti për Aeroportin e Vlorës filloi punimet në vitin 2021, ngjitur me fushën e Akërnisë, brenda peisazhit të mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”, teksa pritet të jetë gati për operim në vitin 2025, siç është lajmëruar dhe nga krerët e qeverisë.

Ky projekt është kundërshtuar që në fillesat e tij nga organizatat mjedisore, të cilat e konsiderojnë zonën Pishë-Poro-Nartë si një ndër ekosistemet më të rëndësishme në Shqipëri dhe pjesë të rrugës së migrimit të Adriatikut për shpendët shtegtues.

“Zënia dhe humbja e habitateve për këto specie nga ngritja e aeroportit rrezikon vazhdimësinë dhe ekzistencën e tyre”, cilësoi Besjana Shehu, bashkëthemeluese e Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë (AOS), gjatë fjalës së saj në Forumin e Zonave të Mbrojtura 2024, në Tiranë.

“Mund të kemi humbje të habitateve nga zëvendësimi me vepra turistike, ndotje akustike, të ujrave apo të tokës, si edhe fragmentarizim të tyre”, vijoi Shehu.

Edhe Elvana Tivari, eksperte ligjore, pranoi se ndryshimet e lejuara ligjore në Zonat e Mbrojtura mbi zhvillmin e strukturave turistike si pistat e avionëve apo resortet mund të çojnë në degradim dhe fragmentim të këtyre habitateve në zonat e mbrojtura.

“Prioritizimi apriori i zhvillimit të strukturave turistike dhe infrastrukturave mbështetëse është një prej shqetësimeve tona kryesore” tha Tivari.

Ekipi i AOS, i cili prej vitesh i është përkushtuar mbrotjes së habitateve të specieve dhe shpendëve në Shqipëri, theksoi se në fakt mbrojta e këtyre zonave duhet të ishte tashmë diçka e marrë si e mirëqenë.

“Normalisht ne duhet t’i kushtonim më shumë kohë kërkimeve shkencore, dhe jo mbrojtjes së zonave të mbrojtura, e cila tingëllon si diçka paradoksale duke qenë se ato duhet të gëzonin mbrotje të plotë”, thekson ekipi i AOS.

“Ne i trembemi gjithashtu zhvillimeve të tjera të cilat mund të ndodhin pas këtij dhe që mund të rrezikojnë të ardhmen e zonës”, cilësuan anëtarët e AOS.

Një tufë gurgujsh duke qëndruar në telat e gardhit rrethues të aeroportit të Vlorës në peisazhin e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë

/BIRN

Etiketa: aeroportibiodiversitetifoleinfrastrukturalaraskarrezikohetvlorezogj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon Celibashin dhe Rusmalin, i hap rrugën kandidimit të Gjergji Nikës në Vlorë

13:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

18:13 : 28/10/2025
Para

Dallëndyshe Bici shpërfill kërkesën e Ulsi Manjës për pronat e skandalit të kredive

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com