• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hiqet si Veliaj apo Balla dhe mashtron biznesmenët, kalon për gjykim dosja e Florjan Gjergjit

13:48 : 09/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosje e radhës ndaj Florjan Gjergjit, i akuzuar për skemën e mashtrimit, ku iu ka marrë biznesmenëve të ndryshëm shuma të mëdha parash në emër të politikanëve socialistë dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës ndërsa për të janë në fuqi disa masa “arresti me burg”. Ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe dy procese gjyqësore po për skema mashtrimi.

Florjan Gjergji dyshohet se fshihet edhe pas rastit të fundit ku pre e mashtrimit ra biznesmeni nga Prrenjasi Flamur Rrushi, të cilit i kanë marrë rreth 100  mijë euro duke iu prezanuar si ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Sipërmarrësit i mbërriti një mesazh në Viber nga një numër që pretendonte se ishte Taulant Balla, ku i kërkonte me urgjencë një shumë prej 100 mijë eurosh. Ai mori çantën me para me 100 mijë euro dhe ia dha taksistit Kristian Përndoj pranë një spitali privat në Tiranë.

Në rastet e tjera, Florjan Gjergji është hequr si zyrtar i lartë, për t’i marrë biznesmenëve shuma të mëdha parash.

Lexo edhe:

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

Emri i tij del në operacionin ku u tentua që t’i merreshin 130 mijë euro biznesmenit Pëllumb Salillari dhe një tjetër i ndodhur më 17 maj 2023 kur u përmend emri i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me qëllim që përmes mashtrimit një biznesmeni në Tiranë t’i merrej shuma prej 70 mijë eurosh.

Grupi i mashtruesve ku Gjergji bën pjesë dyshohet se ka përdorur në një tjetër rast emrin e ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame për t’iu marrë para biznesmenëve.

RASTET

Në nëntor të vitit të kaluar u tentua të mashtrohej biznesmeni Adi Haxhiymeri, pronar i fabrikës së miellit “Prima”. Ky i fundit është telefonuar nga Arjan Bllacaj, i cili i është prezantuar si kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe i ka kërkuar 200 mijë euro. Pas kësaj ngjarje qëndronte Florian Gjergji.

Në muaj Maj të vitit të kaluar u tentuat të futej në kurth biznesmeni i ndërtimit Alban Eftimi, person ky i lidhur ngushtësisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Këtë herë, për mashtrimin u përdorur aplikacioni “Signal”, përmes së cilit fshihej një numër me prefiks anglez, por në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Biseda mes “Erion Veliajt” dhe biznesmenit të ndërtimit Alban Eftimi nisi normalisht me përshëndetje, por pasi shkëmbyen disa mesazhe, biznesmenit iu kërkua shuma prej 70 mijë euro. Në këtë moment biznesmeni Alban Eftimi arriti të nuhaste mashtrimin dhe njoftoi menjëherë policinë. Për këtë ngjarje u arrestua Shpëtim Hida, teksa “truri”i skemës ishte sërish Florian Gjergji.

Po në muajin Maj të vitit të kaluar u tentua të futej në kurth dhe biznesmeni Ram Geci, ku hajdutët sërish përdorën emrin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipërmarrësist i ka mbërritur një mesazh në Telegram nga një numër anglez ku dërguesi kërkonte 100 mijë euro dhe prezantohej në emër të Veliajt.

“Lali jam, ti e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?”, thuhej në mesazh. Por, biznesmeni nuk ka rënë pre e ketij mashtrimi dhe menjëherë ka denoncuar në polici. Nën mbikëqyrjen e prokurorit të çështjes, agjentët e rendit vijuan komunikimet me mashtruesit  me qëllim kapjen e tyre në momentin e dorëzimit të parave. Për këtë arsye grupi i hetimit u dërgoi autorëve mesazhin ku thuhej “nuk i kam 100, po 70 të bëjnë punë”?

Mashtruesit kanë shprehur dakordësi, duke lënë takim më 6 maj për të marrë shumën monetare, por në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë që ndodheshin në gatishmëri ku kanë arrestuar në flagrance të babe e bir, Bedri dhe Albert Vodha. Edhe pas kësaj skeme u akuzua se qëndronte Florian Gjergji.

Emri i Erion Veliajt del edhe në muajin shtator, ku u tentua të mashtrohej biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi, të cilit iu kërkua shuma 70 mijë euro, shtirur si kryebashkiaku i Tiranës.

Edhe kësaj here, u përdorë e njëjta skemë, përdorimi i aplikacioneve të mesazheve. Pasi biznesmeni Gavoçi konstatoi mesazhet, kuptoi shpejt që mund të ishin mashtrues dhe njoftoi policinë. Më pas blutë morën në dorë situatën dhe prangosën Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Mikel Panxhitë tre nga Elbasani dhe  Petro Ferzaj nga Vlora ndërsa në kërkim u shpallën Xhensil Qefa nga Elbasani dhe Florian Gjergji nga Shkodra, i akuzuar sërish si “truri” i skemës së mashtrimit.

Këto nuk janë rastet e vetme, pasi në muajin Janar të vitit të kaluar është tentuar të mashtrohej edhe biznesmenin Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro duke iu prezantuar si zyrtarë të lartë.

Në muajin shkurt të vitit të kaluar u fut në kurth pronari i një kazinoje në Tiranë, kur i kërkuan 40 mijë euro të kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Në muajin gusht të vitit të kaluar u tentua të mashtrohej pronari i “Brunes”, biznesmeni Geront Çela. Emri që është përdorur si ‘dërgues’ ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Policia arriti ti zbulonte bashkëpunëtorët në momentin kur ishte organizuar dorëzimi i shumës prej 35 mijë euro.

Truri i skemës së mashtrimit në të gjitha këto ngjarje del emri i shkodranit Florian Gjergji.

Etiketa: biznesmeneErion VeliajFlorjan GjergjigjykimmashtruesTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

13:36 : 16/07/2025
RAJONI

Merret sot vendimi i rëndësishëm në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

09:15 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
Para

Përfitoi disa pasuri nga divorci, Princ Leka i vë kushte Elia Zaharisë: Humbet gjithçka nëse martohet apo bashkëjeton

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com