• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar mashtrimi përmes call center, 21 në pranga, mes tyre disa shqiptarë

Pas një gjysmë viti hetimesh, në prill policia gjermane arrestoi mbi 20 persona për vepra të ndryshme penale me bazë mashtrimin. Ndërkohë autoritetet në Shtutgart paraqesin përmasat e plota të këtij rrjeti.

10:27 : 03/05/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, RAJONI

Kemi të bëjmë me një rast të “mashtrimit më të madh me call center-a”, deklaruan autoritetet bashkarisht në Shtutgart. Ministri i Brendshëm i Baden-Vyrtembergut, Thomas Strobl tha, se mashtrimi i zbuluar tani me call center-a ka “një përmase, si asnjëherë më parë në Europë.”

Sikurse njoftuan Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë e Baden-Vyrtembergut, Zyra e Kriminalistikës së këtij landi (LKA) në Shtutgart, si dhe Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe, në katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe në Liban u zbuluan call centera me veprimtari mashtruese.

Në një deklaratë të veçantë Europol njoftoi, se në aksionin ndërkombëtar të policisë të koduar me emërtimin “Pandora” kanë bashkëpunuar nëpunës nga Gjermania, Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Libani. Gjatë kontrolleve në mes të prillit në dymbëdhjetë call-center-ra janë arrestuar 21 persona.

Mashtrim në forma të shumëllojshme

Lexo edhe:

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

Mashtruesit kanë përdorur një gamë të gjerë mashtrimesh p.sh. duke u paraqitur tek viktimat si të afërm, nëpunës banke, punonjës të qendrave për konsumatorë ose si policë, duke i kërcënuar ato me dënime, ose duke u premtuar fitime përmes transaksioneve bankare.

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg të Bavarisë për mashtrim është përdorur edhe cybertrading. Në këto raste viktimave u kanë mbushur mendjen të blejnë produkte financiare me kriptovalutë duke u premtuar fitime joshëse. Mashtruesit kanë përdorur të tilla platforma nga nëntori 2022 deri në maj 2023. Sipas hetuesve bavarezë vetëm në këtë sektor dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 220.000 eurove. Por mendohet se ka edhe një numër tjetër të madh rastesh.

Ministrja e Drejtësisë e landit të Baden-Vyrtembergut, Marion Gentges, ministri i Brendshëm i landit Thomas Strobl dhe presidenti i LKA Andreas Stenger duke prezantuar rezultatet e hetimeve
Ministrja e Drejtësisë e landit të Baden-Vyrtembergut, Marion Gentges, ministri i Brendshëm i landit Thomas Strobl dhe presidenti i LKA, Andreas Stenger duke prezantuar rezultatet e hetimeveFotografi: Nico Pointner/dpa/picture alliance

Një punonjës i kujdesshëm banke u dha sinjalin hetuesve

Këto hetime u mundësuan, sipas të dhënave të autoriteteve të Baden-Vyrtembergut dhjetorin e kaluar, pasi një punonjës i vëmendshëm banke pengoi një tentativë mashtrimi që do të kishte shkaktuar një dëm prej më shumë se njëqindmijë euro. Numrat e telefonave të mashtruesve u përdorën brenda një kohe të shkurtër për mijëra tentativa të tjera mashtrimi.

Po në të njëjtin muaj LKA e Baden Vyrtemebergut krijoi një grup hetimor, ku u përfshinë edhe autoritetet policore të Bavarisë, Saksonisë dhe Berlinit. Mbi bazën e rezultateve të hetimit nëpunësit arritën të parandalojnë duke njoftuar paraprakisht viktimat e mundshme të mashtrimeve në rreth 6000 raste që mund të kishin arritur shumën e dëmit prej rreth dhjetë milionë euro. Rastet e parandaluara përbëjnë mbi 80 përqind të të gjitha rasteve.

Për këto rezultate kanë ndihmuar që nga dhjetori disa qindra nëpunës, që kanë përgjuar me turne në kohë reale bisedat telefonike të dorasve me viktimat e shpërndara në të gjithë Gjermaninë. Gjithsej janë siguruar mbi 1,3 milionë biseda. Herë pas here janë ndjekur paralelisht deri në 30 biseda, për të parandaluar dëmin. Hetimet ndërkohë vazhdojnë për gjithsej 7500 raste.

Kontrolle njëkohësisht në pesë shtete

Gjatë kontrolleve më 18 prill, sipas këtyre të dhënave, autoritetet ndërkombëtare dhe kombëtare të policisë dhe drejtësisë kanë ndërhyrë njëkohësisht në objektet e këtij rrjeti. Aksionet e koordinuara janë zhvilluar në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe në Liban. Aksionet u koordinuan nga prokuroria e Autoritetit Policor Europian, Europol me seli në Hagë, Holandë. Gjatë kontrolleve hetuesit kanë sekuestruar ndër të tjera para dhe vlera pasurie rreth një milion euro si dhe material elektronik prove, që mund të ndihojë në zbulimin e „të tjera call centera-ve të mundshme dhe mashtruesve të tjerë”, vë në dukje Europoli.

Ministri i Brendshëm i Baden-Vyrtembergut Strobl u shpreh i lehtësuar për suksesin e hetuesve: “Aktet penale të mashtrimeve përmes telefonatave janë mjaft perfide dhe pa skrupuj, sepse ato luajnë më frikërat dhe hallet e njerëzve”. Politikani kristiandemokrat deklaroi, se kundër “këtyre kriminelëve do të veprohet me të gjithë forcën e konseguencat ligjore”./DW

Etiketa: arrestimecall centermashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

11:52 : 04/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025
AKTUALITET

Mashtruan klientët duke u marrë rreth 17.000 €, arrestohet administratori i një agjencie turistike/ EMRI

13:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri/ Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarët

10:29 : 25/09/2025
AKTUALITET

51-vjeçari humbi jetën në një minierë në Bulqizë, arrestohen dy punonjës të stafit teknik

10:07 : 25/09/2025
Para

Gjendet e pajetë gruaja në Lezhë

TË GJITHA

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Filipine, lëshohet paralajmërim për cunami

08:32 : 10/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

08:21 : 10/10/2025

Këmbimi valutor 10 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:10 : 10/10/2025

Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 10/10/2025

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com