• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasjet pa autor/ Nga 192 krime brenda 4 viteve, 62 mbeten të pazbuluara

11:46 : 28/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Në 4 vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar 192 vrasje, ndërsa 62 krime mafioze vijojnë të mbetën ende të pazbardhura. Ekzekutime me snajper, krime në familje, vrasje grash, hakmarrje apo dhe larje e hesapeve të drogës, janë vetëm disa nga kategoritë e vrasjeve në Shqipëri.

Një pjesë e ngjarjeve janë zbardhur, por vrasjet pa autor vijojnë të jenë ato të përplasjes mes bandave e për të cilat policia nuk ka arritur të vendosë pranga. Edhe kur është vepruar ndaj tyre, të dyshuarit janë liruar për mungesë provash.

I fundit ishte ekzekutimi i Gentian Bejtjas në mars të këtij viti në fshatin Larushk të Krujës. Ish-polici i burgjeve 43-vjeçar, i kishte shpëtuar tre atentateve të mëparshme ndërsa atentatorët iu futën brenda në banesë dhe e ekzekutuan.

Që prej vitit 2020 dy nga krimet e rënda që mbeten ende të arkivuara janë ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit, por edhe rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës. Ndonëse për drejtësinë ngjarja u zbardh, në burg mbeti vetëm një kopshtar. Edhe ekzekutimi i dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia vijon të mbetet pa autor, ndonëse për këtë ngjarje kërkohet Talo Çela.

Veç qyteteve të tjera, edhe në Tiranë, vrasja e Hekuran Billës do të çonte në pranga disa të rinj, por që më pas u liruan për mungesë provash.

Lexo edhe:

Vrasjet e fundit në Vushtrri, policia shton kontrollet

Bajrat dhe Licët, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen

Viti 2020 në total numëroi 12 krime të pazbardhura. Viti 2021 numëron gjithsej 21 ekzekutime pa autor. Dy për të cilat policia dyshon se vijnë si pasojë e grupeve kriminale janë ato të vrasjes së Bardhok Pllanajt në Shkodër dhe Edmond Çekiçit në Durrës.

E njëjta histori e ekzekutimeve mafioze edhe në Vlorë, ku persona të armatosur qëlluan për vdekje Bledar Birçajn. Në Elbasan vrasjet e Everest Cakës, Lulzim Bitrit e Ardian Çollakut vijojnë të jenë pa autor.

2022, edhe pse me një numër më të ulët të vrasjeve pa autor, me 12 të tilla, sërish krimet mafioze do të tronditnin kryeqytetin, kur në rrugën Tiranë-Elbasan u hodh në erë makina e Aleksandër Sadikajt. I riu humbi jetën nga plagët, ndërsa policia ende nuk ka një person të akuzuar, por veç dyshime.

Nuk do të kalonte shumë dhe në gusht tre të rinj u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë-Krujës. Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan në një pritë ndërsa automjeti i viktimave u dogj. Ngjarja e rëndë për policinë në pikun e sezonit turistik vijon të jetë e pazbardhur.

Për vitin 2023, janë ende 13 krime të pazbardhura. Më i rëndi prej tyre ishte vrasja e punonjëses së barit në zonën e Don Boskos, Mimoza Paja, por edhe e vrasjes së rojës së sigurisë Pal Kola në televizionin Top Channel. Sot e kësaj dite autorët janë në arrati. Ajo që dihet është se dy të pafajshëm humbën jetën.

Nga janari e deri më sot, për vitin 2024 regjistrohen 7 krime me 8 viktima në Shqipëri, ndërsa ekzekutimet mafioze janë ato për të cilat policia nuk ka asnjë autor./A2 CNN

Etiketa: krimetpa autortë pazbuluaravrasjet

Lajme të lidhura

RAJONI

Vrasjet e fundit në Vushtrri, policia shton kontrollet

21:24 : 26/03/2025
AKTUALITET

Bajrat dhe Licët, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen

21:06 : 02/03/2025
AKTUALITET

Vrasjet në vend/ Dogjani kërkesë për interpelancë me ministrin Hoxha: Dështim i policisë!

18:19 : 20/01/2025
AKTUALITET

Dy atentate brenda pesë ditëve në Tiranë, asnjë autor

09:04 : 19/11/2024
AKTUALITET

Artan Hoxha del pas 3 orësh nga SPAK: Dorëzova një audio-përgjim 34 minutësh

13:58 : 03/10/2024
BOTA

SHBA, FBI: Krimet e dhunshme bien për të dytin vit radhazi

22:23 : 23/09/2024
Para

Të mërkurën rikthehet shiu dhe vazhdon disa ditë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com