• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rritet trysnia për armëpushim, Izraeli godet Gazën

16:14 : 28/04/2024
në BOTA

Përpjekjet diplomatike u shtuan të dielën me synimin për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë, ndërsa Izraeli po vazhdon sulmet ajrore e me artileri, ndaj territorit të goditur nga lufta. Një video e re, ku shfaqeshin dy pengjeve që mbahen nga militantët e Hamasit që prej 7 tetorit, kur grupi sulmoi Izraelin, shkaktoi zemërim në Izrael. Të shtunën protestues të shumtë izraelitë ushtruan presion ndaj qeverisë për të arritur një marrëveshje me Hamasin. Kundërshtimi global ndaj krizës humanitare në Gazë është rritur gjithashtu. Udhëheqësit botërorë dhe grupet e ndihmës po paralajmërojnë se një sulm së shpejti i Izraelit ndaj qytetit jugor të Rafahut, do të çonte në një numër masiv viktimash.

Një zyrtar i lartë i Katarit i kërkoi Izraelit dhe Hamasit që të tregojnë “më shumë përkushtim e seriozitet” në negociatat për armëpushim, pas gati shtatë muaj luftë në Gazë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed al-Ansari në një intervistë për përditshmen liberale “Haaretz” u shpreh i zhgënjyer duke shtuar se secila palë ka marrë vendimet e saj bazuar në interesat politike dhe jo të mirën e civilëve.

“Ne shpresonim të shihnim më shumë përkushtim dhe më shumë seriozitet nga të dyja palët”, deklaroi ai. Pa dhënë shume detaje zoti al-Ansari tha se bisedimet janë ndalur e të dyja palët i mbahen pozicioneve të tyre.

Marrëdhëniet mes Katarit dhe Izraelit kanë qenë të tensionuara gjatë gjithë luftës, pasi disa politikanë në Izrael, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, e kanë kritikuar Katarin se nuk ka bërë trysni mjaftueshëm ndaj Hamasit.

Lexo edhe:

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

Në një tjetër zhvillim, teksa Izraeli nuk është tërhequr nga ideja për të ndërhyrë në qytetin Rafah, presidenti palestinez Mahmoud Abbas thotë se vetëm Shtetet e Bashkuara mund të ndalojnë Izraelin për të ndërmarë këtë sulm.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i kërkojnë Izraelit që të mos sulmojë Rafahun. Amerika është i vetmi vend në gjendje të parandalojë Izraelin që të kryejë këtë krim”, tha zoti Abbas gjatë një takimi të Forumit Ekonomik Botëror në kryeqytetin saudit Riad.

Zoti Abbas shtoi se sulmi izraelit, të cilin ai e pret të ndodhë brenda disa ditësh, mund të detyrojë një pjesë të madhe të popullsisë palestineze të largohet nga territori dhe sipas tij kjo do të ishte katastrofa më e madhe në historinë e popullit palestinez.

Izraeli, thotë se në këtë qytet fshihen batalionet e mbetura të Hamasit.

Ndërkohë të shtunën në mbrëmje me mijëra vetë u mblodhën në Tel Aviv duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij.

Demonstruesit protestuan për mënyrën se si administrata izraelite po trajton luftën kundër Hamasit.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë vrarë 34 mijë palestinezë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera./VOA

Etiketa: armepushimGazaizraelLufta

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025
BOTA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

19:56 : 22/10/2025
BOTA

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

15:42 : 22/10/2025
BOTA

OKB: Gaza po përballet me katastrofë shëndetësore që do të zgjasë për breza të tërë

14:58 : 22/10/2025
Para

Foto-Video/ Tifozët mbushin rrugët e Milanos, Interi feston titullin e 20-të kampion

TË GJITHA

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com