• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Më hodhën si plehrë”, rrëfimi i polices së burgut që u pushua nga puna padrejtësisht

19:37 : 27/04/2024
në AKTUALITET

Në fund të vitit të kaluar ’Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi ‘ shpalli si diskriminim shkarkimin nga detyra të një infermiereje e cila kërkoi pranë tyre mbrojtje nga eprori.

Largimi nga puna në Spitalin Rajonal “Memorial” Fier kishte ndodhur mbasi vendosi në dijeni titullarët për medikamente që nuk plotësonin specifikimet për datën e skadencës. “Më diskriminuan sepse ndërgjegjja nuk më lejoi të pranoja shkeljet të po ndodhnin në detyrë, tha infermierja për të cilën komisioneri e gjeti të bazuar pretendimin e diskriminimit. Sa respektohet Kodi i Punës dhe sa të mbrojtur jemi? Ku mund të drejtohemi tjetër veç gjykatës? Këtyre pyetjeve u dha përgjigjja sot në podcastin “Fol me Anila Hoxhën të transmetuar në Top Albania Radio”, një projekt i Qendrës Fol mbështetur financiarisht nga zyra e Marrëdhënieve me Publikun Ambasada e SHBA në Tiranë.

Një ndër të ftuarat ka qenë Albana Ruçi, një police burgjesh e cila u shkarkua nga detyra ditën që shfaqi probleme shëndetësore.

Albana, sa vite punove si efektive në policinë e burgjeve?

Albana Ruçi:12 vjet.

Lexo edhe:

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

Cfarë ndodhi?

Albana Ruçi: Ka qenë një moment, ka qenë  data 20 gusht 2020,  para se të merrja shërbimin, unë operoja  në sallën operative. Ishim 5 efektivë që operonim atje. Atë ditë njëra nga koleget ka qenë me leje të zakonshme dhe tjetra ishte me raport. I binte që ne ishim tre dhe ne punonim me tre turne. I pari, i dyti, i tretë … Unë atë natë merrja turnin e tretë. Nuk isha mirë nga gjendja shëndetësore dhe para se të  marrim  shërbimin, ne marrim një instrutazh nga oficerat e shërbimit.  E sinjalizova, e njoftova  që unë nuk jam e aftë për shërbim sot. Meqë ishte situata që dy nga efektivat mungonin, më tha që “turni i tretë është, nuk ka shumë dinamikë brenda në paraburgim. Paraburgim është, nuk është burg që janë vështirësitë që mund të arratisen”. Ne monitorojmë , nqs. unë konstatoja ndonjë parregullsi, e njoftoja “shihe tek ky numër, psh. tek kjo kamerë”.

Qëndrove, meqënëse ishe në pamundësi?

Albana Ruçi: Po.

Megjithëse ishe në pamundësi shëndetësore, ishte e pamundur të pushoje dhe e more shërbimin?

Albana Ruçi:E mora shërbimin. Shërbimi filloi shumë mirë. Nuk e mbaj mend se cfarë orë ka qenë. I kam thënë që nuk po ndihem mirë, megjithëse ishte edhe gusht dhe mbaj mend që ka qenë shumë vapë . Janë shumë faktorë ndoshta edhe mosha. Edhe i them “sinjalizoje oficerin, që nuk po ndihem mirë. A mund të zbres pak poshtë”? Se kishin kondicioner. Kurse ne, nuk kishim kushte lart, tek salla. “Po patjetër. Se monitoroj unë”, tha . Ndërkohë, që sinjalizohej edhe infermieri që operonte, që kishte turnin brenda. Ka dalë jashtë, më ka bërë një gjilpërë. 

Këto janë të vërtetuara me…?

Albana Ruçi: Jo vetëm ajo. Ata i kanë deklaruar.

Vjen infermieri për të të asistuar…?

Albana Ruçi: Vjen infermieri më bën  një gjilpërë. “Qetësohu më”,  tha. Pas disa ditësh, më njoftojnë që duhet të lija punën sepse jam konstatuar me shkelje të rënda.

Cilat ishin këto shkeljet sipas tyre? Kishe lënë vendin e shërbimit?

Albana Ruçi: Po, kisha lëvizur nga vendi i shërbimit. Ndërkohë që unë kisha lëvizur me leje dhe kjo është brenda rregullores.

 Dhe për ndihmë mjekësore?

Albana Ruçi: Mora ndihmë mjekësore. Është një klauzolë që bie ndesh me rregulloren atje, nqs. operatori lëviz nga vendi i shërbimit duhet të zëvëndësohet nga ndihmësi, por është edhe një klauzolë tjetër që bie ndesh me këtë që thotë “asnjë njeri nuk lejohet të hyjë në sallë pa u trajnuar në sistemin e kamerave”. Kështu që ndihmësi ishte i patrajnuar me sistemin e kamerave. Gjithsesi, ne monitoronim tek kamerat që ishin poshtë tek zyra e informacionit sepse unë po merrja ajër, nuk isha mirë.

Nuk e morën fare parasysh? Pra, bëre një kundërshtim? Të sollën një shkresë? Cfarë ndodhi?

Albana Ruçi: Po, më sollën një shkresë. Më informuan që kjo është shkelja që ke bërë. Mua m’u duk qesharake për momentin. Inat është. Sëmurë kam qenë. Nuk i morën parasysh.

Kishe të drejtë të mbroheshe aty? Kishte një komision tjetër?

Albana Ruçi: Jo, sepse direkt shkonim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve,  si çështje. Kam dalë me masën disiplinore në komision. Nuk e pranuan absolutisht as deklaratën e oficerit, as të ndihmësit, as të infermierit “që kjo zonja ka qenë e sëmurë”. Jo vetëm ajo, ne i shkruajmë ligjet, ne i shkelim, ne bëjmë përjashtime. Unë isha nga të parat që kam filluar atje, trajnuar, certifikuar, testuar nga Ministria e Drejtësisë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe nga Komiteti i Helsinkit.

Nuk u dëgjove sërisht? Meqënëse kishe këtë karrierën, këtë formimin , përkushtimin. Meqënëse ishe e sëmurë dhe ishe në detyrë.

Albana Ruçi: Jo vetëm ajo, por edhe një kryefamiljare me tre jetimë, as këtë nuk e morën parasysh. Më hodhën, m’u si plehrë më kanë hedhur. Jam ndier shumë e poshtëruar, shumë e fyer, Kisha një përgjegjësi të madhe, sepse fëmijët i kisha ende të vegjël. Me qira isha, thosha si do mbijetoj. Gjithsesi dola sërisht në komision sepse ia deleguan Ministrisë së Drejtësisë. Aty pothuajse kam dalë gati 5(pesë) herë kam shkuar në Tiranë. Ata më rikthenin në punë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve linte në fuqi vendimin e vet. Dmth. kjo donte të thoshte kishte diçka në mes.

Çfarë mund të ishte kjo? Kishin punësuar dikë tjetër?

Albana Ruçi: Jo, jo. Mendoj që drejtori i atëhershëm i paraburgimit në Vlorë duhet të kishte dicka personale me oficerin sepse ai i kishte dy vërejtje. Unë nuk kisha marrë asnjëherë vërejtje në kaq vite. Dhe nuk u mor as kjo parasysh, mendoj unë kjo do jetë shkaku.

Nuk u ktheve? Sa kohë prite?

Albana Ruçi: Gati dy vjet po. Ndërkohë që unë kisha hapur një gjyq.

Kërkove kthimin në punë?

Albana Ruçi: Kërkova rikthimin në punë. Kërkova mbi të gjitha dëmshpërblimin moral sepse po ndihesha më shumë keq edhe para njerëzve. Pse të larguan të gjithë? Kush ishte motivi? Duke u nisur edhe nga statusi im civil edhe mund të më gjykonin, ndërkohë që ne monitorohemi nga kamerat. Vetëm salla kishte 6 kamera.

Çfarë ndodhi në proces, në shkallën e parë ?

Albana Ruçi: Fitova gjyqin, u riktheva në punë. Ndërkohë që unë kisha filluar në një institucion tjetër.

Zgjati procesi?

Albana Ruçi: Zgjati goxha. Unë ndihem ende e fyer. Sepse unë tre fëmijët i lija vetëm, punoja me të tre turnet. Nuk e meritoja unë këtë (qan). Nuk e meritoja.

Fillove detyrën tjetër dhe ndërkohë je e bindur që do shkosh deri në fund ta marrësh gjithë atë…? E kundërshtoi institucioni që humbi shkallën e parë?

Albana Ruçi: Patjetër. Unë ia kam lënë në dorë avokatit tim dhe nëpërmjet tij informohem. Vazhdon apeli.

Ku e gjen gjithë këtë këmbëngulje? Edhe megjithëse ke fituar? Ke filluar një punë tjetër? Do t’i shkosh deri në fund, me këtë forcë, me  këtë kurajo?

Albana Ruçi:Karakteri im. Ndoshta mëmësia e gërshetuar edhe me atësinë. Se të bësh rolin e nënës dhe të babës është shumë e vështirë (qan).

Sa kohë qëndrove pa punë?

Albana Ruçi: Pothuajse 2 (dy) vjet e gjysëm, po.

Pse ndihesh e fyer?

Albana Ruçi:Në radhë të parë kam sakrifikuar shumë për atë punë. Edhe në testimet, edhe në trajnimet. Jam trajnuar gati mbi 6 muaj dhe trajnoheshim cdo 3 muaj, cdo 6 muaj. Kur kam aplikuar atje kam aplikuar si psikologe, në bazë të shkollës që kisha mbaruar. Ishin të zëna vendet. Ok efektive, i thashë. Më panë një çik skeptike, se ndoshta dukesha e re. Kam qenë përgjegjëse në seksionin e minorenëve edhe vështirësia më e madhe që të shikoja fëmijët të vegjël mbyllur në dhoma se termi “qeli” ne nuk e përdornim më . Në fillim edhe qaja, “obobo thoja ku punoj” edhe më vinte keq. Gjithsesi ,edhe kam  ngrënë edhe grushte. Sepse ne i mbronim me jetë. Ka ndodhur një konflikt me të rriturit, shumë vështirësi. Kemi shoqëruar kriminelë në seancat gjyqësore, kemi rrezikuar jetën. Thjesht fakti që unë lija 3 fëmijët të vegjël në shtëpi dhe vrapoja në shtëpi sa herë që më thërrisnim. Mungonte efektivi kam bërë edhe 16 orë.Kush tha bravo?! Askush.  Për arsye shëndetësore, mua nuk më dha askush gishtin, të më thoshin ok, tjetër herë nuk do përsëritet. Sepse ka edhe shkallë atje.

Cfarë i dha kaq shumë fuqi punëdhënësit në rastin tuaj ?

Albana Ruçi: Në rastin tim unë e quaj nepotizëm.

Si veprove mbasi të hoqën?

Albana Ru135i: Po ta them në mënyrë figurative. Bota rrëshkiti në këmbët e mia. Unë dilja nga shtëpia dhe ndihesha shumë e fyer. Sepse njerëzit më thoshin “për cfarë të hoqën nga puna , kush ishte motivi që të hoqën nga puna?”. Qoftë edhe me ironi. Unë doja të vija të drejtën time morale në vend. Pastaj materiale.

U këshillove me dikë apo teksa po përpiqeshe të bisedoje me familjen?

Albana Ruçi: Unë thjesht… Jo, unë në vendimmarrjet në jetën time i kam marrë vetë gjithmonë. Dhe mirë më kanë dalë. Kontaktova nipin tim që është avokat, Thoma Dhimolea. U konsultova me të.

E pate të vështirë t’i mblidhje provat?

Albana Ruçi: Në momentin që i ke të parashtruara qoftë edhe të memorizuara në trurin tënd nuk është e vështirë. Se besoj.

Si t’u duk atë ditë kur tha gjykata të jap të drejtë?

Albana Ruçi: Faktikisht, u çlirova shumë dhe desha ta falenderoja me zemër atë gjyqtarin (qan).

Një mesazh për këdo që largohet nga puna?

Albana Ruçi: Forcë. Luftoni me forcë për të drejtat tuaja./TCH

Etiketa: largim nga punapolici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

20:16 : 15/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë. Nën hetim edhe 2 të tjerë

12:30 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025
Para

Veliaj i frikësuar nga protestat, i konsideron qytetarët lepuj dhe të përdorur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dy shqiptarët e Boluspor kualifikojnë skuadrën në play-off për ngjitjen në elitë

21:25 : 15/05/2025

The Telegraph me kritika: I vetmi ndryshim mes Keir Starmer dhe Edi Ramës, gjatësia

21:23 : 15/05/2025

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

21:11 : 15/05/2025

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

21:07 : 15/05/2025

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com