• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tentoi te vriste një person në 2020, Apeli i ul 2 vite burg Brisel Kurtmetajt

14:54 : 26/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apelit i ka ulur dy vite burg, Brisel Kurtmetajt, i cili tentoi që të vrasë me armë zjarri në 46-vjeçar në 2020 në Shirokë në Shkodër.

Kurtmetaj u dënua nga Gjykata e Shkodrës me 10 vite burg, ndërsa Apeli i hoqi një akuzë dhe e dënoi me 8 vite burg.

Apeli ka gjykuar se nga tre akuzat, “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kjo e fundit bie, duke e dënuar për dy akuzat e para.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 25.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Dritan Hasani dhe anëtare znj. Brikena Ukperaj dhe z. Genti Shala, vendosi:

-Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për veprën penale “Prishjen e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Lexo edhe:

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës

-Bazuar në nenin 406/1 te K.Pr. Penale, uljen e 1/3 së dënimit dhe dënimin përfundimisht të pandehurit B. K me 8 (tetë) vjet burgim”,- thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit Brisel Kurtmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76-22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze, lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2020, ora 22:30, ku Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është njoftuar se në Shirokë, Shkodër janë dëgjuar të shtëna armësh. Pas veprime të policisë, ka rezultuar së i pandehuri me iniciale B. K (G), kishte qëlluar me armë zjarri drejt automjetit në lëvizje të markës “Audi”, i cili po drejtohej nga shtetasi me iniciale S. B.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr.1303(3278), datë 10.07.2023 ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B. K (G), për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit B. K (G), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit B. K (G), për kryerjen e veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, të parashikuar nga neni 274/1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të K. Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri B. K (G), dënohet përfundimisht me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B. K (G) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale B. K, i cili kërkoi:
1.Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si më poshtë:
-Deklarimin fajtor dhe dënimin e B. K (G) për veprën penale të “Kanosjes” parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me masën minimale.
Deklarimin fajtor dhe dënimin e B. K (G), për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me masën minimale.
-Në bashkim të dënimeve dënimin e tij me dënimin që do të jepet për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 I Kodit Penal
-Pushimin e gjykimit për veprës penale të “Prishjes së qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274/1 i Kodit penal.
-Në alternativë, në rast se Gjykata vlerëson se i mbrojturi prej meje duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit penal, në bazë të neneve 22, 23/2, 48/b/ç/dh/e, 49, 56/3 dënimin e tij me një masë dënimi nën minimumin e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe bashkim të dënimeve dënimin e tij me dënimin që do të japë për veprën penale të parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, më datë 25.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Dritan Hasani dhe anëtare znj. Brikena Ukperaj dhe z. Genti Shala, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit Nr.1303 (3278), datë 10.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në lidhje me fajësinë për veprën penale të parashikuar nga neni 76 e 22 dhe 278/1 të Kodit Penal dhe masën e dënimit për veprën e fundit.
-Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për veprën penale “Prishjen e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
-Dënimin e të pandehurit B. K me 8 (tetë) vjet burgim për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
-Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin e të pandehurit B. K me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Bazuar në nenin 406/1 te K.Pr. Penale, uljen e 1/3 së dënimit dhe dënimin përfundimisht të pandehurit B. K me 8 (tetë) vjet burgim.

Etiketa: brisel kurtmetajdenim me burggjykata e apelit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

22:36 : 15/10/2025
AKTUALITET

Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës

17:19 : 15/10/2025
AKTUALITET

Pas vrasjes së gjyqtarit, Gjykata e Apelit bën lëvizjen e pazakontë, kërkon një grua si punonjëse sigurie

16:27 : 14/10/2025
AKTUALITET

Një person kërcënon rojën e Gjykatës së Apelit/ EMRI

11:48 : 10/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i Avokatisë në Korçë: Drejtësia e vonuar ka krijuar mosbesim tek qytetarët

12:15 : 08/10/2025
Para

Bufi s'pyet për banorët e Roskovecit, Këshilli Bashkiak miraton ndërtimin e TEC-it në Suk 1

TË GJITHA

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com