• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDALI/ Burri i ministres së Ramës qëllon me thikë kreun e ATK-së, arratiset jashtë shtetit

14:53 : 26/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kërcënimeve për të dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm dhe përndjekjeve prej një viti ndaj shtetasit E.K, burri i ministres Delina Ibrahimaj u dha fund pesë muaj më parë kur vendosi t’i zinte pritë te “Pazari i Ri” dhe ta qëllonte disa herë me thikë.

Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sigurisht, autori i goditjeve me thikë është burri i një ministre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tefta Tashko Koço”, ku drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga Andri Ibrahimaj, burri i ministres Delina Ibrahimaj.

Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, në Komisariatin Nr.1 nga shtetasit E.K, por institucionet kanë heshtur. Me kërcënime dhe ndërhyrje të shumta “nga lart”, kallëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave është pluhurosur në sirtare.

Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet proceduriale të referuara nga blutë e kryeqytetit, por ka vendosur që të pushojë çështjen. Nga ndikimi dhe influenca e fortë e njerëzve të përfshirë në ngjarje vetëkuptohet dhe vendimi i organit të akuzës.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë

Në ekzaminimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryer nga mjeku ligjor Harallamb Martopullo, provohet se në trupin e shtetasit E.K janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mbretës.

Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht.

Arsyeja e këtij konflikti që degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga ana e burrit të ministres socialiste, Andri Ibrahimaj, është pikërisht posti që mban shtetasi E.K si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Atij i është kërkuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, gjatë kohës që bashkëshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrinë e Financave.

Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion në varësi të kësaj ministrie dhe shtetasi E.K nuk ka pranuar që të largohet pas presioneve dhe kërcënimeve.

Një tjetër detaj që thellon skandalin ku është përfshirë Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Ky shtetas i ka kërkuar vazhdimisht shtetasit E.K që të jepte dorëheqjen sepse drejtor do të emërohej një shok i tij.

Pra, burri i ministres Delina Ibrahimaj duket se de fakto drejtonte Ministrinë e Financave, sepse vendoste se kush do të emërohej dhe kush do të largohej nga detyra.

Aktekspertimi i IML i dërguar në Prokurorinë e Tiranës

Përndjekjet ndaj shtetasit E.K janë shtuar përgjatë muajve dhe mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, Andri Ibrahiamj sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për “t’u sqaruar”.

Kur drejtori nuk ka pranuar, referuar dhe kallëzimit të depozituar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Interesante është dhe ajo që ka ndodhur pas kësaj ngjarje

Andri Ibrahimaj është larguar menjëherë nga Shqipëria, e provuar kjo dhe nga sistemi TIMS. Nga frika se mos rasti bëhej publik dhe ai arrestohej, burri i ministres Delina Ibrahimaj ka vendosur të ikë nga vendi në atë periudhë. Shteti është vënë në dispozicion të tij.

Ngjarja është tentuar të fshihet dhe E.K është kërcënuar që të mbyllë gojën. Ai është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete, dhe asnjë institucion nuk ka marrë masa për një sulm fizik në përmasat e skandalit.

Shkresa drejtuar kryepolicit Muhamet Rrumbullaku

Pjesë në këtë shkarkim ka dhe vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila edhe përse është larguar nga Financat ka aty të gjithë stafin që ka emëruar në vite dhe bën ligjin. Ashtu siç u tentua dhe me drejtorin e ATK-së, por ky i fundit nuk pranoi të largohej për t’ia lënë postin shokut të burrit të ministres.

/NewsBomb

Etiketa: Andri IbrahimajarratisetDelina Ibrahimajdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të KrediveEdi Ramaministreqëllon me thikë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
Para

Tentoi te vriste një person në 2020, Apeli i ul 2 vite burg Brisel Kurtmetajt

TË GJITHA

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

16:24 : 31/10/2025

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com