• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policët bliheshin me ‘qese’ parash nga trafikantët, zbërthehet dosja e emigrantëve

22:26 : 26/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy javë më pare ju treguam përfshirjen e zyrtarëve të policisë së migracionit dhe kufirit në trafikun e emigrantëve nga vendet e lindjes së mesme. Një biznes që lulëzonte prej vitesh dhe sillte miliona euro si të ardhura financiare. Sigurisht, para që shkonin në xhepat e personave të përfshirë në këtë skemë trafikimi.

Piranjat me gazetarin Eraldo Harlicaj po investigonin prej muajsh në këtë skemë mashtrimi, ndërsa SPAK vendosi të ndërhynte duke arrestuar 26 persona, zyrtarë policorë dhe trafikantë. Por kush janë 26 personat e arrestuar nga SPAK, çfarë roli kanë dhe cilat janë provat që i kanë çuar pas hekurave? Detajet ekskluzive të dosjes dhe provat që fundosën të dyshuarit do të prezantohen sot për here të parë për publikun.

Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar në seancën e dates 10 prill 2024 caktoi masën e arrestit me burg për 21 persona, arrest në shtëpi për 4 persona dhe detyrim paraqitje dhe pezullimin e ushtrimit të detyrës dhe shërbimit publik për njërin prej tyre. Kjo është lista e plotë e personave të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, siç e përcakton dhe akuza zyrtare ndaj tyre.

Në masë sigurie me ‘arrest me burg’:

1 – Endri Seiti / Akuzat: Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Lexo edhe:

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

Zgjedhjet/ SPAK bën bilancin: Kemi regjistruar 39 procedime penale, ja veprat penale që po hetojmë

2- Luan Tafalla / Akuzat: Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

3- Endrit Ismailaj / Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

4- Arnol Shpata / Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

5- Xhuljeta Çopa -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

6- Artur Mata -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

7- Antonio Speçhio – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

8 – Artan Sulaj -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

9- Luan Sulaj – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

10 – Alok Mittra – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, Falsifikim i dokumenteve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

11- Shkëlzen Matmuja (Bokciu) – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

12- Faik Matmuja -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

13- Bukurosh Muja -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

14- Altin Hasani – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

15- Edmond Braho -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

16- Emmanuel Delphin Assako Ella -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

17-Lulzim Lami -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

18- Tomë Preka – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

19 – Xhuljo Krasniqi -Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

20 – Edmond Baklli – Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimina.

21- Iglan Alliçi –Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Në masë sigurie ‘arrest në shtëpi’

22- Arben Domi – Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri.

23- Arjel Hoxha – Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

24- Orkid Pijaneci – Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri

25- Arba Hysenllari – Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Në masë sigurie ‘Detyrim paraqitje’ dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik’

26- Ermal Hoxha – Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Këta janë 26 personat e përfshirë në këtë skemë kriminale, ku sigurisht vëmendja më e madhe bie drejt zyrtarëve të policisë. Por si funksiononte kjo skemë, e cila duhet theksuar se është vetëm linja e Bangladeshit. Ky aktivitet kriminal drejtohej prej të hetuarve Endri Seiti dhe Luan Tafallës, të cilët nëpërmjet agjencisë së punësimit ‘Intercontinental link shpk kishin krijuar lidhje me shoqëritë tregtare ‘Mags shoes’ të italianit Antonio Speçhio, ‘Gerem Konfeksione’ me administratore Xhuljeta Çopën, ’Konversimi Adriatik’ të Artur Matës.

Këta persona kanë kryer aplikimet për leje unike për punësim dhe më pas kanë kryer aplikimet për vizën për punësim për shtetasit që vijnë nga Bangladeshi. Në fakt, këto procedura kanë qenë krejtësisht fiktive, pasi qëllimi i tyre nuk ka qenë punësimi i këtyre shtetasve, por hyrja lirshëm në Shqipëri dhe më pas kalimi ilegal drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një skemë që ka funksionuar perfekt, pasi vetëm për një periudhë 6 mujore 2023-24, 253 shtetas nga Bangladeshi kanë kaluar ilegalisht kufirin shqiptar, kundrejt pagesave të majme për të shkuar drejt Europës. Po roli i drejtorisë së migracionit dhe kufirit kush ishte?

Dy personat kyç në dhënien e këtyre lejeve nga ana e drejtorisë së migracionit dhe kufirit ishin Altin Hasani, me detyrë specialist dhe Edmond Braho, specialist në drejtorinë e migracionit dhe kufirit. Altin Hasani kundrejt përfitimeve monetare dyshohet se ka ndihmuar dhe lehtësuar kalimin e të gjitha fazave dhe ka garantuar vizat për këto grupe kriminale, duke u bërë pjesë e tyre.

Po ashtu Edmond Braha ka ndihmuar duke kontrolluar ecurinë e punësimit, dhënien e lejeve të qëndrimit për personat e pajisur me vizë dhe nuk ka kryer raportimet përkatëse. Ai ishte lidhja kryesore e Altin Hasanit. Por a ka SPAK prova konkrete që vërtetojnë bashkëpunimin e zyrtarëve të policisë me Endri Seitin dhe Luan Tafallan, që dyshohen si ‘kokat’ e kësaj linje? Me datë 21 tetor të vitit 2023, Endri Seiti dhe Luan Tafalla, kanë takuar rreth orës 20:37 të mbrëmjes në një nga baret e kryeqytetit Edmond Brahen. Ata kanë biseduar rreth 40 minuta me njëri-tjetrin, pasi rreth orës 21:15, shtetasit Endrit Seiti dhe Tafalla largohen nga ambientet e lokalit. Më pas Braha takon Altin Hasanin.

Por si funksiononte në terren trafikimi i emigrantëve nga vendet e lindjes së mesme drejt Tiranës? Personat e huaj nga Bangladeshi udhëtonin nga Dubai dhe priteshin në Rinas nga emrat e përfshirë në këtë trafikim. Shoqëria ‘Mags shoes’ ka pritur rreth 40 shtetas të huaj në datat 30 gusht 2023, 1 shtator 2023, 7 shtator 2023, 8 shtator 2023 dhe 10 shtator 2023.

Këta persona janë pritur në Rinas nga personat nën hetim Luan Tafalla, Arnold Shpata dhe Endrit Ismailaj. Ata pavarësisht se nuk punojnë për ‘Mags shoes’ janë paraqitur si përfaqësues të kësaj kompanie. Në një nga rastet, personat e huaj kanë ardhur në aeroport më datë 30 gusht 2023, rreth orës 14:20. Ata janë pritur nga Arnol Shpata, ndërsa në ambientet e jashtme u fotografuan nga Luan Tafalla.

Një veprim për të konfirmuar suksesin e këtij operacioni ilegal. Pas albumit fotografik, personat e ardhur në mënyrë ilegale futen në fugonin e kompanisë ‘Sula Al Trans’ në pronësi të shtetasit Artan Sulaj. Mjeti ndalon fillimisht me të huajt në restorant ‘Sulaj’, pranë qendrës tregtare ‘City Park’. Emigrantët më pas qëndrojnë të fshehur për dy orë pas ambienteve të lokalit. Aty shfaqet dhe shtetasi nga Bangladeshi Alok Mittra. Me ardhjen e mbrëmjes, shfaqen makinat që marrin emigrantët dhe nisin rrugëtimin e tyre drejt Kukësit.

Nga hetimet është zbuluar se drejtuesit e këtyre makinave janë Bukurosh Muja, Shkëlzen Matmuja dhe Fatik Matmuja. Lëvizja e emigrantëve u bë me qëllim arritjen e kufirit të gjelbër të Kukësit. Shoqëruesit siguronin kalimin e emigrantëve në kufirin e gjelbër drejt Kosovës dhe më pas riktheheshin dhe në Shqipëri. E njëjta skemë është përdorur dhe në datat e tjera.

Por kur kishte sukses, patjetër që shifrat e parave duhet të ndaheshin dhe të gjithë personat e përfshirë të kishin përfitimet e tyre. Altin Hasani është treguar shumë i kujdesshëm që të mos takohej në vende të hapura me Endri Seitin dhe Luan Tafallan, por i ka pritur në shtëpinë e tij. Nga përgjimet ambientale të dates 26 shtator 2023, në zyrën ‘Intercontinental’ shpk, janë numëruar shuma parash. Luan Tafalla më pas me një qese kartoni ka hyrë në pallatin ku banon Altin Hasani për të lënë shumat e parave.

Tafalla dhe Seiti i drejtoheshin specialistit të të huajve me nofkën ‘miku jonë’. Pra, arsyeja se pse Altin Hasani është përfshirë në këtë veprimtari kriminale është një dhe e vetme, fitimi i shifrave të mëdha të parave. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas planit. Karaste kur punët nuk shkojnë mirë dhe personat e përfshirë në hetim kanë përplasje mes tyre se kush do të jetë personi që do të takojë Mondin, pra Edmond Brahon.

Biseda telefonike e datës 17 nëntor 2023 zhvillohet ndërmjet Endri Seitit dhe Arba Hysenllarit:

Endri: Të ikim te Mondi (Edmond Braha).

Arba: Nuk vij te Mondi unë.

Endri: Me një këmbë.

Arba: Hajde të të lëj atje dhe të iki unë.

Endri: Shko pyete ti, se mua nuk me lejohet të hyj brenda?

Arba: Pse nuk të lejohet ty? Ti je një përtac, një dh****, nuk takon asnjëlloj robi, shko takoje Mondin vet, ja ti shkruaj Mondit këtu.

Endri: Ça jam unë, ça jam.

Endri: E mori Lani (Luan Tafalla) dje, hajde te zyra tha.

Arba: Dh**** je.

Endri: Më kërkojnë lekë, ty nuk të kërkojë lekë.

Arba: Ë, të shkojë unë ë? Po jo mor zotëri të shkoj shkojë Lani, të shkojë Lani dhe ti.

Shkurt e qartë të gjitha elementet e hetimit të kësaj veprimtarie kriminale janë të dokumentuara nga A te Zh-ja. Shpresojmë që institucionet e drejtësisë këtë here të japin vendimet e duhura dhe të mos përsërisin gabimet e 2 viteve më pare kur Altin Hasani dhe shpura e tij u liruan, pavarësisht se kishin bërë të njëjtat shkelje./ Piranjat

Etiketa: emigrantethetimezberthehet skema

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ SPAK bën bilancin: Kemi regjistruar 39 procedime penale, ja veprat penale që po hetojmë

11:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhje

15:46 : 09/05/2025
AKTUALITET

PD: Kush nuk ka votuar ende në Diasporë, ta bëjë sa më shpejt!

16:50 : 04/05/2025
BOTA

Kryeministri suedez: Kemi probleme me integrimin e emigrantëve

19:32 : 02/05/2025
BOTA

OKB ngre alarmin: Mbi 72,000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur që nga viti 2014

15:48 : 29/04/2025
Para

“Netët e vona” – Pas ndarjes Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyn

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com