• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Osmani përplaset me Vuçiç në Këshillin e Sigurimit

18:10 : 22/04/2024
në RAJONI

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po përballet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë për krime lufte, ndërkohë Vuçiç iu kthye duke i thënë se po bën teatër politik.

Osmani: Zhdukja me forcë e qytetarëve tanë, shumica fëmija, përfaqësojnë një nga krimet më të rënda të regjimit të Millosheviçit. Ne kërkojmë të ecim në rrugën e drejtësisë, të përkushtohemi që krime të tilla të mos përsëriten.

Përkundër dhimbjeve të paimagjinueshme, Fahrija nuk u dorëzua asnjëherë, ajo sot udhëheq një ndërmarrje, është bërë frymëzim për të gjitha gratë. Millosheviç dhe ministri i tij i propagandës, kanë ambicie që kjo të mos bëhet realitet, se kanë gjetur një popull që nuk do hakmarrje, por nuk dorëzohet. Populli i Kosovës do të mbetet mirënjohës që keni zgjedhur njerëzimin kundër shtypjes. Ishte vonë për Srebenicën ku 8000 burra dhe djem u vranë në zemër të Evropës. Me zemër përkushtohemi për rezolutën e genocidit në Srebenicë. Ju siguroj se në Kosovën e lirë, sovrane, do të gjeni një partner dhe aleat që nuk e merr për të mirëqenë paqen dhe lirinë. Të ardhmen e kemi të ndriçuar, jam e bindur që një ditë do të bashkohemi me ju në këtë tavolinë.

Lexo edhe:

Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë

Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”

Vuçiç: Ka njerëz që nuk e kanë vendin këtu apo në ekipin këshill dhënës të Osmanit, është teatër politik dhe një kurth për delegacionin serb, unë u përqendrova, ka një person Marica Maloiç nga Kosova, kjo grua në këtë periudhë kohe është dhunuar disa herë, por kjo nuk ishte tema e takimit tonë.

Osmani hodhi poshtë të gjitha pretendimet e homologut të saj serb Aleksandër Vuçiç, i cili akuzoi se kosova po bën një “spastrim etnik” te serbët e Kosovës.

Osmani tha se pretendimet e Serbisë për spastrim etnik ndaj serbëve të Veriut janë farse dhe politikisht të motivuara. Ajo shtoi se Ata kanë përfaqësuesit e tyre në komisione ligjore në institucione lokale dhe të tjera.

Osmani: Sot ndërsa jam këtu për të përfaqësuar vendin tim, republikën e Kosovës ju kujtoj impaktin që mungesa e demokracisë ka sjellë në vendin tim. Historia jonë la një gur kilometrik në historinë e njerëzimit. Ndërhyrja e NATO-s ishte për të mbrojtur të drejtën e shenjtë të jetës së njerëzve. Ajo vuri në dukje domosdoshmërinë se nëse një popull kërcënohet nga Tirania atëherë kërcënohemi të gjithë. 25 vite më vonë, Kosova shkëlqen si një sukses për vlerat demokratike. Kosova i ka kaluar plagët e luftës dhe është kthyer në një kontribuese të demokracisë. Gjurmët e Kosovës në sport në muzikë dhe në filma tregon se në vend mbizotëron një inovacion i fortë që po sjell një impakt të ri në çdo vend. Janë njerëz që kanë rilindur që punojnë me pasion dhe kanë kurojao për të ëndërruar.

Historia jonë tregon se sa i fortë është roli jonë përkrahë aleatëve, se sa të fortë u treguam për tu ngritur pas hirit të luftës. sundimi i ligjit është bërthama e çdo politike institucionale për të luftuar krimin e organizuar korrupsionin dhe për të garantuar drejtësi për të gjithë. Përpjekjet tona janë njohur nga “Freedom House”, “Reporterët pa kufi” dhe shumë të tjera.

Edhe pse 16 vjet shtet, Republika e Kosovës është më pro- europiane se çdo vend tjetër në rajon. Ne jemi angazhuar bashkë me partnerët ndërkombëtar për të garantuar siguri dhe paqe si në rajon edhe në vend. Kosova po përjeton gjithashtu një rritje ekonomike, të eksporteve dhe tërheqje të investimeve të huaja. gjithashtu duke dërguar ushtrinë e saj për të ndihmuar vendet aleatë në botë, Kosova po ndihmon Ukrainën.

Ne e pranojmë se kemi shumë punë për të bërë, ne jemi të angazhuar për të zgjidhur sfidat tona në bashkëpunim me vendet aleate. Më lejoni të jem e qartë. Pretendimet e Serbisë për spastrim etnik ndaj serbëve të Veriut janë farse dhe politikisht të motivuara. Serbia është kritikuar nga komiteti i Helsinkit dhe Parlamenti Europian për shkelje të të drejtave të njeriut. Infrastruktura ligjore dhe institucionale e Kosovës vetëm i mbron komunitetet serbe dhe të tjerë.

Janë qindra mijëra serbë që janë larguar nga Serbia gjatë qeverisjes së Vuçiçit, kjo e tregon qartë se ku janë serbët dhe nga se arratisen. Serbët kanë e Kosovës, kanë prani legjislative të avancuar në Kosovë. Ata kanë përfaqësuesit e tyre në komisione ligjore në institucione lokale dhe të tjera. U takon liderëve serbë të veriut nëse duan të takohen me institucionet. Qeveria e Kosovës ka ofruar për serbët e veriut mbështetje në arsim duke ofruar libra në gjuhën serbe. Atyre u është garantuar mbrojtje dhe siguri, gjë që i është garantuar edhe kishës serbe, Ne hedhim poshtë çdo akuzë për sulme të motivuara etnikisht apo politikisht.

Etiketa: Aleksander VucicVjosa somani

Lajme të lidhura

RAJONI

Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë

13:49 : 11/02/2025
RAJONI

Vuçiç dhe Dodik bisedojnë në Beograd për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Sërpska”

15:45 : 04/02/2025
RAJONI

Rënia e Qeverisë – disfatë për Vuçiçin apo blerje kohe

15:06 : 30/01/2025
RAJONI

Protestat në Serbi kundër Vuçiç/ DW: Njerëzit duan drejtësi

12:52 : 23/12/2024
RAJONI

Serbia monitoron kritikët e qeverisë me “spyware”

12:05 : 22/12/2024
Image ref 53683897. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.
AKTUALITET

“Vuçiç kërkon të jetë një Tito i dytë”/ Basha: Si qingj i mirë të pijë dhe sisën e Perëndimit e të Putin

14:18 : 01/12/2024
Para

Spanjë - Kultivoi mbi 2400 rrënjë marijuane, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com