• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/ Këshilli Bashkiak mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

11:59 : 21/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e hënë (22 prill) do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës, pas protestës së këtyre të fundit.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00, ku kërkohet të ngrihet Komisioni i Brendshëm Financiar, i cili funksionon për gjithë periudhën 4-vjeçare dhe ka në përbërje përfaqësues të  mazhorancës dhe të opozitës.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat, thotë ky komision ka për detyrë funksionale kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.

Ai shton se nuk ka asnjë arsye për të mos e ngritur këtë komision, i cili është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Lexo edhe:

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

Deklarata e plotë

Të dashur qytetarë!

Së pari, një falënderim për të gjithë, për mbështetjen që i keni dhënë Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës shqiptare këto tri javë, në betejën e përbashkët për transparencë, për të zbardhur të vërtetën dhe vendosjes para drejtësisë të çdokujt që ka abuzuar dhe vjedhur paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe Shqipërisë.

Kur bota demokratike ecën përpara në respektimin e të drejtave të njeriut dhe iniciativës së lirë e të ndershme, këtu në Shqipëri shkelja e ligjit, abuzimi i tij dhe përdorimi i strukturave shtetërore për interesa politike dhe personale është kthyer në normë.

Abuzimi dhe vjedhja e fondeve nga grupi i strukturuar i krimit financiar 5D dhe shefi i tyre politik Erion Veliaj, kanë shënuar rekord Guiness, duke e ngritur korrupsionin në nivelet 100%.

Më në fund, mazhoranca në Këshillin Bashkiak, ka njoftuar se ditën e hënë në orën 17:00, do të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak për të diskutuar dhe marrë vendim mbi kërkesat e dorëzuara nga këshilltarët e opozitës për mbledhje të jashtëzakonshme të vetë Këshillit Bashkiak.

Megjithëkëtë, shkelja e hapur e ligjit dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak vijon.

Në nenin 36 Rregullorja detyron Këshillin Bashkiak të ngrejë Komisionin e Brendshëm Financiar, komision i cili funksionon për gjithë periudhën 4-vjeçare, dhe ka në përbërje përfaqësues të  mazhorancës dhe të opozitës. Mbi të gjitha ky komision ka për detyrë funksionale kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga organi ekzekutiv, pra nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.

Që prej korrikut 2023, praktikisht çdo muaj, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, në cilësinë e NënKryetarit të Këshillit dhe automatikisht edhe anëtar i Kryesisë së këtij Këshilli, kam kërkuar zyrtarisht ngritjen e këtij komisioni, por jam përballuar me heshtjen dhe mohimin e kësaj kërkese ligjore. Kanë kaluar 10 muaj nga konstituimi i Këshillit Bashkiak, por mazhoranca bën sikur nuk e sheh dhe nuk e njeh rregulloren.

Edhe gjatë kësaj jave i jam drejtuar dy herë zyrtarisht Kryesisë së Këshillit Bashkiak, që të fusin në rend të ditës se mbledhjes së Kryesisë të hënën, edhe një pikë shtesë, ngritjen e këtij komisioni, sidomos në kuadër të publikimeve mbi gllabërimet e dhjetëra milionë euro nga funksionarët e lartë të Bashkisë.

Nuk ka asnjë arsye për të mos e ngritur këtë komision, i cili, e përsëris, është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Nëse mazhoranca e majtë në Këshill do të vazhdojë të refuzojë zbatimin e ligjit dhe rregullores duke mos e ngritur këtë komision, kjo vetëm një gjë do të të thotë: fshehje të së vërtetës, të abuzimeve, të vjedhjeve.

Etiketa: dorian telitikeshilli bashkiakprotesta e opozites

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025
AKTUALITET

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025
AKTUALITET

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën

11:05 : 11/11/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Turp të keni, legena”/ Plas grushti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit (Video)

14:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

11:01 : 09/11/2025
Para

Kampionati i lë "stafetën" Kupës, Tirana kërkon "revanshin" përballë Kukësit

TË GJITHA

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com