• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbajti nipin të fshehur, arrestohet gjyshja: Duam ta rrisim, na zëvendëson djalin!

18:20 : 20/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Durrësit ka arrestuar 57-vjeçaren Barie Gjuni, gjyshen e 3-vjeçarit Amar, pasi e dorëzoi nipin në komisariat, ku e mbajti të fshehur për një javë, larg nënës së tij.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, ajo ka deklaruar se donte që fëmijën ta rrisnin ata edhe jo e ëma, e cila pas vdekjes së bashkëshortit ishte larguar nga shtëpia.

Ajo ka deklaruar se nusja e djalit, nuk i linte që tra rrisnin nipin dhe për këtë arsye e ka marrë, pasi iu zëvendëson djalin që iu ka humbur jetën në aksident. Sipas saj, ajo nuk ka bërë krim.

“E dua se e kam femijën e djalit. Nuk i bej keq! Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident. Na zëvendëson djalin që na vdiq në aksident. Nusja nuk na e jepte ndaj e mora dhe ika tek të afërmit e mi”, mësohet të ketë thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe se ku ndodhej përgjatë gjithë kësaj jave, që ishte në kërkim nga Policia.

Lexo edhe:

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua

“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme” – ka thënë 57-vjeçarja.

Gjyshja pretendon se dy vëllezërit e saj, Arben dhe FLamur Selaj, njëri në burg dhe tjetri në kërkim nuk kanë “gisht” në këtë ngjarje.

“Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar Barie Gjuni.

Kërkimet për 3-vjeçarit nisën më 16 prill kur mamaja e të voglit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit dhe rrëmbimin nga vjehrritë. Kërkime pati në Durrës, Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni Kukës dhe Tiranë. U kontrolluan 15 banesa në zonën e Krumës. Fotoja e 3-vjeçarit u dërguan në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Për këtë ngjarje, vazhdojnë të jenë në burg edhe gjyshi i 3-vjeçarit Rexhep Gjuni, 60 vjeç, si dhe vëllai i gjyshes së arrestuar sot Arben Selaj, 49 vjeç, vëllai i gjyshes. Ata u vunë në pranga nën dyshimin se kishin informacion dhe nuk tregonin se ku Barie Gjuni kishte fshehur nipin e saj.

Konflikti për 3-vjeçarin Amar mes vjehërrve dhe nuses së ve, Ile Gjuni, 22 vjeçe, nisi pasi bashkëshorti i kësaj të fundit, Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës. Automjeti ku ai ishte pasagjer doli nga rruga duke i shkaktuar vdekjen.

Të tronditur pas kësaj ngjarjeje dhe largimit të nuses me nipin te prindërit e saj, Rexhep dhe Barie Gjuni vendosën të largohen edhe nga shtëpia e tyre në zonën e ish-Kënetës për t’u zhvendosur në një banesë me qira në të njëjtën zonë.

Pasi nusja u largua për tek prindërit e saj, gjyshërit dëshironin që ta rrisnin ata nipin e tyre, të djalit që u kishte ndërruar jetë. Vazhdimisht gjyshërit kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj.

Pasi e mori nipin e saj të shtunën e kaluar, 57-vjeçarja Barie Gjuni ka shkuar një ditë tek prindërit e saj në Has. Sot ajo vendosi ta dorëzojë nipin në komisariatin e Durrësit.

Në bazë të legjislacionit tonë penal, “marrja pa të drejtë e fëmijës” është një kundërvajtje penale që dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burgim.

Etiketa: 3 vjecararrestohetBarie Gjuninipitë fshehur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

19:21 : 14/09/2025
AKTUALITET

Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua

15:38 : 14/09/2025
AKTUALITET

Pronar i disa karburanteve në Shqipëri, Bashkim Sulkaj i “ABBA OIL” arrestohet në Greqi për kontrabandë

11:56 : 05/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari me të shkuar kriminale dhe shoku i tij

10:24 : 03/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Gjermania/ Serbi arrestohet në Morinë, po tentonte të hynte në Shqipëri

13:01 : 02/09/2025
AKTUALITET

Arrestohet “truri” i basteve te lokalet “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj

14:26 : 01/09/2025
Para

A do të jetë kandidate e opozitës për kryeministre? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

TË GJITHA

Eksplozivi në banesën e Xhelal Mziut/ Kamerat e sigurimit ishin jashtë funksionit

10:48 : 19/09/2025

Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE në Shqipëri: Për të ardhur keq

10:47 : 19/09/2025

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi?

10:39 : 19/09/2025

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

10:23 : 19/09/2025

Konsumuan karamele me kanabis, shefi i Pediatrisë: Ja si paraqitet gjendja e 3 motrave

10:22 : 19/09/2025

Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 4’

10:14 : 19/09/2025

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com