• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja hetimore/Sekuestro pasurive, Ago Gjolaj i “8S2” nuk justifikon qindra mln lekë

14:42 : 20/04/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Sonjela Gjolaj, një biznesmene në Shkodër bleu në vitin 2018 një jaht në Malin e Zi. Shitësi ishte Sasa Jakica, një qytetar malazez i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash, sipas informacioneve të zyrtarëve të Podgoricës.

Ky detaj ishte pikënisja për hetimin pasuror ndaj Sonjela Gjolaj dhe bashkëshortit të saj, Ago Imer Gjolaj, të cilët njihen si distributorët e pijes energjike “8S2”, një produkt i ngjashëm me mallin origjinal “B52”.

Në pak javë hetime, ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të familjes Gjolaj, Prokuroria e Shkodrës ngriti dyshime se nuk justifikojnë pasurinë e krijuar me burime të ligjshme. Nën këto dyshime dhe pas një analize të detajuar financiare, Prokuroria mori lejen e gjykatës për sekuestrimin e aseteve të tyre.

Biznesmeni Ago Imer Gjolaj

Nën sekuestro u vendos kompania “B.M” shpk, një objekt biznesi me sipërfaqe 2592 m2, 97 automjete të shoqërisë, si edhe shuma e parave në llogaritë e Sonjela Gjolaj, Ago Imer Gjolaj dhe subjektit tregtar.

Lexo edhe:

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Kompania, në një deklaratë të publikuar në disa media, hodhi poshtë argumentat e Prokurorisë, duke e konsideruar si “sulme mediatike” për të goditur biznesin, pavarësisht se hetimi dhe sekuestroja është vendosur nga gjykata.

Detajet e hetimit

Në shtator të vitit 2014, Ago Imer Gjolaj dhe Sonjela Gjolaj aplikojnë për leje legalizimi për një objekt “Godinë Social-Ekonomike” me sipërfaqe totale 2592 m2, në Koplik.

Sipas vetëdeklarimit të aplikuesve, ata e kanë ndërtuar këtë godinë në fillim të vitit 2014. Më tej, bashkëshortët Gjolaj vendosin të heqin dorë nga aplikimi për legalizim, duke e kaluar në favor të shoqërisë së tyre tregtare, ‘B.M” shpk.

Në dhjetor të vitit 2016, kompania merr lejen e legalizimit dhe e regjistron objektin në Hipotekën e Malësisë së Madhe.

Në funksion të hetimit, prokurorja e çështjes, Blerta Hamza, ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës financiare për të identifikuar koston e kësaj godine dhe mundësinë financiare të bashkëshortëve Gjolaj.

Referuar Udhëzimit të Këshillit të Ministrave për kostot mesatare të ndërtimit në vitin 2014, kur ështrë ndërtuar objekti, në zonën e Shkodrës ishte përcaktuar në shumën 39.803 lekë për m2.

Prokuroria, duke mbajtur në konsideratë faktin se ndërtesa e Gjolajve ishte pa leje, pra, pa paguar taksat, ka ulur koston e ndërtimit në shumën 26.515 lekë për metër katror.

Bazuar në këtë analizë matematikore, vlera e godinës 2-katëshe u përllogarit në një total prej 68.726.880 lekë të reja.

Për këtë shifër, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se Sonjela dhe Ago Imer Gjolaj nuk kanë pasur mundësi financiare.

Pjesë nga dosja hetimore për Ago Imer Gjolaj dhe Sonjela Gjolaj

Nga analiza e bërë për bilancet e viteve 2012-2015 të shoqërisë “B.M” shpk, vite për të cilat shtetasja Sonjela Gjolaj ka qënë aksionere e vetme, rezulton se kapitali i shoqërise është rritur çdo vit.

Kjo rritje përkon me fitimin e vitit financiar të çdo periudhe tatimore, që do të thote që shoqëria ‘’B.M’’ shpk çdo vit ka deklaruar në organet tatimore se ka marrë vendim të ortakut të vetëm për miratimin e pasqyrave financiare dhe ka vendosur që fitimi i çdo viti të mbahet në shoqëri ose për investime ose për rezerva të ndryshme.

Referuar deklaratave noteriale të dorëzuara pranë ALUZNI-T Sonjela Gjolaj ka deklaruar se e ka kryer investimin gjatë vitit 2014, së bashku me bashkëshortin e saj dhe në asnjë moment nuk përmendet shoqëria B.M shpk.

Në kushtet e tilla që aksioneri i shoqërisë nuk ka shpërndarë fitimet e vitit rezulton se Sonjela Gjolaj dhe Ago Gjolaj kanë qënë në kushtet e pamjaftueshmerise financiare për të kryer një investim të tillë.

Vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pasurive të Ago dhe Sonjela Gjolaj

Duke u bazuar në analizën financiare, fitimet e shoqërisë për 4 vite janë në vlerën 22,174,334 lekë, një shumë të paktën 3 herë më e ulët se sa ajo që është përdorur për ndërtimin e godinës 2-katëshe me sipërfaqe 2592 m2.

Në mbështetje të kësaj analize financiare, Prokuroria ka konstatuar se Ago Gjolaj dhe Sonjela Gjolaj nuk kanë patur të ardhura të ligjshme ndër vite për ndërtimin e kësaj godine social –ekonomike.

Hetimi pasuror

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin pasururor ndaj Sonjela Gjolaj, Ago Imer Gjolaj dhe familjarëve të tyre në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimi dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe edhe si “ligji Antimafia”.

Familjarët Gjolaj u konsideruan si subjekte të këtij ligji pasi, sipas Prokurorisë së Shkodrës, indicje të mjaftueshme për të krijuar dyshimin se ata janë të përfshirë në aktivitete të jashtligjshme dhe me veprimet e tyre kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria ka krijuar bindjen se pasuritë e Ago dhe Sonjela Gjolaj rrjedhin nga veprimtaria e jashtligjshme e shtetasit Ago Gjolaj dhe çmon se ekziston një rrezik real për tjetërsimin e tyre duke i kaluar tek personat e tretë.

Për këto arsye, prokuroria iu drejtua gjykatës për sekuestrimin e pasurive të bashkëshortëve Gjolaj, kërkesë e cila u pranua me vendim gjyqësor në 16 Prill 2024.

Etiketa: 8S2Ago GjolajAgo Gjolaj i “8S2”Ago Imer Gjolajbiznesdosja hetimoreqindra mln lekëSekuestro pasuriveShkoderSonjela Gjolaj

Lajme të lidhura

SOCIALE

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë

21:56 : 04/06/2025
AKTUALITET

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohen mbi 1200 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

14:10 : 31/05/2025
KULTURE

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

19:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori

12:05 : 29/05/2025
AKTUALITET

Gjendet i vrarë një 55-vjeçar në Shkodër, çfarë dyshohet

08:18 : 29/05/2025
Para

VIDEO/ Shtrin në tokë mbrojtësin dhe kalon portierin, Daku spektakël në Rusi

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com